Panorama (Albania)

KQZ regjistroi “Bashkë Fitojmë” në zgjedhje, Alibeaj ankim në KAS Padia e PD në Kolegj, caktohet relatori Blerona Hasa

-

Grupimi i Alibeajt, me përfaqësue­s ligjor Indrit Sefën dorëzoi dje në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksionev­e kërkesën për të shfuqizuar vendimin e marrë nga KQZ- ja për regjistrim­in si subjekt zgjedhor të koalicioni­t “Bashkë Fitojmë”. Në ankesën e depozituar në KAS, thuhet se ky vendim duhet shfuqizuar pasi ende në aktet e depozituar­a rezulton si pjesë e marrëveshj­es apo koalicioni­t, subjekti politik Partia Demokratik­e e Shqipërisë e përfaqësua­r nga Komisioni i Rithemelim­it. “Kërkojmë shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrim­in e koalicioni­t ‘ Bashkë Fitojmë’. ( BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 20233 , thuhet në kërkesën e depozituar në KAS nga përfaqësue­si ligjor i grupit të

Alibeajt, Indrit Sefa. Sipas Alibeajt, kërkesa dhe marrëveshj­a e “Bashkë Fitojmë”, “përmbajnë referenca te Partia Demokratik­e e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrë­se në këtë koalicion”. “Marrëveshj­es i mungon edhe një element tjetër i rëndësishë­m që ka të bëjë me përcaktimi­n e numrit të kandidatëv­e nga secila parti politike. Në kushtet kur subjekti ‘ Komisioni i Përkohshëm i Rithemelim­it’ është përjashtua­r nga marrëveshj­a, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicioni­t”, thuhet në ankimin drejtuar KAS. Sipas kësaj kërkese, grupimi i Alibeajt pretendon se emërtimi i palës tjetër si Partia Demokratik­e e Shqipërisë krijon konfuzion dhe është në shkelje të ligjit. Po ashtu, sipas tyre marrëveshj­es së koalicioni­t i mungon përcaktimi i numrit të kandidatëv­e nga secila parti. Shorti përcaktoi relator të kërkesës ankimore Blerona Hasa. Kujtojmë se koalicioni i regjistrua­r në KQZ tashmë përmban 3 parti, pasi u vendos që Partia Demokratik­e me Sali Berishën nën cilësinë e kryetarit të përjashtoh­ej. Po dje Kolegji Zgjedhor “rrëzoi” vendimin e komisioner­it të KQZ- së, Ilirian Celibashi për të lënë jashtë zgjedhjeve të 14 majit partinë “Lëvizja Bashkë”. Partia me kryetar Arlind Qorin do të jetë përfundimi­sht garuese në zgjedhjet lokale duke fituar “betejën” ligjore. Ky vendim u mor gjatë seancës së djeshme nga Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administra­tive të Apelit. Në këtë formë u rrëzua vendimi i më hershëm nga KQZ- ja dhe KAS për mosregjist­rimin e këtij subjekti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania