Panorama (Albania)

Gruaja dënohet me 50 ditë se ' braktisi' fëmijën, burri: U prangos pa lajmërim

Një nënë në Shkodër përfundon në burg 8 ditë pasi lindi foshnjën e saj Historia e një vendimi Gjykate që vihet në zbatim pasi gruaja lind fëmijën e dytë, të cilin ia lë burrit vetëm njëjavësh në shtëpi

- SHKODËR

Policia e thërret gruan një javë pasi kishte lindur fëmijën dhe i thotë duhet të firmosësh një dokument. Ajo firmos dhe më pas i vihen prangat.

Policia thotë se kishte zbatuar urdhrin e Gjykatës së Tiranës, pasi ndaj gruas ishte marrë një vendim për dënimin me 50 ditë burg ose i duhej të paguante 250 mijë lekë. Vendimi ishte marrë kohë më parë, ndërsa bashkëshor­ti i saj ka mbetur fillikat me fëmijën 1 javësh në shtëpi. Ky skandal që endet midis Shkodrës dhe Tiranës ka nisur 5 vjet më parë teksa e arrestuara e sistemit tonë të drejtësisë ishte divorcuar me burrin dhe nga kjo martesë kishin një fëmijë. Ishburri e ka kallëzuar nënën e fëmijës së tij për braktisje e për pasojë gjykata i ka dhënë të drejtë duke e dënuar gruan pas shqyrtimit gjyqësor.

APELI I BASHKËSHOR­TIT

Një nënë është arrestuar në Shkodër vetëm 8 ditë pasi solli në jetë djalin. Ajo vuan dënimin me 50 ditë burg pasi ka braktisur fëmijën nga martesa e parë, ndërsa bashkëshor­ti përmes apelit të media, kërkon ta lirojnë pasi nuk mundet të kujdeset për foshnjën e porsalindu­r. Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej një jave po kujdeset i vetëm për foshnjën e porsalindu­r. Ai denoncon në media se e shoqja, Diana Kolaveri - Hoshi, ka rënë në burg, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë djalin, pa pasur dijeni se është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës. "Gruaja ime ka qenë e martuar edhe një herë. Pas celebrimit, e ka akuzuar ish- burri që ka pasur dhe pa e ditur ka ardhur një gjobë 2 milionë e gjysmë lekë për braktisjen e fëmijës. E kanë arrestuar gruan pa vetëdije, s'ka ditur gjë për

gjobën dhe është marrë pa deklaratë. Fëmijën nuk e ka braktisur, e ka nxjerrë burri jashtë. Gruaja ka qenë në shtëpi kur e kanë arrestuar. Fëmija ka qenë 8 ditësh. Është arrestuar pa asnjë letër", tha Naim Bahçja. Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish- bashkëshor­ti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. "Apeli im është të lirohet gruaja e të vijë te fëmija. Bashkëshor­tja është te burgu i grave në Tiranë. Nuk di të kujdesem për fëmijën njësoj si ajo. Fëmijën e parë nuk ia ka lënë burri. Po e mbajmë fëmijën me qumësht të blerë se ia kanë hequr gjirin e nënës. E kam pasur të vështirë. Për 2 ditë fëmija vetëm qante derisa u mësua", tha

Naim Bahçja. 28- vjecari kërkon lirimin e gruas pasi e ka vështirë qoftë për ushqyerjen, ashtu dhe për kujdesin e djalit që sapo ka mbushur dy javë. "Më ka marrë operativi i zonës në telefon e më ka thënë do të të marr veç të hedhësh një firmë. Në rregull i thashë. Sa shkuam te komisariat­i i Shkodrës, i nxorën një letër, i thanë firmose. Ajo e mori letrën dhe ma morën si një zog që ik nga dora e s'e kam parë më. Po, jam i gatshëm të mbaj edhe fëmijën nga martesa e saj e parë", tha Naim Bahçja. Pavarësish­t pretendime­ve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënuar nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 mars të këtij viti. Në procesverb­alin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se "gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësim­in e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën "Braktisja e fëmijës".

 ?? ?? Naim Bahçja
Naim Bahçja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania