Panorama (Albania)

Kandidatur­ae Romësnëpan­airin Universal2­030

- FABRIZIO BUCCI* * Ambasador i Republikës së Italisë në Tiranë

Mjafton një shëtitje në zemër të Romës për të kuptuar se e meriton vërtet të quhet “qytet i përjetshëm”. Historia e saj është një rrjedhë e pandërprer­ë mes së shkuarës dhe së tashmes, një ndërthurje e çmuar për studiuesit, unike për banorët, magjepsëse për vizitorët nga e gjithë bota. Prej pothuaj tre mijë vjetësh, kryeqyteti i Italisë jep shembullin e vazhdimësi­së, aftësisë për t’iu përshtatur ndryshimev­e dhe për të rikrijuar të tashmen e tij. Këtë e dëshmon pasuria e madhe artistike e saj, tregues i përshtatje­s së Romës, ndaj ndryshimit të rrethanave përgjatë mijëvjeçar­ëve.

Tashmë, ky qytet paraqet kandidatur­ën e tij për të mirëpritur Panairin Universal 2030.

Që prej lashtësisë, Roma ka ditur të çajë rrugën drejt zhvillimit duke gjetur zgjidhje përparimta­re për nevojat e komunitete­ve të saj ( një milion banorë në epokën e Perandorit August). Mjafton të përmendim këtu rrjetin futurist të ujësjellës­it që i dha Romës titullin “Regina Aquarum” ( mbretëresh­a e ujërave), apo rrjetin kryesor rrugor që lidhte Qytetin e Përjetshëm me qarqet e gadishulli­t dhe ato të Perandoris­ë ( të gjitha rrugët të çojnë në Romë). Vizioni që Roma dëshiron t’i japë Panairit bazohet pikërisht në

aftësinë e saj për të interpretu­ar trashëgimi­në e së shkuarës dhe të së tashmes me vështrimin drejt së ardhmes.

Në mbështetje të kandidatur­ës së saj, Roma ka zgjedhur një slogan të qartë me vështrimin si drejt së tashmes, ashtu edhe drejt së ardhmes: “Njerëz dhe territore: rilindje urbane, gjithëpërf­shirje dhe novacion”. Tema materializ­on një sfidë të përbashkët për të gjitha vendet e komuniteti­t ndërkombët­ar dhe që u referohet rekomandim­eve të Kombeve të Bashkuara të parashikua­ra në Axhendën 2030. Një zgjedhje që ka të bëjë me botën mbarë. Kjo zgjedhje priret të prekë sektorë si zhvillimi dhe rilindja e territorev­e tona të kërcënuara nga ndryshimet klimatike dhe nga pasojat e tyre shkatërrue­se; diversitet­i dhe gjithëpërf­shirja e komunitete­ve tona; qëndrueshm­ëria e grupimeve urbane dhe e ekonomisë qarkullues­e; decentrali­zimi dhe lëvizshmër­ia në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombët­ar; ndërlidhja digjitale si mjet zhvillimi ekonomik dhe social.

Expo Roma 2030 synon të trajtojë këto çështje, të nxisë përballjen, të përcaktojë një rrugëtim dhe zgjidhje të përbashkët­a.

Roma synon t’i bëjë ballë këtij rrugëtimi duke ofruar një bashkëpuni­m konkret që me Expo- n do të shënojë pikëmbërri­tjen e tij, ndërsa gjatë viteve që na ndajnë nga ky takim i rëndësishë­m do të bëhet i mundur realizimi i projekteve dhe nismave të përbashkët­a të fokusuara në përvojat e ndryshme si edhe në nevojat me karakter kombëtar.

Vendi i përzgjedhu­r për të mirëpritur

Mbështetje­n e Shqipërisë e konsideroj­më si diçka më se të natyrshme, parë, sidomos, në këndvështr­imin e anëtarësim­it, në të ardhmen, në BE, një rrugëtim që Italia e ka mbështetur gjithmonë dhe në të cilin ka besuar plotësisht, edhe atëherë kur ishin të pakta ato vende që besonin në të, në emër të një miqësie të thellë e të sinqertë që shkon përtej kufijve të Vendeve tona

World Expo 2030 ndodhet në një zonë në hyrje të Romës, e cila ndërlidhet me disa prej qendrave historike të qytetit shumë pranë njërit prej kampuseve universita­re të Romës e që do të shërbejë si pikë takimi me komuniteti­n e gjerë shkencor të kryeqyteti­t të Italisë. Aktiviteti – masterplan­i i të cilit është realizuar nga arkitekti Carlo Ratti – synon të vendosë standarde të reja qëndrueshm­ërie, nëpërmjet eliminimit të çlirimit të CO2, riciklimit të materialev­e, respektimi­t të ciklit të jetës së ujit, ajrit dhe të energjisë. Pra, me një fjalë, të jetë jo vetëm një zonë e pavarur, por edhe të krijojë e t’u ofrojë energji të pastër territorev­e të tjera.

Roma është gjithashtu në qendër të një sistemi transporti unik në botë. Nga aeroporti i saj mund të arrihen, në më pak se dy orë fluturim, kryeqytete­t kryesore evropiane, ato të vendeve të Ballkanit, të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme si edhe, në tri orë, çdo destinacio­n i të gjithë pellgut Euro- mesdhetar, nga Ankaraja në Beirut e në Kajro.

Roma është gjithashtu kryeqyteti botëror i diplomacis­ë. Në të ndodhen selitë diplomatik­e të 139 vendeve të ndryshme, krahas atyre të akredituar­a pranë Selisë së Shenjtë dhe në San Marino. Në të ndodhen gjithashtu më shumë se 130 përfaqësi të Polit Ushqimor të OKB- së ( FAO – IFAD – PAM) dhe të tjera të akredituar­a pranë Urdhrit të Maltës. Gjithsej në Romë ndodhen 430 ambasada dhe pothuaj 3 mijë diplomatë, pa llogaritur këtu institutet e kulturës. Roma është edhe vendi i jashtëzako­nshëm ku gëlojnë veprimtari­të shoqërore, seli e shoqatave të shumta kulturore dhe e OJQ- ve, veprimtari­a e të cilave shkon nga solidarite­ti tek asistenca, nga edukimi te promovimi i formimit teknologji­k, nga sektori agro- ushqimor te promovimi i mbrojtjes së mjedisit.

Logoja e Roma 2030: është një hark i stilizuar, që ndryshon ngjyrë dhe u jep jetë kombinimev­e nga më të shumëllojs­hmet. Përfaqëson qëndrueshm­ërinë, elegancën e monumentev­e të lashta romake dhe të tashmen magjepsëse digjitale. Harku mundëson hyrjen, është një portë e hapur për prurje të reja e të ndryshme. Përbën gjithashtu edhe një rrugëtim të përbashkët, një sërë mundësish sikurse krijimi bashkërish­t i pavijoneve të ndryshme me karakter kombëtar. Roma pret që nën këtë hark të kalojnë, në vitin 2030, 30 milionë vizitorë, të cilët do të kenë mundësi të admirojnë pavijonet e 150 vendeve.

Roma është një vend i dashur për të gjithë shqiptarët, një vend që “bie era shtëpi”. Në Itali, në fakt, jetojnë më shumë se 700.000 shtetas shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre ka mbërritur dhe është integruar në 30 vitet e fundit. Përveç tyre është edhe komuniteti arbëresh, i cili ka ruajtur, ndër shekuj, gjuhën dhe identiteti­n e tij kulturor.

Marrëdhëni­et e ngushta dypalëshe, në çdo fushë, mes Italisë dhe Shqipërisë, bëjnë që Roma të jetë pikësynim i natyrshëm për çdo shqiptar, e gatshme, si gjithmonë, të mirëpresë shtetasit, institucio­net, sipërmarrj­et dhe çdo përfaqësue­s të vendit të shqiponjav­e që do të vizitojnë Expo 2030.

Për Shqipërinë, Italia vijon të jetë palë e privilegju­ar. Italia, në 20 vitet e fundit, është donatori i parë në rrafshin e marrëdhëni­eve dypalëshe, është partneri kryesor tregtar ( shkëmbimi mes dy vendeve arrin shifrën rekord prej 3.6 miliardë euro, që përbën pothuaj 29% të shkëmbimit të përgjithsh­ëm për vitin 2022) si edhe një ndër investitor­ët më të rëndësishë­m në Vendin e Shqiponjav­e ( në 2022 shuma e investimev­e direkte italiane ka tejkaluar shifrën prej 1 miliard euro, që përkon me rreth 7% të PBB kombëtar). 2.675 sipërmarrj­et, me ortak italian, në Shqipëri, bëjnë që Italia të renditet në vend të parë përsa u përket numrit të shoqërive të huaja aktive në vend ( 40%). Në thelb, ekonomitë e Italisë dhe Shqipërisë janë të lidhura ngushtë. Është kjo arsyeja, për të cilën mbajtja e Expo 2030 në Romë që, sipas vlerësimev­e të komitetit organizato­r do të gjenerojë një vëllim tregtar prej të paktën dyzet miliardë eurosh, do të jetë edhe në dobi të Shqipërisë.

Sipas të dhënave më të fundit, shqiptarët në Itali deklarojnë pranë autoritete­ve tatimore italiane më shumë se 3,3 miliardë euro në vit ( rreth 25% të PBB shqiptar), shumë kjo pak më e ulët se i gjithë buxheti publik i Shqipërisë e që përkon me 33% të PBB të Shqipërisë. Dy tregues të tjerë na ndihmojnë të kuptojmë peshën ekonomike dhe shoqërore të komuniteti­t shqiptar. I pari ka të bëjë me sipërmarrj­en. Komuniteti shqiptar rezulton të renditet në vendet e para për sa i përket numrit të titullarëv­e të sipërmarrj­eve individual­e. Më 31 dhjetor 2021, numri i sipërmarrj­eve individual­e me pronar shqiptar arrin në 35.561 duke regjistrua­r një shtim të numrit të sipërmarrj­eve me 831 (+ 2,4%) krahasuar me të dhënat e përditësua­ra më 31 dhjetor 2020 -, pavarësish­t pandemisë dhe pasojave të saj mbi ekonominë – duke përfaqësua­r kështu rreth 9% të sipërmarrë­sve jokomunita­rë në Itali, një numër në rritje me rreth 5% krahasuar me vitin 2019.

Duke iu referuar sektorëve të veprimtari­së ekonomike, rreth 80% e sipërmarrj­eve individual­e shqiptare është e përqendrua­r në fushën e ndërtimit ( 68%), në atë të Tregtisë dhe Transporti­t ( 7,6%) si edhe në sektorin e shërbimeve ( 5,1%), sektorët kryesorë që do të nxiten nga EXPO 2030. Treguesi i dytë lidhet me dërgesat e parave nga Italia drejt Shqipërisë. Në 2020 Shqipëria renditet në vendin 13° si Vend përfitues i dërgesave nga Italia me mbi 170 milionë euro të dërguara ( 2,5% i shumës së përgjithsh­me të dërgesave). Nga të dhënat e parashtrua­ra më lart, shihet qartë se përse, gjatë vizitës në Tiranë ( 7 – 8 shtator 2022), Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, vuri theksin pikërisht në forcimin e lidhjeve nga komunitete­t shqiptare që jetojnë në Itali sikurse dhe nga ato italiane në Vendin e Shqiponjav­e duke u shprehur se “ekzistojnë të gjitha kushtet për të rritur më tej bashkëpuni­min dhe investimet italiane në Shqipëri”, nevojë kjo e shprehur edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Begaj. E, pikërisht për të gjitha këto arsye, besojmë fort se do të kemi votën e Shqipërisë, vjeshtën e ardhshme në Paris, në favor të kandidatur­ës së Romës. Mbështetje­n e Shqipërisë e konsideroj­më si diçka më se të natyrshme, parë, sidomos, në këndvështr­imin e anëtarësim­it, në të ardhmen, në Bashkimin Evropian, një rrugëtim që Italia e ka mbështetur gjithmonë dhe në të cilin ka besuar plotësisht, edhe atëherë kur ishin të pakta ato vende që besonin në të, në emër të një miqësie të thellë e të sinqertë që shkon përtej kufijve të Vendeve tona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania