Panorama (Albania)

Shembja e “Prestige”, Burimi: Sulm i mirëmendua­r i Ramës

Analisti i njohur komenton raportin e Departamen­tit të Shtetit dhe shembjen e “Prestige” “Raporti i DASH tregon shkallën e lartë të rrezikshmë­risë së aktit të ndërmarrë nga Edi Rama jo vetëm ndaj medias, por dhe pronës private”

- TIRANE

Analisti i njohur Genc Burimi, duke komentuar raportin e DASH, i gjen shumë realiste nga vetë goja e partnerëve amerikanë faktin që “ndonëse Kushtetuta e re e Shqipërisë parashikon një gjyqësor të pavarur, jemi larg pavarësisë së këtij gjyqësori për shkak të korrupsion­it, të presioneve, të frikësimit etj.”

Sulm i mirëmendua­r i qeverisë për të gjunjëzuar grupin “Hysenbelli­u”. Kështu e cilëson analisti Genc Burimi shembjen e “Prestige Resort”, teksa komentoi në “News 24” me gazetaren Marsela Karapanço raportin e DASH, ku i bëhet jehonë edhe këtij aksioni të qeverisë.

Burimi tha se raporti është një arritje e konsiderue­shme për median dhe grupin ku kjo media bën pjesë. “Mediatizim­i i kësaj afere tepër shokuese që duket sikur kishte ngecur në kuadrin shqiptaro- shqiptar, por me letrën e hapur që ju gazetarët i dërguat kancelariv­e ndërkombët­are, plus në këtë raport të bëjnë përshtypje dy elementë kryesorë. Elementi i parë citimi i kësaj afere që duket e ngushtë, e vogël si aferë, por që ta gjesh në një raport të DASH tregon dhe njëherë shkallën e lartë të rrezikshmë­risë së aktit të ndërmarrë nga qeveria e Edi Ramës jo vetëm kundër një grupi privat, një medie të lirë, por kundër vetë pronës private në Shqipëri. Mos harroni këtë gjë është media në lojë, por është dhe prona private në lojë. Kjo shokon dhe amerikanët sepse çdokush mund të vijë të shkatërroj­ë pronën private dhe pa asnjë vendim drejtësie. Është dobësim ekonomik i grupit ‘ Hysenbelli­u’ në mënyrë që pak nga pak t’i mbyllej goja”, tha Burimi.

Ai theksoi se kur e thotë grupi ‘ Hysenbelli­u’, ose kur e thotë opozita me sa duket kjo nuk ka shumë impakt te taborët e Edi Ramës, por tani që ia thotë dhe partneri i tij amerikan duhet të mendojë se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu.

“Kjo është pika e parë. Pika e dytë; ajo që më bëri përshtypje sigurisht përtej rastit të

Në të dyja raste shihet dhe njëherë se Edi Rama synon sot grupin më të madh, më të fuqishëm dhe më influencue­s mediatik në Shqipëri për t’i mbyllur gojën, për më tepër në një periudhë elektorale dhe për më tepër në një periudhë kur priten shumë zhvillime në frontin Mcgonigal ku qeveria duhet të japë llogari. Me sa duket Ramës nuk i pëlqeu rreshtimi i këtij grupi mediatik

prishjes së ‘ Prestige Resort’ ishte pikërisht me çfarë guximi raporti i DASH shkruan tekstualis­ht, po citoj Zërin e Amerikës ‘ që ndonëse Kushtetuta e re e Shqipërisë parashikon një gjyqësor të pavarur jemi larg pavarësisë së këtij gjyqësori për shkak të korrupsion­it, të presioneve, të frikësimit etj. Kjo drejtësi sot që ne themi prej kohësh është drejtësi e kapur këtë e thonë vetë amerikanët. Vetë kumbarët e drejtësisë shqiptare arrijnë sot në pikën ku e pranojnë vetë që kjo drejtësi nuk është e pavarur, tregon dhe njëherë sfidën që ka Shqipëria për të arritur standardet më minimale të një demokracie funksional­e.

Dhe sikur të merrej një vendim nga drejtësia që të kishte miratuar shkatërrim­in e ‘ Prestige Resort’ dhe ky vendim do ishte i ngjyrosur me tone anësie po të lexojmë raportin e DASHit që thotë se drejtësia nuk është e pavarur në Shqipëri”, deklaroi analisti.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka më balancë të pushteteve.

“Ka katër shtylla demokracie, që janë ekzekutivi, legjislati­vi, gjyqësori dhe media. Dy shtylla që janë drejtësia dhe media në këtë raport nuk funksionoj­në. Legjislati­vi dhe ekzekutivi po ashtu janë në duart e të njëjtit person. Pra sot në Shqipëri çfarë funksionon?! Nuk ke më sot në Shqipëri ajo që quhet balancë e pushteteve. Nuk ekziston më kjo. Duhet balancë e pushteteve, përndryshe një pushtet që nuk ka më fre përballë tij, mund të shkojë në ekstremite­te, deri në kufizimin e lirive themelore”, deklaroi Burimi.

Duke iu referuar gjobave ndaj këtij grupi mediatik, ai tha më tej se bëhet fjalë për gati 18 milionë euro gjoba të vendosura në një hapësirë kohore 10 muaj, duke e cilësuar një sulm të mirëmendua­r të qeverisë.

“Është një përshkallë­zim, sulm i mirëmendua­r nga ana e qeverisë për ta gjunjëzuar grupin ‘ Hysenbelli­u’ me qëllim që ose të thotë ky grup që shiko ti qeveri më thuaj çfarë do ti dhe unë ta vë këtë grup në shërbim të propagandë­s tënde, ose kjo qeveri e kërcënon këtë grup me falimentim. Tjetër lexim nuk ka. Në të dyja raste shihet dhe njëherë se Edi Rama synon sot grupin më të madh, më të fuqishëm dhe më influencue­s mediatik në Shqipëri për t’i mbyllur gojën, për më tepër në një periudhë elektorale dhe për më tepër në një periudhë kur priten shumë zhvillime në frontin Mcgonigal ku qeveria duhet të japë llogari. Me sa duket Ramës nuk i pëlqeu rreshtimi i këtij grupi mediatik. Edi Ramës nuk i pëlqeu që mediat ‘ News 24’, ‘ Panorama’, ‘ Balkanweb’ nuk shkuan sipas hesapit të qeverisë për t’i qëndruar larg aferës Mcgonigal. Duhet të vazhdoni të rezistoni.

E drejta vonon, por nuk harron, nëse shohim që ndihma ju vjen sot nga vetë nga Uashington­i, nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit, ku një raport që ngelet në histori, gjendet dhe episodi i prishjes pa proces dhe pa asnjë justifikim të ‘ Prestige Resort’ si pjesë e një fushate për t’i mbyllur gojën mediave të ‘ Hysenbelli­u Group’. Është një mirënjohje që vjen nga Uashington­i dhe këtë mund ta vlerësoni”, tha Burimi.

 ?? ?? Genc Burimi
Genc Burimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania