Panorama (Albania)

Premtimet e qeverisë për rritjen e pagës minimale, Tabaku: Bazohet në qëllime elektorale

Më 13 janar të këtij viti, Kryeminist­ri Rama premtoi se do të ofronte një bonus për pensionist­ët në muajin prill

- TIRANE

Sipas saj, kodi zgjedhor, buxheti i shtetit i cili ndryshon shpesh herë dhe vetë natyra e programit të partive politike të cilat kanë në planin e tyre rritjen e pagës minimale, por nuk e realizojnë atë.

Deputetja e Partisë Demokratik­e Jorida Tabaku përmes një statusi në “Facebook” reagoi dje mbi deklaratën e Kryeminist­rit për rritjen e pagave në vend. Ajo tha se çdo parti politike ka në programin e saj rritjen e pagës minimale, sepse ky është qëllimi i politikës të rrisë nivelin e jetesës, e për pasojë shtoi se kjo nuk duhet të bazohet në interesa elektorale pak para zgjedhjeve. Për Tabakun, kodi zgjedhor nuk e lejon diçka të tillë. Tabaku rendit tre faktorë të cilët ndikojnë fortë në mos realizimin e planit të Kryeminist­rit Rama. Sipas saj, kodi zgjedhor, buxheti i shtetit i cili ndryshon shpesh herë dhe vetë natyra e programit të partive politike të cilat kanë në planin e tyre rritjen e pagës minimale, por nuk e realizojnë atë. “Si fillim, kodi zgjedhor nuk lejon asnjë politikë taksash të re përpara zgjedhjeve, asnjë mbështetje financiare shtesë, asnjë shpërblim i cili e lidh votuesin/ qytetarin me shtetin dhe në historinë e 10 viteve të fundit këto metoda janë perfeksion­uar për të përdorur burimet shtetërore për votën. Së dyti, buxheti i shtetit është kthyer në një letër pa vlerë që ndryshon sa herë i teket qeverisë duke humbur çdo koncept planifikim­i; strategjie e vizioni! Çdo vit 44 për qind e buxhetit shpenzohet në dhjetor, 50 për qind e të ardhurave mblidhet në dhjetor e si rregull buxheti ndryshon të paktën 6 herë! Së treti, po, çdo parti politike e ka në program rritjen e pagës minimale, ky besoj është qëllimi i politikës të të rrisin nivelin e jetesës, të krijojë e të prodhojë ekonomia por që kjo të ndodhë rritjen e pagës duhet ta drejtojë tregu jo politika e zgjedhjet”. Më tej, ajo u shpreh se, buxheti i shtetit është kthyer në një letër pa vlerë që ndryshon sa herë i teket qeverisë duke humbur çdo koncept planifikim­i, strategjie e vizioni! Rritja e pagës e pabazuar sipas saj do të rrisë informalit­etin, inflacioni­n, kostot te biznesi dhe mbi të gjitha do të marre 16 milionë euro më shumë nga shtresa e mesme. “Në një ekonomi që nuk prodhon, që ka model zhvillimi ndërtimin, që nuk ka garë e meritokrac­i në punët publike; në një ekonomi që ka nxitur e rritur pabarazinë është e tepërt të kërkosh normalitet! Çdo politike duhet të jetë e bazuar në atë që kërkon tregu dhe jo në fitimin e garave imagjinare që kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogari­tje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivi­tetin ekonomik. Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionist­ët, për të cilët tha se është gati shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzako­nshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë. Rajonin, i cili ka kohë na ka lënë pas”, përmbylli Tabaku në deklaratën e saj. Ky reagim i znj. Tabaku erdhi menjëherë pas deklaratës së Kryeminist­rit Edi Rama, paraditen e djeshme ku premtoi se do e çojnë në 45 mijë lekë pagën minimale në vend në fund të këtij mandati. Në një postim në “Facebook”, kryeminist­ri thotë se rritja e kësaj page minimale do të riekuilibr­ojë piramidën e pagave pasi do të sjellë edhe rritje të pagës mesatare. Gjithashtu, nga Elbasani ku uroi Ditën e Verës, Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionist­ët, për të cilët tha se është së shpejti do të jepet shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzako­nshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë. Kujtojmë se më 13 janar të këtij viti, Kryeminist­ri Rama premtoi se do të ofronte një bonus për pensionist­ët në muajin prill, në kohën e fushatës. Sipas tij taksa që do të mblidhej nga eksportues­it e energjisë do të shkonte për pen

sionistët. Por vetëm pak ditë më parë ministrja e financave, Delina Ibrahimaj e hodhi poshtë këtë premtim duke deklaruar se qeveria nuk do të japë shpërblim për të moshuarit. Vetë pensionist­ët shprehen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura, ndërsa ka nga ata që kërkojnë rritje të pensionit

dhe jo thjesht shpërblime. Prej vitesh pensionist­ët kanë ngritur shqetësime mbi shpërblime­t e pakta që kjo kategori ka marrë, por edhe mbi vlerën e ulët të pensioneve, duke theksuar se këto të ardhura nuk u mjaftojnë as për të blerë medikament­e, e aq më pak për të përballuar rritjen e çmimeve.

 ?? ??
 ?? ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania