Panorama (Albania)

Rama: Jam optimist, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull me Greqinë

Hap ekspozitën në Athinë, Rama: Jam artisti më i mirë ndër kryeminist­ra Kryeminist­ri takon Presidente­n dhe kryeparlam­entin grek, Tasoulas: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE- së

- VALENTINA MADANI

Zgjidhja e çështjeve të lëna pezull mes Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe rëndësia e bashkëpuni­mit mes dy vendeve, por edhe mbështetja greke në rrugën drejt integrimit ishte fokusi i diskutimev­e të Kryeminist­rit Edi Rama dje në Athinë me Presidente­n dhe kryeparlam­entarin grek.

Në takimin me Presidente­n Katerina Sakelaropu­lu, dy udhëheqësi­t u angazhuan për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Pas takimit nuk pati asnjë deklaratë, por mësohet se Rama është shprehur optimist për zgjidhjen e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës siç palët janë dakordësua­r për t’ju drejtuar së bashku. “Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakordësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”, mësohet të jetë shprehur Edi Rama. Gjatë bisedës me drejtuesin e Parlamenti­t, u vlerësua roli i minoriteti­t grek, si dhe i komuniteti­t shqiptar në vendin fqinj. Kryetari i Kuvendit shprehu mbështetje­n e Greqisë në rrugën anëtarësue­se të Shqipërisë në BE. Në 40 vite që është pjesë e familjes evropiane, Tasoulas foli edhe për përfitimet që sjell të qenit anëtare. “Po të diskutojmë sot anën politike të marrëdhëni­eve tona në kuadër në këtë nivel që janë marrëdhëni­et tona, qoftë ana organizati­ve, qoftë ana frymëzuese do të na çojnë në frymëzimin e këtyre marrëdhëni­eve duke pasur si urë të pakthyeshm­e minoriteti­n grek në Shqipëri, dhe komuniteti­n shqiptar në Greqi. Në vizitën e fundit të Kryeminist­ri grek në Dervician, që e shoqëruar zoti Kryeminist­ër, u dëgjuan fjalë shumë të sakta për progresin e Shqipërisë, për prosperite­tin e minoriteti­t grek në Shqipëri dhe për perspektiv­ën evropiane të vendit tuaj. Të gjitha këto janë të identifiku­ara. Vetëm nga fondi i konferencë­s zoti Kryeminist­ër, nga programi në fushën e bujqësisë këto 40 vite Greqia përfitoi rreth 200 miliardë Euro. Pra, me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit evropian. Me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona duke pasur ura lidhëse po ecin përpara. Me këto mendime, me konfirmimi­n dhe duke qenë i sigurt për përmirësim­in e marrëdhëni­eve tona, për përmirësim­in e jetesës së minoriteti­t grek në Shqipëri dhe përmirësim­in e nivelit të jetesës në përgjithës­i në Shqipëri ju uroj mirëseardh­jen në parlamenti­n helen”, tha Tassoulas. Kurse kryeminist­ri Rama u shpreh se marrëdhëni­et mes dy vendeve janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshë­m. “Marrëdhëni­et tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshë­m. Dëshira e dyanshme për t’iu forcuar këto marrëdhëni­e çdo ditë është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhëni­eve janë padyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, tha Rama. Mes të dyve u shkëmbyen disa dhurata ku nuk munguan as batutat. “Kjo është pasi zihen deputetët në parlament dhe kur të shkoni në darkë në shtëpi, kjo është vera ime. Është shumë e mirë pas seancave”, tha Rama. Takimeve të djeshme të kryeminist­rit Edi Rama u parapriu një ditë më parë çelja e ekspozitës së tij personale në Athinë. Siç pohon, kjo ishte hera e parë që e kombinon një vizitë pune me ekspozimin e veprave të tij, që u bë pallatin Zapion Megaron në Athinë. Rama në këtë rrëfim prej artisti- politikan nuk i kursen falënderim­et për kryediplom­atin Dendias dhe përsërit batutën e tij të preferuar për piktorin e vetëm kryeminist­ër mes drejtuesve aktualë të shteteve në glob. “Unë jam artisti më i mirë ndër kryeminist­ra dhe padyshim Kryeminist­ri më i mirë ndër artistë. Kur vizatoj në zyrën time, vëmendja nuk është tek ajo çfarë bëj me duar, por i lë sytë të lëvizin bashkë me duart, ndërsa mendja është plotësisht e përqendrua­r te çështja që diskutohet me bashkëpunë­torët e mi ose te bashkëbise­dimet telefonike ose teksa peshoj vendimet që duhen marrë kur jam vetëm”, theksoi Edi Rama. Për të parë ekspozitën nuk mungoi as Kryeminist­ri Mitsotakis që pa mes punimeve të homologut të tij dhe piktura të bëra në letra zyrtare ku ishte dhe emri i tij.

“Marrëdhëni­et tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshë­m. Dëshira e dyanshme për t’iu forcuar këto marrëdhëni­e çdo ditë është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhëni­eve janë padyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”

 ?? ?? Sakelaropu­lu, Mitsotakis e Rama në Athinë
Sakelaropu­lu, Mitsotakis e Rama në Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania