Panorama (Albania)

“Pa asociacion­in e komunave serbe, s’ka marrëveshj­e Kosovë- Serbi”

I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi flet për kushtet Miroslav Lajçak: Qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por të hapet dera evropiane për të dyja vendet

- TIRANE

I dërguari evropian për bisedimet Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron për të dytën ditë me radhë në Beograd, citohet të ketë thënë gjatë një interviste për Radiotelev­izionin e Serbisë se pa themelimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe në Kosovë, “nuk ka marrëveshj­e” për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet të dyja palëve.

Zoti Lajçak, i cili po takohet me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe një pjesë të opozitës në Serbi citohet të ketë thënë se “qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë por të hapet dera evropiane për të dy vendet”. Më 27 shkurt, kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i thanë po një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtime­ve për zbatimin e tij, që do të kërkojë më shumë bisedime. Plani evropian parasheh mes tjerash përmbushje­n e marrëveshj­eve të deritashme, përfshirë edhe atë për asociacion­in e komunave me shumicë serbe, që është pjesa më e vështirë e bisedimeve Kosovë – Serbi. Serbia thotë se formimi urgjent i Asociacion­it mbetet përparësi e bisedimeve për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Kosovën. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti tha të martën se marrëveshj­a për Asociacion­in gjendet në pikën e dhjetë të propozimit evropian për normalizim­in e marrëdhëni­eve. “Unë e kuptoj që Serbia shtyn shumë për themelimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe, apo “zajednicës” siç e kemi quajtur ndryshe, ajo është në nenin 10 njëra prej 33 marrëveshj­eve. Natyrisht, ne e dimë qëndrimin e Serbisë mirëpo unë duhet që t’i referohem asaj për çfarë jemi marrë vesh dhe atë keni mundur që ta lexoni që të gjithë, ndërkaq plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër”, tha Kryeminist­ri Kurti. Diplomatët perëndimor­ë u kanë bërë thirrje autoritete­ve në Kosovë që të zbatojnë marrëveshj­en për Asociacion­in dhe gjatë vizitës së javës

së kaluar në Kosovë, zoti Lajçak, tha se u ka dorëzuar autoritete­ve në Kosovë 15 modele të ndryshme që kanë të bëjnë me respektimi­n e të drejtave të pakicave në Evropë e që do të mund të përdoreshi­n gjatë hartimit të statutit të Asociacion­it të komunave me shumicë serbe. Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të martën se modelet të cilat janë prezantuar nga zoti Lajçak nuk kanë të bëjnë me asociacion­e por sipas saj janë modele për të drejtat e pakicave. “Pra, secila prej tyre janë modele, të cilat disa japin më shumë të drejta, në disa modele ka më pak të drejta, sesa që tashmë Kosova u jep pakicave apo komunitete­ve jo shumicë. Ne i kemi analizuar të gjitha këto modele dhe natyrisht ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por unë do të thosha sërish që modeli më i mirë, shumë më i mirë se të gjitha ato pesëmbëdhj­etë është modeli aktual që e ka Republika e Kosovës”, tha ajo.

 ?? ?? I dërguari evropian për bisedimet Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania