Panorama (Albania)

KQZ nuk regjistron PD- në në zgjedhje, Celibashi: Kërkesa s’ka bazë ligjore

PD jashtë zgjedhjeve, Celibashi argumenton vendimin: mungesëKa dokumentac­ioni! Nuk është kapriço, por përmbushje e detyrimeve

- VALENTINA MADANI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje kërkesën e Partisë Demokratik­e të drejtuar nga Lulzim Basha për regjistrim­in në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë seancës së djeshme pati debate mes përfaqësue­sit të grupit të Alibeajt, Indrit Sefa, i cili tha se me veprimet dhe mosveprime­t e tij, Komisioner­i Ilirjan Celibashi i ka sjellë një dëm të jashtëzako­nshëm në PD. Grupimi i Alibeajt, pati afat 2 ditë për të dorëzuar dokumentac­ionin e plotësuar pasi Lulzim Basha, i cili figuron kryetar partie nuk ka firmosur deklaratën solemne se nuk do të kryejë krime zgjedhore. Dokumentac­ioni i plotësuar për t’u regjistrua­r në zgjedhje nuk është dorëzuar, me argumentin se Lulzim Basha nuk është më kryetar partie. Ndaj kryekomisi­onerit Celibashi nuk janë kursyer akuzat me pretendimi­n se po zvarrit një proces ligjor. Ndërkohë dy kërkesat e PDsë nuk e morën dritën jeshile as në KAS. Në një mbledhje me dyer të mbyllura, anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksionev­e vlerësuan qëndrimin e Ilirjan Celibashit për të kërkuar dokumentac­ion më të plotë për grupimin e Alibeajt si vendim të ndërmjetëm, ndërsa për grupimin e Berishës është përdorur si argument shtesë fakti që nuk legjitimoh­et.

ARSYET

Kryekomisi­oneri i KQZ- së, Ilirian Celibashi, sqaroi dje vendimin e tij për lënien jashtë të PD- së në zgjedhjet lokale të 14 majit. Para gazetarëve, Celibashi deklaroi se ndonëse e kupton rëndësinë e kandidimit të partisë më të madhe opozitare në vend, kjo nuk nënkupton shkeljen e ligjit dhe regjistrim­in me çdo kusht. Celibashi shtoi se mangësitë në dokumentac­ion që e çuan në këtë vendim nuk janë kapriço, por përmbushje themelore e detyrimeve. “E kuptoj shumë mirë rëndësinë e faktit që partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjesë në zgjedhje, por kjo nuk do të thotë asesi se

duhet të marrë pjesë në zgjedhje me çdo kusht me çdo çmim, sidomos në kurriz të shkeljes së ligjit dhe nuk po flasim për një kapriço apo një detaj, por po flasim për një përmbushje thelbësore të detyrimeve që një parti ka në kuadër të kërkesës së saj për t’u regjistrua­r si subjekt zgjedhor. “Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktime­ve të nenit 64, pika 2 shkronja e, ku deklarata solemne duhet të nënshkruhe­t nga kryetar, unë vlerësoj se kërkesa e PD- së për t’u regjistrua­r si subjekt zgjedhor, nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim, PD nuk mund të regjistroh­et si subjekt zgjedhor, kam të drejtën të them se kjo vendimmarr­je është në vlerësim ligjor të fakteve dhe në interpreti­m të bazuar në bindjen time për ligjet zgjedhore. Nuk ka absolutish­t asnjë interes politik, veç atij të respektimi­t nga kushdo, qoftë edhe nga partia më e madhe e opozitës”, theksoi Celibashi. Por, vetë kryekomisi­oneri shprehet se PD si parti politike nuk e ka humbur afatin, si për t’u regjistrua­r si subjekt zgjedhor, ashtu edhe nëse do të marrë pjesë në një koalicion. Kjo pasi, siç shpjegon, kryekomisi­oneri kërkesa për t’u regjistrua­r në zgjedhje është bërë brenda afateve.

 ?? ?? Komisioner­i Ilirjan Celibashi
Komisioner­i Ilirjan Celibashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania