Panorama (Albania)

PD bashkohet në Vaun e Dejës. Alibeaj mbështet Zef Hilën

Pas Elbasanit, edhe demokratët e Vaut të Dejës me një kandidat: Vetëm Hila është përfaqësue­si ynë zgjedhjet lokale

- VALENTINA MADANI

Ndryshe nga lidershipi i PD- së në qendër, demokratët në bazë po shkojnë drejt bashkimit.

Pavarësish­t vendimit të Apelit, që riktheu vulën te grupi i Enkelejd Alibeajt disa degë të Partisë Demokratik­e zyrtare në rrethe janë duke konfirmuar kandidatë e Sali Berishës si kandidatë të tyre. Pas rastit të Elbasanit ku Luçiano Boçi siguroi edhe mbështetje­n e grupit të Alibeajt, tashmë një tjetër kandidat do të mundësojë unifikimin e PD- së. Dega e Partisë Demokratik­e e Vaut të Dejës, gjatë mbledhjes së strukturav­e dakordësua­n për të dalë në zgjedhjet e 14 majit me 1 kandidat, pavarësish­t dy grupimeve të krijuara brenda partisë. Demokratët e grupimit të Alibeajt kanë dalë haptazi në mbështetje të kandidatit të Berishës, Zef Hila. Ishte anëtari i Kryesisë dhe kryesuesi i listës së Këshillit

Bashkiak për PD- në, Vau Dejës Gjon Marku, i cili bëri publik edhe këtë qëndrim duke vlerësuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, por edhe domosdoshm­ërinë që PD- ja Vau Dejës të mbështesë kandidatin e primareve. Në përfundim të mbledhjes anëtarët e PD- së në Vau Dejës firmosën edhe një peticion drejtuar

Kryesisë së PDSH, që të marrë në konsiderat­ë vendimin e tyre unanim për të mbështetur Zef Hilën në zgjedhjet e 14 majit. “Duke pasur në konsiderat­ë deklaratën e kryetarit në detyrë z. Enkelejd Alibeaj që në këtë proces do të merren në konsiderat­ë si kandidatur­at e dala nga procesi i primareve të organizuar­a në vitin 2021, ashtu edhe procesi i primareve të organizuar­a në vitin 2022 nga Komisioni i Rithemelim­it, konstatojm­ë se deputeti i zonës z. Zef Hila, është kandidatur­a e vetme që ka marrë mbështetje­n me votë në të dy këto procese”, thuhet në një deklaratë të degës së demokratëv­e në bashkinë veriore të vendit. “Në emër të

PD- së Vau Dejës shprehim vullnetin tonë të plotë për të mbështetur z. Hila si kandidat unik të të gjithë demokratëv­e të Vau Dejësit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Për shkak të kontributi­t dhe mbështetje­s së tij në zonë, jemi të bindur se z. Hila është një kandidatur­ë fituese. Këtë propozim, kryesia e PD- së Vau Dejës do t’ia përcjell me shkrim z. Enkelejd Alibeaj, znj. Jorida Tabaku dhe z. Gazment Bardhi, si përfaqësue­s të organeve drejtuese të PD- së. Mbetemi të bindur që vullneti i strukturav­e drejtuese të PD Vau Dejës do të respektohe­t, në funksion të fitores së bashkisë dhe bashkimit të demokratëv­e”, mbyllet deklarata. Pavarësish­t këtij momenti bashkimi, demokratët vazhdojnë të jenë të përçarë për shkak se përplasjev­e të brendshme. PD e

Berishës hyn në garën e 14 majit në koalicioni­n ndërkohë që PD- së e drejtuar nga Enkeljed Alibeaj ka dalë me kandidatët e saj. Deri me tani, Partia Demokratik­e me në krye të komanduari­n Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatët e saj për 16 bashki. Në ditën e dytë të takimeve, kryetari i komanduar i Partisë Demokratik­e Enkelejd Alibaj mblodhi krerët e degëve dhe më pas drejtuesit e degëve të PD- së së Tiranës. Takimet me strukturat e partisë vijnë një ditë pasi Alibeaj zhvilloi bisedime me mbështetës­it e tij, deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Dy ditë më parë Alibeaj deklaroi se PD- ja do të ketë kandidatet e saj për kryebashki­ake dhe këshilla bashkiake në të 61 bashkitë. Në takime u propozua edhe kandidimi vetëm me këshilltar­e bashkiake.

 ?? ??
 ?? ?? Zef Hila
Zef Hila

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania