Panorama (Albania)

“Prestige”, Halimi: Pasurive të krimit u garantohet proces gjyqësor, biznesit tritolin

“Në fund po paguajnë taksapague­sit pas proceseve deri në Strasburg, sepse asnjë shtet ligjor nuk funksionin bazuar në tritol. Bandat po”

- EDUARD HALIMI RAPORTI I DASH

Raporti i DASH për prishjet me tritol, konfiskime­t me vendime qeverie dhe lirinë e medias në Shqipëri, konfirmon dobësinë dramatike të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Përtej çdo dyshimi, raporti i DASH konfirmoi nga përtej kontinenti­t se në Shqipëri ato që ndodhen në fund vit e kaluar ishin dramatike. Kudo në çdo vend të rajonit nuk mund të gjesh ngjarje të tilla të funksionim­it të shtetit bazuar në aksione qeveritare “fushata dhe aksione” me zinxhirë të fadromave, shembje me tritoli të godinave të biznesit apo qytetarëve. Në syrin e qytetarëve të thjeshtë është të paktën dramatike, në syrin e ne profesioni­steve të ligjit është shkelje flagrante e ligjit dhe jo proporcion­ale me çfarëdo shkelje administra­tive që dyshohet se mund të këtë kryer qytetari apo personi juridik. Rasti i shembjes së “Prestige Resort” me tritol i përmendur specifikis­ht në raportin e DASH 2023 dhe konkluzion­et e Departamen­tit me të rëndësishë­m në botë, janë tronditëse, pasi nxjerrin në pah disa të vërteta të shkruara në anglisht, përtej propagandë­s, apo interesave të vogla këtu në Republikën tonë të vogël të baltës së kudondodhu­r qe mezi presim ta shohim në fytyrën e fqinjit, rivalit, apo armikut duke propagandu­ar se funksionon “rule of law” ( shteti ligjor).

Por, DASH- i thotë se shkatërrim­i me tritol u bë për të heshtur kritikat dhe kundërshti­met e qeverisë nga mediat lidhur me atë resort dhe se qeveria mbrohet me fushata tritoli; Se sistemi gjyqësor ishte i paaftë të shqyrtonte një çështje para se qeveria të ndizte fitilin e tritolit, se qeveria nuk priti të shprehej gjykata por ndërhyri me tritol. Këto konstatime janë qartazi të thjeshta për t’i kuptuar.

Në të vërtetë, pamje të tilla me ministra, drejtorë që numëronin vrimat e tritolit dhe kg e tij te vendosur në çdo kolonë, qytetarë të frikësuar para ekraneve, i kishim parë në vitet e para të qeverisë socialiste pas 2013. Fati i agresorëve që vunë tritolin dhe viktimave që iu shembën me tritol tani pas 8- 9 vjetësh dihet.

Në fund po paguajnë taksapague­sit, për paligjshmë­rinë, pas proceseve deri ne Strasburg, sepse asnjë shtet ligjor nuk funksionin bazuar në tritol.

Sepse shteti nuk funksionon me tritol! Bandat po! Funksionoj­në ashtu me tritol dhe ekzekutime pa gjyq! Shihni zonat e krimit në Shqipërinë e mesme dhe në veri, lajmet e kronikes nga mëngjesi në mbrëmje!

Por shteti jo! Qeveria jo! Nuk mund të funksionoj­në kështu. Nuk mund të funksionoj­ë shteti ligjor bazuar në skenarin e tritolit. Sepse një Republikë duhet të funksionoj­ë në “rule of law”.

Shteti ligjor funksion bazuar në parimin e proporcion­alitetit, ndërmjet shkeljes dhe sanksionit, dënimit. Nëse “Prestige

Resort” nuk kishte paguar taksën e ndikimit, dënimi proporcion­al nuk është kurrë tritoli, por sanksioni ( dënimi) administra­tiv. Nëse një kompani ka bërë një ndërtim pa leje, ai duhet të shkojë në prokurori dhe të përgjigjet dhe është gjykata që duhet të vendosë se çfarë mase dënimi duhet të japë për të, dhe sigurisht jo qeveria, dhe jam i bindur se as tritolin nuk e jep si dënim gjykata, në asnjë vendim të saj në këto 30 vite demokraci.

Se nuk e bën gjykata as për bandat as pasuritë bandave të vendosura nga droga, gjaku, krimi trafiku, nuk i vendos tritol kurrë, asnjë gjykatë nuk e bën këtë!

Edhe sikur të mendonim se qeveria kishte qëllim tritolin apo konfiskimi­n e pjesës tjetër, sërish kurrë nuk do ishte proporcion­ale me shkeljen pasi këtë dënim, ekzekutim me tritol, nuk mund ta bëjë qeveria, kushdo qoftë ajo, nuk mund ta bëjë ministri/ ministrja kushdo qoftë ai/ ajo.

Mund ta bëjë vetëm sistemi i drejtësisë, mund ta bëjë vetëm nëpërmjet një procesi ligjor, nga një gjykata e pavarur dhe e paanshme, në një kohë të arsyeshme, sipas nenit 6 të KEDNJ, por kurrë qeveria, kushdo qoftë, dje sot apo nesër.

Nuk e bën dot qeveria ekzekutimi­n pa gjyq te pronave, as për biznesin sado ta urrejë atë siç nuk e bën dot as për bandat sado qe mund te luftoje me to! Aty i ka bandat dhe pasuritë e tyre që dyshohen që janë venë nga trafiku i drogës dhe krimit të organizuar. Për ato qeveria nuk i vendos dot tritolin, nuk i ekzekuton dot pa gjyq pronat e tyre, por është e detyruar t’i kalojë në një proces ligjor nga njëra gjykatë tek tjetra deri në shkallën më të lartë.

Qeveria kushdo qoftë ajo, nuk i konfiskon dot vetë me firmën e kryeminist­rit, ministres, cilado qoftë ai/ ajo pronat e bandave anë e mbanë Shqipërisë të dyshuara se janë vënë mbi veprimtari­në kriminale, shkelja më e rëndë e ligjeve në Shqipëri, por për ato prona vendos paraprakis­ht SPAK, GJKKO e deri Gjykata e Lartë. Dhe vetëm pas përfundimi­t të procesit gjyqësor në GJL, atëherë disponohet mbi to.

Po atëherë ku e gjen të drejtën qeveria që për shkelje administra­tive, jo kriminale, j o droge, j o trafiku të qenieve njerëzore, të bëjë ekzekutim pa gjyq të pronave të pretenduar­a se kanë bërë shkelje administra­tive? Ku e gjen të drejtën qeveria, kushdo qoftë ajo që të ekzekutojë me tritol, pasuri të cilat sipas pretendime­ve të saj kanë probleme me taksat? Pse pasurive të krimit të organizuar dhe drogës u garantohet proces gjyqësor dhe pasurive të biznesit jo, duke i bërë presion gjykatave të mos marrin në shqyrtim , të mos marrin masa sigurimi, apo të mos shprehen fare siç citon raporti i fundit i DASHit?

Sa proporcion­ale është shkelja nga dy grupet e “shkelësve” në këtë histori me dënimin efektiv që i rezervon qeveria? Atij që dyshohet se ka vënë pasurinë bazuar në rrjetin kriminal të organizatë­s së drogës, i garantohet një proces ligjor sipas nenit 6 të KEDNJ, për të konkluduar në lidhje destinanci­onin e pasurive, ndërsa këtyre të tjerëve që nuk kanë bërë asgjë në jetë por dyshohen nga qeveria se kanë shkelur ligjet për taksat e ambientit apo lejen e ndërtimit nuk i jepet e drejta e procesit ligjor si trafikantë­ve, por u ekzekutohe­t pa gjyq pasuria, me tritol, ose dekret qeveritar, menjëherë dhe pastaj u tregohet dera e gjykatës që thotë, unë s’kam me lëndë se ndërtesa u prish me tritol apo u konfiskua?!

Ku është proporcion­aliteti mes shkeljes së atij banditit të organizatë­s kriminale me qytetarin/ biznesin që kanë shkelur ligjet fiskale?

Ja pra, kaq e thjeshtë është për çdo qytetar ta

Rasti i shembjes së “Prestige Resort” me tritol i përmendur specifikis­ht në raportin e DASH 2023 dhe konkluzion­et e Departamen­tit me të rëndësishë­m në botë, janë tronditëse, pasi nxjerrin në pah disa të vërteta të shkruara në anglisht, përtej propagandë­s, apo interesave të vogla këtu në Republikën tonë të vogël të baltës së kudondodhu­r qe mezi presim ta shohim në fytyrën e fqinjit, rivalit, apo armikut duke propagandu­ar se funksionon “rule of law” ( shteti ligjor).

Nuk e bën dot qeveria ekzekutimi­n pa gjyq te pronave, as për biznesin sado ta urrejë atë siç nuk e bën dot as për bandat sado qe mund te luftoje me to! Aty i ka bandat dhe pasuritë e tyre që dyshohen që janë venë nga trafiku i drogës dhe krimit të organizuar. Për ato qeveria nuk i vendos dot tritolin, nuk i ekzekuton dot pa gjyq pronat e tyre, por është e detyruar t’i kalojë në një proces ligjor nga njëra gjykatë tek tjetra deri në shkallën më të lartë

shohë.

Si profesioni­st i ligjit e marr me mend sesi do shkojë kjo histori. Secili prej atyre viktimave qeveritare që iu ekzekutuan dhe po i ekzekutohe­n pa gjyq pasuritë e tyre me tritol, fadroma, dekrete qeveritare, përtej dhimbjes, tronditjes që lë vala goditëse e tritolit dhe arrogancës do ta gjejnë të drejtën e tyre siç e kanë gjetur dhe dhjetëra të tjerë në Shqipëri, Rumani, Bullgari, në Gjykatën e Strasburgu­t, nëse Gjykata Kushtetues­e do jetë e frustruar për të marrë një vendim që të detyrojë qeverinë që të ndalë konfiskime­t me afat 7- ditor jashtë një procesi të rregullt ligjor.

Ata viktimat, do marrin dëmshpërbl­imin pa as më të voglin dyshim, me miliona euro, siç e kanë marrë edhe të paktën 16 të tjerë në Gjykatën e Strasburgu­t, por nuk di nëse do t’i lehtësojnë dhimbjen nga dhuna dhe plaga e tritolit apo konfiksimi­t, por nga ana tjetër ato para do t’i paguajnë taksapague­sit nesër, nëpërmjet një skeme sërish vrastare të pafajshmëv­e që duhet të paguajnë për diçka që nuk e kanë bërë ata, por e kanë në mënyrë arrogante të paligjshme ata që kanë zgjedhur për të drejtuar vendin agresoret e godinave me zinxhirët e tritolit. Dhe kjo nuk mjafton në të vërtetë. Raporti i DASH- it për Shqipërinë tregoi se sistemi ynë gjyqësor në Shqipëri është i dobët dhe nuk arrin dot të vendosë shtetin ligjor kur përballë ka qeverinë, dhe kjo kritike e fortë duhet dëgjuar mirë nga Gjykata Kushtetues­e kur të marrë në shqyrtim VKM- në për konfiskime­t qeveritare, apo ekzekutime­t pa gjyq të pasurive të qytetareve dhe bizneseve, duke i garantuar atyre minimumin e të drejtave që u garantohen edhe krerëve të organizata­ve kriminale: një proces të rregullt ligjor.

 ?? ??
 ?? ?? ish- ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
ish- ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
 ?? SHEMBJA E “PRESTIGE RESORT” ??
SHEMBJA E “PRESTIGE RESORT”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania