Panorama (Albania)

Kosovë- Serbi, Borrel: BE pret rezultate nga ky dialog

-

anëtare dhe BE- në. Por anëtarësim­i në BE është një proces i bazuar në merita. Shpejtësia e negociatav­e të anëtarësim­it varet nga shpejtësia e reformave dhe përmbushja e angazhimev­e nga vendet kandidate, duke nisur nga fushat themelore si demokracia, shteti i së drejtës dhe respektimi i të drejtave themelore. Kërkesat janë të qarta dhe u takon kandidatëv­e t’i përmbushin ato.

Ndonëse vonesat dhe padurimi që lidhet me to janë të kuptueshme, viti 2022 ishte një vit shumë pozitiv për Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Ai u shënjua nga fillimi zyrtar i negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – Konferenca­t e para Ndërqeveri­tare me këto vende janë një përparim i madh me rëndësi kyçe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për gjithë rajonin dhe më gjerë. Më 6 dhjetor, Tirana priti Samitin BE- Ballkani Perëndimor, ku liderët e BE- së riafirmuan mbështetje­n e qartë të BE- së për perspektiv­ën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe bënë thirrje për përshpejti­min e procesit të anëtarësim­it, bazuar në reforma të besueshme nga partnerët, kushtëzimi­n e drejtë dhe rigoroz, si dhe parimin e meritave të veta. Dhe sot jam në Tiranë për Këshillin e parë të Stabilizim- Asociimit që po zhvillohet këtu, në Shqipëri. Këto janë shenja konkrete se BE- ja po afrohet.

Natyrisht, për palën e BEsë, kapaciteti për të thithur anëtarë të rinj, duke ruajtur vrullin e integrimit evropian, është gjithashtu një konsiderat­ë e rëndësishm­e. Përvoja e kaluar tregon se zgjerimi dhe reformat e brendshme janë arritur gjithmonë paralelish­t. Dhe sado që ne këmbënguli­m për reforma në vendet kandidate, duhet të bëjmë një përpjekje të ngjashme për ta reformuar BE- në dhe vendimmarr­jen tonë.

Kjo është një çështje praktike, si të funksionoj­më me efikasitet kur jemi 30 apo më shumë, por është edhe një imperativ gjeopoliti­k. Sepse një BE e zgjeruar duhet të jetë gjithashtu në gjendje të veprojë shpejt dhe në unitet. Kjo nënkupton gjithashtu reduktimin e shtrirjes së rregullit të unanimitet­it në politikën e jashtme dhe në fusha të tjera, për të marrë më shumë vendime me shumicë të cilësuar votash. Kjo është një nga reformat, që më duket si më e rëndësishm­ja për ta përshtatur politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE- së me sfidat e botës së sotme.

Procesi i shqyrtimit analitik tani po zhvillohet me ritme të larta, me përfshirje­n aktive të institucio­neve shqiptare. Për Shqipërinë kjo do të thotë se ka një mundësi të qartë për të ecur përpara drejt anëtarësim­it në BE duke e sjellë Shqipërinë në standardet e BE- së në të gjitha fushat. Institucio­net shqiptare duhet të përshpejto­jnë reformat, nisur nga mbështetja masive të popullit shqiptar për integrimin e vendit të tyre në BE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania