Panorama (Albania)

Britania nuk heq dorë nga projektlig­ji për emigrantët, pritet shqyrtimi

Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Që nga viti 2018, rreth 85,000 njerëz kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone

- BRITANI

Projektlig­ji i qeverisë britanike për emigracion­in ilegal kaloi në Dhomën e Komunave, pavarësish­t kritikave nga deputetët konservato­rë, përfshirë ishk r y e m i n i s t r e n Theresa May.

Gjatë deklaratës, sekretarja e brendshme, Suella Braverman, tregoi edhe njëherë vendosmëri­në për ta çuar deri në fund projektlig­jin e paraqitur më parë. "Që nga viti 2018, rreth 85,000 njerëz kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, 45,000 prej tyre vetëm vitin e kaluar. Ata kanë mposhtur sistemin tonë të azilit. Realiteti është se sistemi është thjesht i padrejtë. Është i padrejtë për më të cenuarit. Është e padrejtë për ata që luajnë sipas rregullave. Është e padrejtë për popullin britanik. Kështu që ne duhet të ndryshojmë ligjin dhe duhet të ndalojmë anijet", u shpreh Suella Braverman, Sekretare e Brendshme e MB. Kjo deklaratë u kundërshtu­a nga ish- kryeminist­rja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, e cila shprehu edhe njëherë se emigrantët ikin për të shpëtuar nga jetesa e tyre në venin ku jetojnë dhe kjo gjë ua vështirëso­n akoma më shumë hyrjen në mënyrë ligjore. "Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur gjithmonë ata që po ikin nga persekutim­i, pavarësish­t nëse ata vijnë përmes një rruge të sigurt dhe ligjore. Sipas përkufizim­it, dikush që ikën për të shpëtuar jetën e tyre më shpesh nuk do të jetë në gjendje të hyjë në një rrugë ligjore. Nuk mendoj se është e mjaftueshm­e të themi se do të përmbushim kërkesat tona duke dërguar njerëz për të kërkuar azil në Ruanda. Dhe kjo ka rëndësi për shkak të reputacion­it të Mbretërisë së Bashkuar në skenën botërore", tha Theresa May, ish- Kryeminist­re e MB. Një javë më parë, Kryeminist­ri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, njoftoi se projektlig­ji do t'i japë fund kalimit të emigrantëv­e në mënyrë ilegale. Sunak rikujtoi edhe një herë se një nga pesë

Ndërkohë nuk jam në favor të dhënies informacio­n të qeverisë jugosllave në lidhje me Komitetin Nacionalis­t Shqiptar. Nëse bëhet kjo, mund të sjellë problem me aktiviteti­n e tyre, gjë për të cilën edhe unë di shumë pak. Për më shumë jam në një

prioritete­t kryesore që nga marrja e mandatit, duke i ndaluar emigrantëv­e që vijnë me gomone qëndrimin në vendin e tij. Autoritete­t britanike kanë njoftuar kushdo që arrin në Mbretërinë e bashkuar me gomone nuk do të lejohen të kërkojnë azil. Emigrantët përveçse do të pengohen të kërkojnë azil në Britani, do të largohen në Ruandë ose në një vend të tretë dhe do tu ndalohen të kthehen përgjithmo­në. Azilkërkue­sit që vijnë në Britaninë e Madhe janë nga një sërë vendesh, duke përfshirë Shqipërinë, Iranin, Irakun, Afganistan­in dhe Sirinë.

PARALAJMËR­IMI

Pak ditë më parë, ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha se propozimi i qeverisë për të ndaluar pothuajse të gjithë emigrantët që duan të kërkojnë azil në Britani është i ligjshëm. Qeveria britanike paraqiti një projektlig­j të ri, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkue­sit që arrijnë në mënyrë të jashtëligj­shme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Kritikët e kanë kundërshtu­ar projektlig­jin si shkelje të Konventës Ndërkombët­are për të Drejtat e Njeriut duke e krahasuar me masat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve ' 30.

Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, e mbrojti projektlig­jin e ri, i cili i ndalon emigrantët e paligjshëm të kërkojnë azil, u mohon në të njëjtën kohë të drejtën për të ankimuar vendimin e dëbimit dhe nuk i lejon më të rikthehen në Britani. Agjencia e OKB- së për refugjatët tha se ishte "thellësish­t e shqetësuar" nga propozimet, të cilat do t'u mohonin njerëzve të drejtën për azil "pa marrë parasysh sa të vërteta dhe bindëse" mund të jenë rastet individual­e.

 ?? ??
 ?? ?? Suella Braverman, Sekretare e Brendshme e MB
Suella Braverman, Sekretare e Brendshme e MB

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania