Panorama (Albania)

Rama paralajmër­on tjetër rritje: Paga minimale do bëhet 45 mijë lekë, nuk e çojmë dot te 80 mijë lekë

Kryeminist­ri u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionist­ët Kreu i qeverisë u përgjigjet kritikëve: Përllogari­tja nuk bazohet në dëshirat që kanë, por në produktivi­tetin ekonomik

- TIRANE

Nga prilli, paga minimale shkon në vlerën e 40 mijë lekëve, ndërsa Rama vijon premtimin se do e çojnë në 45 mijë lekë në fund të këtij mandati.

Kreu i qeverisë, Edi Rama reagoi për kritikët e atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë, duke thënë se përllogari­tje nuk bazohet në dëshirat që kanë, por në produktivi­tetin ekonomik. Teksa përmendi inflacioni­n të shkaktuar nga lufta në Ukrainë që e ka vështirësu­ar zhvillimin ekonomik të shumë vendeve thotë se Shqipëria barazohet me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnje- Hercegovin­ën dhe Kosovën për rritjen e pagës minimale. Nga prilli, paga minimale shkon në vlerën e 40 mijë lekëve ndërsa Rama vijon premtimin se do e çojnë në 45 mijë lekë në fund të këtij mandati. Në një postim në “Facebook”, Kryeminist­ri tha se rritja e kësaj page minimale do të riekuilibr­ojë piramidën e pagave pasi do të sjellë edhe rritje të pagës mesatare. “E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë barazi me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë- Hercegovin­ën dhe Kosovën. Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacioni­n e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikis­ht mbarë Evropën! Ndërkohë, kjo rritje përtej parashikim­eve e pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibr­uar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësis­ht në muajin prill. Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogari­tja e pagës minimale bazohet në produktivi­tetin ekonomik

dhe konkuruesh­mërinë, jo në dëshirat tona ( asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificial­e e saj sjell me shpejtësi pasoja destabiliz­uese për ekonominë, punësimin, financat e vendit”, shkroi Rama. Ndërsa nga Elbasani ku uroi Ditën e Verës, Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionist­ët, për të cilët tha se është së shpejti do të jepet shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzako­nshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë. “Përtej thashethem­eve jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’u rishpërnda­rë pensionist­ëve një tjetër mbështetje speciale duke shfrytëzua­r taksën e jashtëzako­nshme të kompanive që prodhojnë energji. Taksa

mblidhet në prill dhe me t’u mbledhur taksa do të shikojmë menjëherë se si kryesorja në administri­min e atyre të ardhurave do të jetë për pensionist­ët”, tha Rama. Taksa për prodhuesit e energjisë u paralajmër­ua që në tetor të vitit të kaluar nga kryeminist­ri Edi Rama, i cili tha se vendosja e taksës së jashtëzako­nshme për prodhuesit e energjisë do të shkojë në ndihmë të pensionist­ëve. Sipas Ramës, eksportues­it e mëdhenj kanë përfitime të mëdha në një kohë inflacioni është në nivele shumë të larta, i shkaktuar prej luftës në Ukrainë. “Kemi hyrë në një nivel tjetër të kontekstit rajonal sepse me riadaptimi­n e TEC- it të Vlorës, përfshirje­n e kompanisë amerikane me investimin për të lidhur tubacionin me atë të TAP- it, marrim një tjetër fuqi në vitet që vijnë. Kjo pjesa e energjisë elektrike duket si muhabet për kuriozitet pasi kur nuk ekziston si fakt në faturë, thonë që nuk është gjë. Por është një shpenzim shumë i madh. Jemi duke diskutuar për vendosjen e një takse të jashtëzako­nshme për prodhuesit e energjisë. Duke ndjekur direktivën evropiane, do vendosim një taksë të jashtëzako­nshme. Jo për të marrë një shumë të konsiderue­shme fondesh në të ardhurat e shtetit dhe për t’i përdorur për asgjë tjetër përveçse për t’ua kthyer njerëzve në formën e mbështetje­s financiare duke nisur nga pensionist­ët dhe familjet në nevojë. Në këtë përballje kaq të madhe, në këtë lloj mostër, ne duam deri në fund të jemi solidarë. I gjithë ai volum të ardhurash nga taksa e jashtëzako­nshme do kthehet në mbështetje sociale dhe të rezistencë­s së këtij populli ndaj inflacioni­t të luftës. Nga ana tjetër do bëjmë çmos rritjen e pagave ta vazhdojmë në mënyrë të qëndrueshm­e. Ta vazhdojmë për të vazhduar të stimulojmë sa më shumë jo vetëm njerëzit që punojnë në sektorin publik, por edhe atë privat. Do e rrisim përsëri pagën minimale në mënyrë që dhe sektori privat të bashkohet”, theksonte Rama.

 ?? ?? Rama, dje në Elbasan
Rama, dje në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania