Panorama (Albania)

Sulmi mbi familjen Murati, Policia gjen pamje vetëm në Kashar

Policia verifikon disa personash të dyshuar. Merret në pyetje xhaxhai i Fatjon Muratit, Policia nuk merr asnjë detaj të vlefshëm

- NIKOLETA KOVAÇI

Policia dhe Prokuroria kanë mundur të fiksojnë vetëm një detaj që lidhet me atentatin e bujshëm që u bë ndaj familjes Murati mbrëmjen e së dielës në Don Bosko.

Ai detaj ka të bëjë vetëm me kapjen e automjetit që u gjet i djegur të nesërmen e ngjarjes në fshatin Likmetaj. Asnjë e dhënë tjetër e saktë për atë ngjarje nuk është kapur nga kamera sigurie për shkak se Policia në një operacion për goditjen e kamerave të vënë nga ' krimi' i shkuli të gjitha kamerat në lokalin dhe banesat e familjes Murati. Referuar të dhënave që kanë dalë nga Policia ditën e djeshme, saktësohet se mjeti që u gjet i djegur ka kaluar në QafëKashar në orën 20: 20 dhe është kthyer në orën 20: 50, çka nuk përkon me orën e saktë në ndodhjes së ngjarjes së dhënë nga vetë Policia e Tiranës. Në njoftimin për ngjarjen e rëndë, Policia e Tiranës bëri me dije se krimi ka ndodhur në orën 21: 05 minuta, çka do të thotë se ose Policia ka qenë me shumë vonesë në vendin e ngjarjes, ose kamerat e sigurisë që e kanë kapur në të njëjtin vend njërin nga mjetet e vrasësve të jetë e ' manipuluar'! përgjatë së

djeshmes Policia ka nisur kërkimet për personat e dyshuar por ende nuk është marrë asnjë në pyetje përveç personave që janë gjendur në lokal dhe nën breshërinë e plumbave. Sipas të dhënave ka dëshmuar xhaxhai i Fatjon Muratit, i cili nuk ka pasur ndonjë të dhënë për hetuesit përveç faktit se në dijeninë e tij nuk ka konflikte me askënd ndaj edhe nuk di se ku të shënjestro­jë autorët. Po ashtu kanë dëshmuar edhe dy personat që kanë pasur plagët më të lehta. Asnjëri prej tyre nuk e ka ndihmuar hetimin pasi kanë qenë me shpinë në momentin kur mbi ta është hapur zjarr. Sipas të dhënave dy personat që kanë marrë plagë të lehta, të cilët kanë lanë Spitalin e Traumës ditën e hënë kanë qenë në tavolinë tjetër dhe gjithçka ka ndodhur nuk kanë mundur ta perceptojn­ë pasi janë shtrirë menjëherë në pllaka pasi dikush nga të pranishmit në lokal ka sinjalizua­r kur ka parë armët në dritaret e automjetit të parë. Policia thotë se në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm një makinë, por banorët e lagjes kanë dëgjuar dy automjete që ndiqnin njëratjetr­ën me shpejtësi teksa dilnin nga lagjja dhe hidheshin një rrugën e spitalit të Traumës, për të kapur më pas rrugën e Durrësit.

DYSHIMET

Sipas të dhënave bëhet me dije se Policia e Tiranës ka zgjeruar rrethin e personave që mund të kenë konflikte që si pasojë e të cilave ndodhi sulmi me armë mbrëmjen e së dielës në lokalin e familjes Murati. Hetuesit po verifikojn­ë aktiviteti­n e vëllezërve të Fation Muratit, i cili që prej 12 marsit është shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Vetë familjarët shprehen se kjo nuk është një arratisje, por ai është larguar për t'u kuruar, por ky version nuk besohet nga autoritete­t. Dyshimet kryesore janë se ngjarja është hakmarrje për disa

vrasje të kryera vitet e fundit dhe kryesisht për atë të mbikalimit të Fushë- Krujës, ku në skenë doli emri i Fatjon Muratit si person që ka dijeni.

Të vetmet prova që grupi hetimor ka në dorë për zbardhjen e atentatit ne lokalin e familjes Murati ku humbi jetën Mimoza Paja janë kamerat e sigurisë në zonën e krimit, thotë policia si dhe makina dhe armët e lëna pas nga autorët. Provat po ekzaminohe­n në laboratori­n shkencor për të përfituar të dhënat që mund të çojnë në identifiki­min e autorëve. Policia po merr në pyetje edhe të afërmit e Fatjon Muratit dhe klientë të lokalit që ishin dëshmitarë në krim, por asnjeri prej tyre nuk ka mundur të shquajë autorët, të cilët ishin të maskuar.

Po ashtu, bëhet me dije se në sitë po kalojnë të gjithë personat e mundshëm që mund të jenë në konflikt me familjen Murati, edhe pse askush nuk ka dhënë një emër konkret për këtë rast. Policia ka artikuluar prej tri ditësh se sulmi mbi lokalin e Fation Muratit, të riut që u arrestua, hetua dhe më pas u la i lirë, ka ndodhur për shkak hakmarrjej­e por pa cilësuar se për çfarë hakmarrjej­e bëhet fjalë. Murati bashkë me 4 persona të tjerë u tha se duhej të merrej në pyetje për vrasjen e Brilant Martinit dhe të dy miqve të tij, por sot e asaj dite askush nuk di të thotë nëse Murati dhe personat e tjerë u pyetën për atë krim horror në mes të ditës dhe në mes të arteries kryesore që lidh veriun e vendit me Tiranën.

 ?? ??
 ?? ?? Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania