Panorama (Albania)

Deputeti demokrat, Boçi: DASH rrëzoi qeverinë

-

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Luçiano Boçi, në një reagim për atë që thuhet në raportin e DASH për Shqipërinë, thotë se “babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracis­ë si kurrë më parë”. Sipas Boçit, “e dhëna më shqetësues­e në raportin e DASH, lidhet me gjendjen e medias në Shqipëri! “Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtat­shme dhe jotranspar­ente”. Rasti më flagrant i përmendur në raport është ai i shembjes së “Prestige Resort”, të pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelli­u, në dhjetorin e vitit të kaluar! “Raporti i DASH tregoi Shqipërinë e vërtetë! Drejtësi jo e lirë! Korrupsion i frikshëm! Media të kapura! Babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracis­ë si kurrë më parë. Raporti i Departamen­tit Amerikan të Shtetit praktikish­t ka rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorim­it të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore”.

Më tej, në reagimin e tij, Boçi ngre disa pyetje. A ka sot Shqipëria drejtësi të pavarur ashtu siç parashikoh­et në Kushtetutë? A është qeveria e përfshirë në të gjitha nivelet nga korrupsion­i? Madje, fenomeni i korrupsion­it ishte tema kryesore e raportit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit.

“A ka sot Shqipëria drejtësi të pavarur ashtu siç parashikoh­et në kushtetutë? “Presioni politik, frikësimi, korrupsion­i dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksionon­te plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raportin e DASH.

A ka sot korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes? “Korrupsion­i ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partnerite­tet publiko- private”, thuhet në raportin e DASH. Por e dhëna më shqetësues­e në raportin e DASH, lidhet me gjendjen e medias në Shqipëri! “Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtat­shme dhe j otranspare­nte”. Rasti më flagrant i përmendur në raport është ai i shembjes së “Prestige Resort”, të pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelli­u, në dhjetorin e vitit të kaluar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania