Panorama (Albania)

Ish- nënkryetar­i i KQZ: Alibeaj nuk është kryetar, Berisha fitoi gjyqin

-

Për ish- nënkryetar­in e KQZ- së, Hysen Osmanaj, kryetari i PD- së nuk është Alibeaj, por Sali Berisha pasi sipas tij fitoi gjyqin në Shkallën e Parë, por me ndërhyrje politike nuk u regjistrua në regjistrin e partive politike. Për “Panorama TV”, ai deklaroi se është faktuar publikisht që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, ndërsa sipas tij Alibeaj nuk është kryetar pasi nuk janë bërë zgjedhje. “Tani problemi ka ngel te KQZ- ja, por është e sanksionua­r si regjistroh­en subjektet zgjedhore është regjistrim­i i partive politike dhe ka disa kritere të tjera për t’u regjistrua­r në këtë rast problemi është i PD- së qoftë u përfaqësua nga Berisha dhe pjesa tjetër që drejtohet nga Alibeaj. Vërtetimi i gjykatës përcakton që kjo forcë politike është e regjistrua­r, kush është kryetari, sigla, vula dhe në këtë moment KQZ e regjistron si subjekt zgjedhor. Formalisht duhet ai koalicion i regjistrua­r në gjykatë PD e përfaqësua­r nga Berisha ka fituar gjyqin e Shkallës së Parë por me ndërhyrje politike nuk u regjistrua në regjistrin e partive politike dhe pjesa e Alibeajt ka bërë një ankim në Apel por e rikthehu në Shkallën e Parë.

Alibeaj do të regjistroh­et me emrin e tij, por Shkalla e Parë përfaqëson kryetarin që është Lulzim Basha, dihet që ka dhënë dorëheqjen por nuk është regjistrua­r në gjykatë as Alibeaj po ashtu, kështu Celibashi kërkoi të dijë kush është kryetari i PD- së. Në zgjedhjet e marsit ku ishin 6 bashki kryetari ishte Basha por publikisht ai është i dorëhequr për faktet e njohura botërisht, s’ka nevojë për fakte dhe prova se ai nuk është. Nuk është e nevojshme për dokumente se dihet botërisht ai nuk është kryetari i PDsë, Alibeaj nuk ka bërë zgjedhje dhe nuk është kryetari, me të drejtë z. Celibashi ka thënë kush është kryetari, nga ana formale është në rregull, edhe sot nuk duhet të pranohet por këtë e zgjidh kolegji zgjedhor kështu që PD as e Berishës nuk u miratua si subjekt por deri tani PD mbetet jashtë zgjedhjeve”, tha Osmanaj. Ish- nënkryetar­i i KQZ- së, shprehet se baza e PD- së është më e bashkuar se drejtuesit e saj. Ai përmendi se baza e partisë mbështet kandidatët e “Primareve” për zgjedhjet lokale. “Këtë mund ta zgjidhë vetëm elektorati me votë. Përjashtim­i i PD- së nga zgjedhjet është si pasojë e korrupsion­it nga politika. Baza është shumë më e bashkuar se drejtuesit e PD- së. Baza do bashkohet, pasi janë disa bashki ku baza ka thënë se kanë vetëm një kandidatur­ë. Pavarësish­t se Alibeaj ka nxjerrë disa kandidatë, baza mbështet emrat e Primareve. Në zgjedhje është e ndaluar të përdoret administra­ta, buxheti të përdoret për zgjedhje. Qeveria aktuale i ka përdorur këto. Edhe raportet nga OSBE- ODIHR janë evidentuar edhe këto problemati­ka”, tha Osmanaj.

 ?? ?? Hysen Osmanaj
Hysen Osmanaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania