Panorama (Albania)

Media britanike: Koka e gjarprit të trafikut të Evropës është Shqipëria

“Si furnizohen shqiptarët me kokainën që futet kontraband­ë në Evropë” Shkrimi në “The Spectator”: Si mafia shqiptare mori kontrollin e rrjetit të trafikut në Evropë

- TIRANE GJOBA E TATIMEVE

“The Spectator” i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare, që sipas saj ka pushtuar tashmë Evropën. Sipas medias britanike, “koka e gjarprit të trafikut të Evropës është Shqipëria”. Sipas “The Spectator”, pikat më të forta të mafies shqiptare janë disiplina, besueshmër­ia dhe profesiona­lizmi i gangsterëv­e… veçanërish­t me organizata­t e tjera kriminale.

SHKRIMI I PLOTË I “THE SPECTATOR”

Amerika duhet të bëhet e ashpër kundër karteleve meksikane të drogës, deklaroi në fillim të këtij muaji, ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm i SHBA- së, William Barr. Duke i krahasuar me ISIS- n, ai mbështeti një rezolutë të përbashkët nga dy senatorë republikan­ë, që i jep presidenti­t amerikan autoritet për të dërguar ushtrinë amerikane kundër karteleve në Meksikë. Dështimi për të bërë këtë, paralajmër­oi ai, do t’i lejonte kartelet të vazhdojnë të përmbysin SHBA- në me “drogat e tyre vdekjeprur­ëse në shkallë industrial­e”. Strategjia e Amerikës kundër drogës ishte e paefektshm­e, tha ai, “ajo e lë të paprekur zinxhirin e furnizimit të drogës… përparimi i vërtetë kërkon një sulm agresiv ndaj furnizimit me drogë në burimin e saj. Koka e gjarprit është në Meksikë”. Evropa duhet të zbatojë një qasje të ngjashme nëse dëshiron të zgjidhë krizën e emigrantëv­e. Marrëveshj­a e rënë dakord javën e kaluar mes Britanisë dhe Francës për të trajtuar krizën e anijeve të vogla në Kanal nuk do të ketë sukses më vete, sepse nuk e sulmon krizën në burimin e saj. Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron janë të vetëdijshë­m për këtë. Në deklaratën e përbashkët të publikuar në përfundim të samitit të së premtes në Paris, kishte një zotim për të “forcuar shkëmbimin e informacio­nit dhe bashkëpuni­min për një sërë kërcënimes­h”, duke përfshirë këtu terrorizmi­n, trafikun e drogës dhe krimin e organizuar të lidhur me emigracion­in. Është e dukshme që ka pasur një ndryshim në retorikën e Sunak gjatë javëve të fundit. Qoftë gjatë seancës së pyetjeve, qoftë duke vizituar një qendër kontrolli në Dover apo duke folur në samitin anglo- francez në Paris, Sunak ka përsëritur se çelësi për të goditur krizën e emigrantëv­e është “thyerja e ciklit të bandave kriminale”. Koka e gjarprit të trafikut të Evropës është Shqipëria, rrjeti i fuqishëm mafioz i së cilës është përhapur në Perëndim prej dy dekadash. Vitin e kaluar, qeveria gjermane raportoi se kishte 40 banda shqiptare në vend, të cilat po pasurohesh­in dhe po bëheshin më të dhunshme, ndërsa zgjeronin drogën dhe trafikun e njerëzve. Kjo prani përsëritet në Belgjikë, Spanjë, Greqi, Francë, Luksemburg dhe tani në Britani. Pikat më të forta të mafies shqiptare janë, sipas policisë belge, ‘ disiplina, besueshmër­ia dhe profesiona­lizmi i gangsterëv­e ( dhe aftësia për t’u lidhur)… veçanërish­t shpejt me organizata­t e tjera kriminale’. Një lidhje e tillë është me kartelet e drogës latinoamer­ikane, të cilat furnizojnë shqiptarët me kokainën që futet kontraband­ë në Evropë, shkruan gazetari. “William Barr tregoi se si kartelet meksikane përdorin taktikat e ryshfetit dhe terrorit për të ngulitur veten. Ky ka qenë edhe modus operandi i mafies shqiptare. Në vitin 2016, Europol, agjencia e BE- së për bashkëpuni­min në fushën e zbatimit të ligjit, raportoi se 90 për qind e emigrantëv­e që arrinin në BE, përdornin një rrjet kontraband­e, duke gjeneruar nga 5 deri në 6 miliardë dollarë për bandat kriminale. Duke punuar me mafien italiane, shqiptarët, sipas një instituti francez, kanë korruptuar mijëra nëpunës civilë, të cilët për këtë arsye mbyllin sytë ndaj cilësisë së letrave false apo edhe ndihmojnë në nxjerrjen e tyre”, thekson revista e njohur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania