Panorama (Albania)

Meta promovon kandidatur­ën e Boçit: Do mbështesë të rinjtë në rrugën e dijes

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bëri sërish dje thirrje qytetarëve të Elbasanit që të votojnë për kandidatin e opozitës, Luçiano Boçi, në zgjedhjet e 14 majit. Në një reagim në “Facebook”, Meta thekson se Partia e Lirisë mbështet fuqishëm kryebashki­akun e ardhshëm të Elbasanit. “Me profesor Luçiano Boçin, Elbasani do të hyjë i sigurt në rrugën e zhvillimit dhe të ndryshimit. Ne mbështesim fuqishëm kryebashki­akun e ardhshëm të Elbasanit për realizimin e Kartës së Studentit dhe Kartës së Nxënësit, që do lehtësojnë e mbështesin të gjithë të rinjtë në rrugën e dijes. Fitorja më 14 Maj, me të rinjtë dhe për të rinjtë e Elbasanit. Partia e Lirisë, Bashkë Fitojmë Elbasanin me Luçiano Boçin. Ndryshim me çdo çmim”, shprehet kreu i PL- së. Po dje Ilir Meta vijoi turin e takimeve në

Njësinë nr. 5 në Tiranë, ku dëgjoi nga afër problemet e qytetarëve. Mes të tjerash Meta shtoi se arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familj eve nga Shqipëria. “U takova me prindër, banorë të Njësisë Nr. 5 në Tiranë, ku dëgjova zërin e tyre në lidhje me problemet që shqetësojn­ë familjet e tyre lidhur me arsimin. Mungesa e çerdheve, e kopshteve, e shkollave dhe cilësia dhe standardet e dobëta janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e Tiranës. Sot arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria. Sepse paratë që duhet të përdoreshi­n për rritjen e cilësisë së arsimit, Bashkia e Tiranës i shpërdoron dhe i vjedh për incenerato­rë që nuk ekzistojnë. Ne kemi vendosur ta ndryshojmë patjetër këtë situatë, prandaj e kemi shpallur arsimin kryepriori­tet të Partisë së Lirisë. Gjithçka në funksion të një arsimi cilësor për fëmijët e shqiptarëv­e, që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Partia e Lirisë. Bashkë Fitojmë Tiranën me Belind Këlliçin. Ndryshim me çdo çmim”, shprehet kreu i PL- së, Ilir Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania