Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Boçi: Rinia bashkon opozitën, më 14 maj ndryshimi nis nga Elbasani

-

Kreu i PL- së, Ilir Meta, gjatë takimit me të rinjtë në Elbasan u bëri thirrje që të votojnë opozitën për të ardhmen e tyre. Meta gjatë fjalës së tij tha se Elbasani është qyteti i dytë më i varfër në Shqipëri dhe se “importon” vetëm krim e pasiguri ndërkohë që të rinjtë largohen. Meta shprehet se populli nuk ka më se çfarë të presë nga “Rilindja” dhe se kjo e fundit ka frikë ndaj reagimit të të rinjve. “Nuk kemi çfarë të presim nga Rilindja. Jam i sigurt se me profesor Luçianon, Elbasani do hyjë e sigurt në rrugën e ndryshimit. Unë jam i sigurt që të gjitha këto prioritet janë një domosdoshm­ëri ku në të ardhmen do të flasë vetë puna e kryebashki­akëve tanë unë kam besim absolut që me profesor Luçianon të rinjtë dhe të rejat do të gjejnë aleatin e tyre më të mirë për të ecur të sigurt në rrugën e progresit dhe i gjithë qyteti të fitojë atë gjallëri që meriton askush nuk e ka energjinë tuaj për të

ndryshuar dhe duke u bashkuar ju do të shndërrohe­n në një ortek që në 14 maj do të shënojë një nga triumfet më të mëdha atë demokracis­ë në të gjithë Shqipërisë”, tha Ilir Meta.

Kurse kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi deklaroi se pika e bashkimit të koalicioni­t mes PD- së dhe PL- së është rinia. “Sado diferenca të kemi, ne na bashkon një gjë shumë e madhe. Është rinia. Kur u vendos rikrijimi të LSI- së në PL, duke pasur parasysh avantazhet e rivalit, unë kisha frikë se Iliri do e zgjidhte Partia e Rinisë. Në fakt, dhe PL ka sensin e saj, ka brenda një dimension shumë të madh. Vetë PDja nga ana e saj, barazohet me rininë. U krijua si lëvizje studentore. Baza e saj kanë qenë ëndrrat e rinisë. Është kjo rini që na ka bashkuar në këtë betejë politike. Të jeni të bindur, që ky koalicion funksionon perfekt sepse brenda tij është dëshira e rinisë, misioni i rinisë për t’ia rikthyer Elbasanin qytetarëve dhe rinisë së saj. Për të rikthyer jetën e gëzuar dhe të hareshme. Jemi një bashki që eksporton të rinj drejt Tiranës dhe larg Shqipërisë. Situatën duhet ta ndryshojmë. Ne do ja dalim mbanë, do fitojmë në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë”, tha z. Boçi.

 ?? ?? Luçiano Boçi
Luçiano Boçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania