Panorama (Albania)

Berisha dhe Meta: Opozita do t’i japë goditje monizmit

“Rama i dorëzuar para krimit, njësoj si të japësh licenca për vrasje” “Kanë sjellë gjenerator­ë rrangallë, nuk nxjerrin energji”, Berisha: Paguhen 90 mijë dollarë në ditë për Belindën dhe “tigrat” e saj

- VALENTINA MADANI

Sali Berisha takoi dje qytetarët që festonin në rrugët e Elbasanit festën e Verës, i sigurt se pas 14 majit, ky qytet do të drejtohet nga demokratët.

“14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh për qytetar të parë një intelektua­l të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të bashkisë”, deklaroi Berisha. Kreu demokrat është i sigurt se pavarësish­t përpjekjev­e që Rama po bën për ta ringjallur Bashën dhe për të ndihmuar pushtetin e tij, ku i fundit do të perëndojë më 14 maj. Nga Elbasani, Berisha shkoi në Vaun e Dejës ku prezantoi kandidatin Zef Hila. Ai theksoi se investimet e kryera në zonën e veriut nuk janë as sa 2% e atyre në bashkitë socialiste. Berisha krahasoi investimet në jug dhe veri të vendit si tregues se Rama ka diskriminu­ar këtë zonë. “Edi Rama është një diskriminu­es i veriut. Ka krijuar disa grupe të cilat ju vjedhin si shushunja, ditën dhe natën”, tha Berisha. Ai kërkoi votat e qytetarëve të Vaut të Dejës për të mbështetur kandidatin e tij, Zef Hilën. Berisha u shpreh se ngjarjet kriminale në vend janë të ndikuara edhe nga deklarata e Kryeminist­rit Edi Rama që tha se “kriminelët le të hanë kokat e njëri- tjetrit”. Sipas tij, kjo

deklaratë e Ramës është njësoj si të japësh licenca për vrasje dhe tregon dorëzim para krimit.

AKUZAT

Sali Berisha denoncoi dje se vendi sot prodhon më shumë energji se sa nevojitet për konsumin e brendshëm, ndërsa ka thënë se në Vlorë janë sjellë gjenerator­ë “rrangallë”. Berisha deklaroi se këta gjenerator­ë nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji dhe se për ta paguhen 90 mijë dollarë në ditë, të cilët i merr “Belinda me tigrat e saj”. “Sot, prodhojmë 9 terravat në vit. 7 janë nevojat tona. Si rregull duhet të eksportojm­ë 2 miliardë kë/ orë. Këta marrin digat dhe i zbrazin gjatë verës, i sa shesin sekserëve të vet, kompani të njerëzve të tyre me çmime qesharake me 30- 45 euro. Sekserët energjinë e shesin në treg me 30- 180 euro se kaq kush

ton në bursë. Paratë ndahen mes tyre. Qytetarët i kërcënojnë me 800 KË, faturojnë emigrantët që nuk jetojnë në Shqipëri. Krijoi bordet komuniste për të rritur çmimet. E ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri, 54 milionë janë vjedhur deri tani. Në Vlorë kanë sjellë gjenerator­ët anije, i kanë sjellë në një kohë kur ne prodhojmë më shumë se nevoja. i kanë sjellë rrangallë që prodhojnë me kosto 3- 4 herë më të lartë se çmimi i bursës. Ata s’kanë prodhuar asnjë kilovat dhe qytetarët paguajnë 90 mijë dollarë çdo ditë për Belindën dhe tigrat e saj se Belinda dhe Rama ndajnë paratë”, u shpreh Sali Berisha.

NDRYSHIMI

Kreu i PL- së, Ilir Meta, komentoi dje vendimin e KQZsë për të mos regjistrua­r PDnë në zgjedhje. Ai foli deklaroi se me 14 maj shqiptarët do të kenë mundësinë të ndëshkojnë me votë regjimin monist. “Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me PD- në kemi një marrëveshj­e të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh. Çështja e regjistrim­it të kandidatëv­e është një çështje teknike. Opozita shkon e sigurt dhe e bashkuar drejt një fitore historike. Komentet për Bashën janë bërë me kohë. Nuk dua të hyj në çështjen e Partisë Demokratik­e, sepse e ka zgjidhur populli në 6 mars, e kanë zgjidhur dhe anëtarët e PD- së, por e zgjidhi dhe gjykata. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist”, deklaroi Meta. Kurse nëpërmjet një videoje të postuar në “Facebook”, kreu i PL- së u shpreh se, ndryshimin e madh që sipas tij pritet të ndodhë me 14 maj, nuk e kërkon vetëm opozita, por shumica e shqiptarëv­e që tashmë janë të lodhur nga regjimi monist. “Ecim të sigurt drejt Ndryshimit të Madh që e do jo vetëm opozita, por shumica mbizotërue­se e shoqërisë në Shqipërinë tonë. Kulmi i ndryshimit do të jetë më 14 maj për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata të cilët janë në opozitë edhe ndihen në opozitë, por për të gjithë. Përfundimi­sht demokracia jonë do ta lërë pas këtë fazën e intubimit dhe do të jetë një frymëmarrj­e për të tërë”, theksoi Ilir Meta.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? BERISHA GJATE TAKIMIT NE VAUN E DEJES ??
BERISHA GJATE TAKIMIT NE VAUN E DEJES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania