Panorama (Albania)

Reali i Madridit bën 300 në Champions, pesë precedentë trembin

Kanë fituar 179 takime dhe kanë shënuar 635 gola në kompeticio­n Në 299 takime në Ligën e Kampioneve, madrilenët kanë fituar 179

- NISLI GJINI

Reali i Madridit do të presë Liverpulin sonte në mbrëmje, që do të jetë i veçantë për "Los Blancos".

Që pas ndryshimit të formatit të Kupës së Kampioneve dhe kalimit në Ligën e Kampioneve, Reali do të luajë ndaj "The Reds" takimin numër 300 në kompeticio­nin elitar të futbollit në Europë. Madrilenët vijnë të favorizuar në këtë takim, pas suksesit 2- 5 në "Anfield" 23 shkurtin e kaluar. Natyrisht që historia është e gjitha e bardhë, ku në 299 takimet e deritanish­me në Ligën e Kampioneve, Reali ka fituar 179 prej tyre ose 59.6% të ndeshjeve të luajtura. Reali gjithashtu ka shënuar 635 gola me një mesatare prej 2.12 golash për takim. Duke qëndruar te Liverpuli, trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, ka paralajmër­uar se pavarësish­t suksesit 2- 5 në Angli, skuadra e tij nuk duhet të flejë e qetë. Gjatë historisë së Realit në kupat e Europës ka pasur situata tepër të ndërlikuar­a, pavarësish­t sukseseve në transfertë. Edhe eliminime të dhimbshme.

ODENSE ( KUPA UEFA 1994-' 95)

Në turin e tretë Reali përballej me Odensen e Danimarkës. Kualifikim­i në çerekfinal­e dukej i shkruar, aq më tepër pas triumfit të Madridit në ndeshjen e parë, 2- 3 në Danimarkë. Por kthimi në "Bernabeu" ishte një makth. Danezët bënin surprizën e madhe duke fituar 0- 2 në Madrid me dy gola në 20 minutat e fundit të takimit.

SHALKE 04 ( CHAMPIONS 2014-' 15)

Shumë gjëra kishin ndryshuar në Madrid 20 vjet më vonë. Deri në sezonin 20142015 Reali kishte fituar 3 herë Ligën e Kampioneve. Në 1/ 8at e finaleve, shorti kishte qenë bujar me Madridin, duke i vënë përballë Shalke 04. Në takimin e parë në Gjermani, Relai fitonte me lehtësi 0- 2 falë golave të Kristiano Ronaldos dhe Marselos. Por në takimin e kthimit në Madrid u rrezikua më e keqja. Shalke fitonte 3- 4, duke qenë vetëm një gol larg historisë.

JUVENTUS ( CHAMPIONS 2017-' 18)

Reali i Madridit fitues i 4 Champions në 5 vite përballej me Juventusin. "Los Blancos" triumfonin në takimin e vajtjes në Torino 0- 3 me dy gola të Ronaldos dhe një të Marselos.

Në takimin e kthimit, Juventusi barazonte gjithçka, duke udhëhequr deri në fund 0- 3. Por një penallti e Benatias, që ndezi polemika të pafundme, i dha mundësi Ronaldos të shpëtonte Realin.

AJAKS ( CHAMPIONS 2018-' 19)

Një sezon më vonë Reali përballej me Ajaksin në 1/ 8at e finaleve, duke fituar në Amsterdam 1- 2, por në një nga mbrëmjet e errëta të Realit, në Madrid, Ajaksi fitonte 1- 4, duke u kualifikua­r më tej.

ÇELSI ( CHAMPIONS 2021-' 22)

Trembja e fundit ishte në sezonin e kaluar. Reali fitonte një çerekfinal­e në Londër përballë Çelsit 1- 3. Por në takimin e kthimit në Madrid, londinezët dominonin duke udhëhequr deri në 0- 3, por goli i Rodrigos 10 minuta nga fundi barazonte përballjen e dyfishtë, para se Benzema të shënonte golin e 2- 3 në shtesën e parë ( 96').

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania