Panorama (Albania)

Josep Borrel: Për BE- në, Shqipëria një partner i fortë dhe i besueshëm

"Institucio­net shqiptare duhet të përshpejto­jnë reformat, nisur nga mbështetja masive e popullit shqiptar për integrimin e vendit në BE"

- TIRANE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u kërkon institucio­neve shqiptare të përshpejto­jnë reformat.

Një ditë para vizitës së tij në Tiranë, zyrtari i lartë, në një intervistë për gazetën "Panorama", e cilëson Shqipërinë një partner të fortë dhe të besueshëm në qëndrimet e saj të unifikuara sa i takon politikës së jashtme të Bashkimit Europian. Në lidhje me dialogun KosovëSerb­i, zoti Borrel shprehet se vendet e BE- së kanë pritshmëri të larta nga ky dialog dhe në arritjen e një marrëveshj­eje, e cila do të jetë e zbatueshme.

U bë më shumë se një vit nga lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë. Ukrainasit po rezistojnë heroikisht, bota demokratik­e perëndimor­e po e mbështet rezistencë­n e tyre. Së fundmi keni thënë se kjo luftë është një sfidë për sigurinë tonë dhe një sfidë ekzistenci­ale për Evropën. Si e shihni vitin e ardhshëm, ndërkohë që brutalitet­i i luftës është rikthyer në truallin evropian?

Putini ka rikthyer luftën në Evropë dhe ka përkeqësua­r paqëndrues­hmërinë dhe krizat në mbarë botën. Agresioni i vazhdueshë­m i paligjshëm rus kundër Ukrainës është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitet­in, jo vetëm në Evropë, por globalisht. Pasiguria ushqimore dhe energjetik­e, si dhe inflacioni në rritje janë pasoja të drejtpërdr­ejta të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kam frikë se do të na duhet të përballemi me këtë edhe këtë vit. Fatkeqësis­ht, kjo nuk është sfida e vetme. Në Lindjen e Mesme, dhuna po shtohet në Territorin e Pushtuar Palestinez dhe në Izrael. Nuk i duket fundi në horizont një prej krizave më pak të raportuara – konflikti në Jemen. Shohim sfida të rendit demokratik në disa vende të Amerikës Latine, pushtime ushtarake në disa vende në Afrikë. Shtojini kësaj ndryshimin klimatik dhe problemet që lidhen me të, si thatësirat apo përmbytjet e mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të investojmë për zgjidhje shumëpalës­he për një botë që është plot kriza dhe sfida. Kjo mund të bëhet vetëm duke bashkuar forcat, me përpjekje të përbashkët­a të bashkësisë ndërkombët­are. Kjo është edhe filozofia që drejton marrëdhëni­et tona me Shqipërinë, e cila përtej të qenit një shtet i ardhshëm anëtar i BE- së është gjithashtu një lojtare e rëndësishm­e në arenën ndërkombët­are përmes vendit së vet aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKBsë. Së bashku jemi më të fortë dhe mund të përballemi më mirë me botën e paqëndrues­hme dhe sfiduese që na rrethon.

BE- ja mbetet e përkushtua­r ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE,

një objektiv i përbashkët strategjik që bashkon rajonin dhe BE- në. Bisedimet e anëtarësim­it vazhdojnë me Malin e Zi dhe Serbinë; negociatat e anëtarësim­it, konkretish­t i ashtuquajt­uri procesi i shqyrtimit analitik, tani është duke u zhvilluar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Bosnjë dhe Hercegovin­ës i është dhënë statusi i vendit kandidatit për në BE me kusht që të zbatojë disa hapa reformash në sektorë kyç; dhe Kosova është një kandidat potencial për anëtarësim në BE. Si do ta vlerësonit anëtarësim­in në BE si një nxitje, si një mjet për të çuar përpara reformat e nevojshme në Ballkanin Perëndimor, një rajon që gjeopoliti­kisht ka një rëndësi të veçantë për BEnë?

Politika e zgjerimit të BEsë është më shumë se kurrë një investim gjeostrate­gjik për paqen, stabilitet­in dhe sigurinë afatgjatë të kontinenti­t tonë. Pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia ka ndryshuar rrënjësish­t peizazhin gjeopoliti­k dhe po vë në provë rendin e bazuar te rregullat. Është në interesin tonë të përbashkët – si në interesin strategjik të rajonit ashtu dhe të BE- së – pasi është thelbësore për stabilitet­in dhe prosperite­tin e kontinenti­t tonë si i tërë që të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të përparojnë drejt anëtarësim­it në BE duke përqafuar dhe mbrojtur plotësisht demokracin­ë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, të cilat janë në qendër të vlerave të BE- së. Në fillim të integrimit evropian, BE- ja numëronte 6 shtete anëtare. Sot jemi 27 dhe 10 vende të tjera janë të interesuar­a për t’u bashkuar. Është e vështirë të mendosh për ndonjë politikë tjetër të BEsë që të ketë qenë më transformu­ese për kontinenti­n evropian sesa zgjerimi. Ai

transformo­n vërtet, duke sjellë më shumë stabilitet dhe prosperite­t për të gjithë ata që janë brenda tij.

BE- ja u ofron partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbështetje politike, financiare dhe teknike, për t’i ndihmuar të zbatojnë reformat e nevojshme dhe për t’u përafruar me rregullat dhe rregullore­t e BE- së. Qytetarët dhe kompanitë nga rajoni tashmë po marrin pjesë në programet e BE- së që operojnë në vetë Bashkimin Evropian, si Erasmus+ që mbështet shkëmbimet studentore dhe Creative Europe, duke mbështetur projekte bashkëpuni­mi në fushën e kulturës.

BE- ja do të vazhdojë t’i mbështesë partnerët e vet të Ballkanit Perëndimor për të ndërmarrë reformat e nevojshme në rrugën e tyre drejt anëtarësim­it në BE. Të mos harrojmë se me mbi 29.5 miliardë Euro të angazhuara që nga viti 2007 në rajon, BE- ja është deri tani investitor­i më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Dhe përmes Planit Ekonomik dhe të Investimev­e, BE- ja po mobilizon afërsisht 30 miliardë euro për të mbështetur rimëkëmbje­n afatgjatë të rajonit, për të nxitur integrimin e tij ekonomik dhe konvergjen­cën me BE- në.

Si i vlerësoni marrëdhëni­et BE- Shqipëri? Shqipëria shpesh merr lëvdata për linjëzimin e saj të plotë me politikën e jashtme të BE- së. Çfarë do të thotë kjo për BE- në? Dhe çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kjo do të thotë se Shqipëria tashmë po sillet si një anëtare e plotë e BE- së kur bëhet fjalë për vendimet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Kjo ka një rëndësi të jashtëzako­nshme për BE

në – linjëzimi i Shqipërisë i bën vendimet tona më të forta dhe më me ndikim. Për Shqipërinë kjo do të thotë se është pjesë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE- së. Gjithashtu, tregon në praktikë, se deklaratat e shqiptarëv­e, në fakt, pasohen me veprime. Kjo rrit besueshmër­inë dhe sigurinë e vendit në sytë e partnerëve.

Kjo ka një rëndësi të shtuar në kontekstin e realitetit të ri gjeopoliti­k të krijuar nga agresioni rus kundër Ukrainës. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë për orientimin e vet strategjik, duke ruajtur rekordin e saj të linjëzimit 100% me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BEsë, përfshi edhe sa u përket sanksionev­e të BE- së kundër Rusisë. Shqipëria ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishë­m në Këshillin e Sigurimit të OKB- së në vitin 2022 për mbrojtjen e rendit ndërkombët­ar të bazuar te rregullat. Për BE- në kjo do të thotë se Shqipëria është një partner i fortë dhe i besueshëm. Ky është një tipar thelbësor për një vend që ndan kufijtë me BE- në dhe që synon të hyjë në BE.

Në fusha të tjera, kemi bërë një hap gjigant përpara vitin e kaluar me fillimin e negociatav­e të anëtarësim­it në BE, gjë që në vetvete nuk do të kishte qenë e mundur pa përpjekjet për reforma të Shqipërisë, veçanërish­t reformën në drejtësi. Procesi i shqyrtimit analitik tani po zhvillohet me ritme të larta, me përfshirje­n aktive të institucio­neve shqiptare. Për Shqipërinë kjo do të thotë se ka një mundësi të qartë për të ecur përpara drejt anëtarësim­it në BE duke e sjellë Shqipërinë në standardet e BEsë në të gjitha fushat. Institucio­net shqiptare duhet të përshpejto­jnë reformat, nisur

Të mos harrojmë se me mbi 29.5 miliardë euro të angazhuara që nga viti 2007 në rajon, BE- ja është deri tani investitor­i më i madh në Ballkanin Perëndimor. Dhe përmes Planit Ekonomik dhe të Investimev­e, BE- ja po mobilizon afërsisht 30 miliardë euro për të mbështetur rimëkëmbje­n afatgjatë të rajonit, për të nxitur integrimin e tij ekonomik dhe konvergjen­cën me BE- në.

nga mbështetja masive të popullit shqiptar për integrimin e vendit të tyre në BE. Në fund të fundit, të gjitha këto reforma të lidhura me BE- në kanë të bëjnë me përmirësim­in e jetës dhe mirëqenies së njerëzve në Shqipëri, sepse ndryshimi duhet të ndodhë në Shqipëri, për shqiptarët.

Dialogu Beograd- Prishtinë i ndërmjetës­uar nga BEja synon të arrijë një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse të normalizim­it, ligjërisht të detyrueshm­e, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar çështjet e pazgjidhur­a, në mënyrë që të dyja vendet të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane, të krijojnë mundësi të reja dhe të përmirësoj­në jetën e qytetarëve të tyre. Së fundmi, ato ranë dakord të mbështesin planin tuaj të propozuar për normalizim, duke nxitur komente se më në fund gota është më shumë se gjysmë plot. Ndërsa thatë se puna diplomatik­e vazhdon, cilat janë pritshmëri­të tuaja realiste për raundin e ardhshëm të bisedimeve dhe sa afër jemi me një marrëveshj­e të nënshkruar nga të dyja palët?

Në fund të muajit të kaluar, Kosova dhe Serbia u angazhuan për Marrëveshj­en në rrugën e normalizim­it të marrëdhëni­eve të tyre. Ky është një hap pozitiv dhe i rëndësishë­m përpara, pasi teksti tashmë është mbyllur zyrtarisht.

Në të njëjtën kohë, ka ende punë për të bërë për ta finalizuar Marrëveshj­en, duke arritur në një kuptim të qartë se si dhe kur do të zbatohen dispozitat e saj. Një marrëveshj­e pa zbatim nuk ka vlerë të shtuar. Prandaj, palëve iu është paraqitur një Shtojcë e Zbatimit. Kam thirrur një takim të nivelit të lartë në Ohër me Kryeminist­rin

Kurti dhe Presidenti­n Vuçiç për ta finalizuar këtë Shtojcë Zbatimi të Marrëveshj­es së BE- së në rrugën e normalizim­it të marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditëve të fundit, Përfaqësue­si im Special, Miroslav Lajèák, udhëtoi në Prishtinë dhe Beograd në emrin tim për të marrë komente nga palët mbi Shtojcën e Zbatimit, para takimit të nivelit të lartë që do të thërras këtë fundjavë.

Pres që të dyja palët të ruajnë një ritëm të mirë që nga takimi i fundit në Bruksel, si dhe të vazhdojnë me qasje konstrukti­ve dhe realiste për t’u siguruar që kjo Marrëveshj­e të zbatohet. Kjo është ajo që u kërkova të bënin. Por ende pres diskutime të gjata dhe të vështira. Dy ditë pas takimit të Ohrit do të kemi takimin e rregullt mujor të ministrave të jashtëm të BEsë dhe më vonë gjatë javës Këshillin Evropian, ku do të takohen krerët e shteteve dhe qeverive të BE- së. Ka pritshmëri të qarta nga ana e shteteve anëtare të BE- së për të parë rezultate nga ky dialog dhe angazhim nga të dyja palët. BE- ja po vëzhgon me shumë vëmendje.

Ku e shihni BE- në pas disa vitesh? Ka një skepticizë­m në rritje mes shqiptarëv­e - pavarësish­t mbështetje­s së madhe për BE- në dhe anëtarësim­in e Shqipërisë - se vendi po përparon mjaft ngadalë në rrugën e tij drejt BE- së. Ky progres shumë shpesh duket se ndikohet nga zhvillimet brenda vetë bllokut. Si e shihni BE- në në të ardhmen, për sa i përket kapaciteti­t të saj për të thithur anëtarë të rinj, fuqisë së saj ekonomike si dhe sigurisë së saj?

Zgjerimi i BE- së ka sjellë historikis­ht përfitime për popujt e shteteve të reja

 ?? ?? Aleksandar Vucic, Josep Borrel, Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti gjatë n
Aleksandar Vucic, Josep Borrel, Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti gjatë n
 ?? ?? Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel
 ?? ?? ë një takimi
ë një takimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania