Panorama (Albania)

Mediat greke tregojnë torturat që i bënin policët grekë 33- vjeçarit

-

Dhunimi i një të burgosuri shqiptar nga 4 efektivë të Policisë greke ka marrë përmasa të mëdha orët e fundit edhe në shtypin vendas.

Kanalet e mëdha televizive, gazetat dhe portalet u janë referuar me hollësi dhe detaje torturave që i janë bërë 33- vjeçarit Sajmir Zefi, i njohur edhe si Simos Prelas. Katër efektivë policie që janë arrestuar, akuzohen se kanë torturuar dhe rrahur 33vjeçarin gjatë transferim­it të tij nga Selaniku në Athinë. I burgosuri është nisur drejt Kavallës pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Koridhalos ku po mbahet, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave. Sipas mjekut ligjor, shenjat specifike ishin shkaktuar në 24 orët e fundit, para mbërritjes në burgun e Koridhalo. Vetë 33vjeçari ka pohuar në mediat greke se gjithçka ka nisur në

degën policore të Kavallës ku ishte transferua­r për t'u gjykuar nëntorin e kaluar kur është dhunuar nga një efektiv Policie pa asnjë shkak dhe është dënuar me 5 muaj lirim pa kusht, pasi polici në fjalë e kishte paditur. Katër muaj më vonë, i njëjti efektiv e ka vonuar me një ditë paraqitjen e tij në Gjykatën e Kavallës për t'u gjykuar për dy shkelje ligji, dhe si rezultat gjykata e dënoi në mungesë. Gjithashtu, para disa ditësh kur e kanë vizituar në Kavallë prindërit, babai i tij dëshmon se policët e kanë rrahur të birin në prani të tij, duke i thënë madje se "do ta marrësh djalin në një arkë ( arkivol)". Gjatë transferim­it të tij për në Athinë nga Selaniku ai deklaron se policët e kanë mbajtur tetë orë të lidhur me pranga pas shpine, pa ujë dhe me një kaskë në kokë, me pretekstin se donte të dëmtonte veten. Edhe kur kanë mbërritur , sipas dëshmisë të 33- vjeçarit, është rrahur përsëri nga efektivët e policisë që e shoqëronin, ndërsa në mbrojtje të tij ka ndërhyrë vetë drejtoresh­a e burgut të Koridhalo, e cila u ndodh rastësisht pranë mjetit të transporti­t dhe kur policët kanë mësuar se kush ishte, kanë ndaluar goditjet. Përpjekja për ta frikësuar dhe kërcënime të drejtpërdr­ejta që të mos flasë, ka marrë nga disa efektivë të Policisë në Kavalla edhe motra e tij.

 ?? ?? Sajmir Zefi
Sajmir Zefi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania