Panorama (Albania)

Shpërthen granata, plagosen dy gra dhe një burrë në Përrenjas

Dy gratë e plagosura sillen te Spitali i Traumës, ndërsa i plagosuri tjetër mbahet në Elbasan, Policia ende pa të dhëna për shpërthimi­n Tre burra e dy gra duke punuar në një arë kanë rënë në një granatë, shpërthimi i së cilës ka plagosur tre prej tyre.

- PRRENJAS

Policia e lajmëroi ngjarjen teksa u bë me dije se tre të plagosurit u nisën menjëherë në drejtim të spitalit rajonal, por plagët e shumta i kanë detyruar të marrin rrugën në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Edhe pse ngjarja është ende e paqartë se si ka shpërthyer granata që ka qenë në arë, pasi ende nuk dihet nëse ajo arë ka qenë e punuar më parë apo ka qenë duke u çelur tokë e re, bëhet me dije se personi që ka marrë plagë më të pakta ka mundur të dëshmojë në spital për atë që ndodhi. Bëhet fjalë për Olsi Elezi, i cili ka treguar se as vetë nuk e shpjegon se si ka ndodhur shpërthimi, ndërkohë në gjendje të rëndë janë dy gra të familjes Bishtogu, të cilat kanë qenë në arë, sipas të dhënave bashkë me burrat e tyre. Këta të fundit mësohet se nuk kanë marrë plagë, pasi nuk është sqaruar ende nga Policia mekanizmi se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

NGJARJA

Policia lokale dha pak të dhëna mbi shpërthimi­n, që për pak sa nuk ka rezultuar fatal për jetën e dy grave dhe të një personi tjetër që u gjendën në arë duke punuar. Incidenti, sipas të dhënave, ka ndodhur në një fshat të Përrenjasi­t, pasi granata e vjetër ka shpërthyer dhe ka plagosur 3 persona. Sipas informacio­neve të plagosurit janë: Olsi Elezi, 45 vjeç; Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu, 58 vjeçe, të cilët mësohet se janë

shtruar menjëherë në Spitalin e Përrenjasi­t, por për shkak të plagëve të marra janë transportu­ar në Librazhd e më pas në Elbasan. Raportohet se ata kanë pësuar dëmtime në kokë, këmbë dhe bark, ndërsa në gjendje tepër të rëndë ndodhet Yllka Bishtogu. Mësohet se dy gratë e plagosura janë kunata, ndërsa 45- vjeçari Elezi është dhëndër në familjen e tyre. Pas incidentit të rëndë që ndodhi ditën e sotme në një fshat të Përrenjasi­t, ku 3 persona u plagosën nga një granatë e vjetër, një prej tyre ka folur për ngjarjen. 45vjeçari Olsi Elezi, i cili u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi, teksa po punonte me bel tokën e shtëpisë, ka deklaruar nga dhoma e spitalit ku është shtruar se "nuk e mori vesh" se si plasi granata. Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë. "Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty", deklaroi ai ende në gjendje shoku nga shpërthimi që i shkaktoi dëme në të dyja këmbët. Sakaq, mësohet se dy kunatat nga fshati Karkavec që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim të specializu­ar për shkak të plagëve të shumta dhe mjaft të rënda. Të dhënat tregojnë se njëra nga gratë është në gjendje më të rënduar, ndërsa Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet duke ngritur edhe një grup të posaçëm hetimor pasi ekzistojnë dyshimet se mund të ketë edhe sende të tjera të dëmshme në ato zona, mbase të mbetura aty që nga koha e marrjes së armëve dhe armatimit në vendin tonë, 1997.

 ?? ??
 ?? ?? Olsi Elezi, në spital
Olsi Elezi, në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania