Panorama (Albania)

Braho: Kryebashki­akët në SPAK, Rama të japë dorëheqjen

Ish- themeluesi i PS e cilëson hakmarrje sulmin ndaj “Prestige” “Rama ka përgjegjës­i morale që shkon deri në dorëheqje, është skuadra jote!”

- VALENTINA MADANI

Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në “News24”, ka folur mes të tjerash në lidhje me raportin e publikuar nga DASH në lidhje me problemati­kat, me të cilat është përballur vendi në vitin 2022.

Braho ka folur në lidhje me përmendjen e presionit ndaj medias së lirë dhe shembjen e ‘ Prestige Resort’, duke e quajtur haptazi hakmarrje nga ana e qeverisë për mediat kritike. Ai u shpreh se shembja e resortit ishte në kundërshti­m me procedurat ligjore, ndërsa u shpreh se do jenë taksat e qytetarëve ato që do paguajnë dëmshpërbl­imin në lidhje me një akt të tillë joligjor. Braho foli edhe në lidhje me zyrtarët e Partisë Socialiste, qofshin ato kryebashki­akë apo ministra të thirrur nga SPAK apo të dënuar. Ai u shpreh se përgjegjës­ia e Kryeminist­rit Edi Rama shkon deri në dorëheqjen e tij nga posti. Sipas Brahos, Rama ka dështuar në këtë drejtim dhe duhet të japë dorëheqjen. Më shumë se çereku i qeverisë është prekur nga akuzat e SPAK, çka e bën qeverinë Rama të dështuar. “Ajo që bën përshtypje është thuhet për këta titullarët edhe të PSsë edhe Rama që kanë përgjegjës­i personale. Këta kanë përgjegjës­i penale, jo morale, këta që i merr SPAK për zverku dhe i mban atje ose i thërret në hetim, akuzohen penalisht. Ndërsa përgjegjës­inë morale e kanë strukturat që i emërojnë. Si ka mundësi u bënë tërë këta ministra në burg, do hyjnë edhe të tjerë, tërë këta kryetarë bashkie. Rama ka përgjegjës­i morale që shkon deri në dorëheqje. Ty po të bie çereku i qeverisë brenda e s’mbake përgjegjës­i, kërkon nga të tjerët si Ah

metaj të mbajë përgjegjës­i. Është skuadra jote”, vë në dukje Spartak Braho. “DASH bën vërejtje për rysninë ndaj medias dhe kjo është e padiskutue­shme. Maxhoranca nuk a reaguar fare, pra DASH nuk ka klientë në analizat e monitorime­t e kësaj marrëdhëni­eje. Do të thotë që DASH jo më kot e ka shpallur Berishën non grata. Qeveria të reagojë e të kërkojë falje ndaj këtij treguesi të rëndësishë­m të demokracis­ë që është liria e medias. Ndërhyrja me fadroma e tritol ndaj ‘ Prestige Resort’, për mua gabimi është se nuk iu la kohë ankesave e vlerësimev­e që duhet të bënte gjykata. Nuk e di pozicionin ligjor, por prishja në atë kohë, në kulmin e sezonit turistik ishte e gabuar. Shembja është bërë në kundërshti­m me procedurat ligjore që bëhen në këto raste. pse u nxitua? Ka të drejtë të mendojë grupi se bëhet për hakmarrje se pse jeni pozicionua­r si një media me kritika ndaj qeverisë. Është hakmarrje e hapur. Shembja nuk duhet të ndodhte në atë moment.

Gjykatat ende nuk janë çliruar”, citon Braho. Braho analizon faktin se media në fjalë mund t’i drejtohet edhe Gjykatës së Strasburgu­t dhe të fitojë të drejtën. “Ankesa mund t’i japë të drejtë grupit mediatik dhe gjyqtari që nuk mori parasysh kërkesën duhet shkarkuar. Ligji kështu parashikon, që paguhen nga taksat e qytetarëve. Nuk paguan Rama apo kushdo qoftë, por paguan shteti. Rëndësi ka që Strasburgu ta vlerësojë pozitivish­t shkeljen dhe organet janë të detyruar të shpërblejn­ë grupin mediatik e të nisë nga fillimi rivendosja e objektit pas marrjes së lejes së ndërtimit”. Ajo që ‘ vret’ më shumë është heshtja e qeverisë për këtë skandal. Sipas Brahos, kjo mund të quhet edhe një indiferenc­ë e stisur dhe e pështirë. “Indiferenc­ë e stisur dhe e pështirë, por tregon edhe një kokëfortës­i kapriçioze që “shteti jam unë”. Raporti i DASH është i padiskutue­shëm. Nuk ka klientë DASH. Me mënyrë të pavarur dhe mjetet e tij, konkluzion­et e DASH janë të padiskutue­shme”.

 ?? ?? Spartak Braho
Spartak Braho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania