Panorama (Albania)

Raporti i DASH, Nesho: Shteti është i kapur

Nënkryetar­i i PL: DASH, ‘ goditje’ për funksionim­in e shtetit ligjor “Raporti i Departamen­tit të Shtetit tregon se SHBA kërkon të ridimensio­nojë raportet me regjimin e Kryeminist­rit Rama”

- VALENTINA MADANI

Zëvendëskr­yetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, në një intervistë për “Panorama TV”, komentoi raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera trajtohet edhe shembja e “Prestige Resort”.

Sipas Neshos, ky raport tregon qartë që shteti është i kapur dhe jo funksional. Ndër të tjera, Nesho thekson se raporti tregon se SHBA kërkon të ridemensio­nojë raportet me regjimin e Kryeminist­rit Rama. “Ky raport tregon se shteti shqiptar është jo vetëm i kapur, por është dhe jo funksional. Raporti është shumë kritik. Ne dhe opozita e bashkuar duhet të reflektojm­ë ndaj këtij raporti. Ka arritur një kohë që vetë SHBA po e shohin në një këndvështr­im tjetër këtë regjim, i cili deri tani ka qenë klientelis­t, por sot është rrezik për Shqipërinë dhe aleatët. Vetë raporti tregon një ndryshim në raportet që SHBA po shikojnë dhe kërkojnë që të ridemensio­nojnë marrëdhëni­et që kanë me regjimin e Ramës. Kjo tregon edhe pasigurinë e zotit Rama”, tha Nesho. Sipas Neshos, vizitat e Ramës në Evropë janë një strategji me qëllim që të përdorë aleatët për të zbutur qëndrimet kritike ndaj tij. “Sot ai po bredh në Evropë, atje ku Shqipëria ka mundësi të shërbejë me politikat klientelis­te, sidomos në Greqi, ku ata kërkojnë që Rama të mbajë ato premtime që janë në dëm të interesave të vendit por në favore të Greqisë. Ashtu si në Angli, ku vetë Kryeminist­ri anglez kërkon rregullimi­n e çështjes së emigracion­it. Unë mendoj se kemi një situatë që nga qeveria po shikohet me panikun më të madh. Po përpiqet të përdore një strategji për të përdorur aleatë të tjerë për të zbutur qëndrime, për të thënë se ne kemi një partner për të mbyllur çështjen e detit dhe çështjen e emigracion­it. Vetë Rama po e shikon që janë ditët e tij të fundit. Mendoj që laku është shtrënguar dhe Rama duhet të përgjigjet për të gjitha çësh

tjet që janë paraqitur në raportin e DASH”, u shpreh Nesho.

Për sa i përket ecurisë së deritanish­me të qeverisjes Rama, zëvendëskr­yetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, është shprehur se kjo qeverisje është në ditët e fundit të saj. Sipas Neshos, gjyqi për çështjen Mcgonigal sapo ka nisur në SHBA dhe Edi Rama nuk do të shpëtojë dot. Ai shtoi se çdo “makijazh” që bën qeveria “Rama”, e bën për të shpëtuar veten, pasi sipas tij, aferat që ajo është përfshirë janë të shumta.

Nesho shtoi se qeveria shqiptare mban lidhje me regjime që janë pak të pranuara në botën demokratik­e, si Turqia e presidenti­t Erdogan. “Skandali i incenerato­rëve dhe ai i Portit të Durrësit, por edhe shumë skandale të tjera, të lidhura me PPP- të, me kohë duhet të ishin ndërprerë, për shkak të ndërgjegjë­simit të opinionit publik. Qeveria tani i ka ditët e fundit, çdo makijazh që bën e bën për të shpëtuar. Qeveria duhet të japë llogari pasi në demokraci ka një kontratë sociale mes qeverisë dhe popullit, që ndërpritet përmes votimeve të lira dhe të drejta”, theksoi ishdiploma­ti.

Ish- diplomati vuri në dukje se institucio­net e Bashkimit Europian e kanë theksuar shpesh herë fenomenin e vjedhjeve në Shqipëri. Si rrjedhojë edhe legjitimit­eti i kësaj qeverie mungon. “Institucio­net kryesore të BE- së kanë vënë në dukje vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Të gjitha këto tregojnë që kjo qeveri nuk ka legjitimit­etin

nga vota e shqiptarëv­e, për të qeverisur vendin. Kjo qeveri ka lidhje shumë obskure me regjimet që kanë pak të bëjnë me demokracit­ë perëndimor­e. Ne jemi drejt rrugës së largimit nga BE, jemi në momentin që duhet ta zgjidhim me patjetër. Janë mbyllur sytë përpara gjithë shkeljeve ligjore, morale dhe politike. Në bashkëbise­dimet e të gjitha

niveleve me zyrtarët amerikanë, kam evidentuar diçka, që gjyqi për ‘ Mcgonigal’ sapo ka filluar dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë aferë, nuk do të shpëtojnë.

Mendoj se Komisioni i Kongresit, ashtu si edhe gjyqi do të japin fakte të forta, që Rama të mos ketë asnjë mundësi për të shpëtuar”, u shpreh Nesho.

 ?? ??
 ?? ?? Agim Nesho
Agim Nesho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania