Panorama (Albania)

Indrit Hoxha ngre “alarmin”: 11 tenderë korruptivë me vlerë 14 milionë euro

Kandidati për Bashkinë e Vorës: SPAK të zbarkojë në zyrat e Bashkisë Vorë, të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë

- VALENTINA MADANI

Kandidati i koalicioni­t “Bashkë Fitojmë” për kryetar i Bashkisë Vorë, Indrit Hoxha denoncoi dje se 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove të zhvilluara nga Bashkia e Vorës janë abuzive dhe korruptive.

Z. Hoxha i bëri thirrje Prokuroris­ë së Posaçme, SPAK “të zbarkojë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe do shohin nga afër abuzimin dhe vjedhjen e parave që i është bërë qytetarëve të saj”. Indrit Hoxha njoftoi se i është drejtuar me kërkesë zyrtare për informacio­n Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucio­neve te tjera, për disa tenderë të zhvilluara në Bashkinë Vore gjatë katër viteve të fundit. “Shpresoj që këto institucio­ne të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparen­cë dhe përgjegjsh­mëri për tenderët përkatës. Në të kundërt, mospërgjig­ja dhe mungesa e transparen­cës, do të konsideroh­en si përpjekje dhe pjesëmarrj­e në mbulimin dhe fshehjen e korrupsion­it që është bërë me këto tenderë. Bëhet fjalë, jo për lek xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove. Si kandidat për bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, i bëj thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë shqiptare t’i hetojnë këto tenderë korruptivë, të cilët qartësisht janë bere jo për punë, por për të vjedhur, sepse këta shpikin punë, jo për t’i bërë, por për të grabitur fondet. Për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë”, deklaroi Indrit Hoxha. Sipas tij, organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja

dhe korrupsion­i, shtetëror apo privat. “Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeveris­jes lokale të Edi Ramës. Për katër vite ka ndryshuar pesë kryebashki­akë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashki­ak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qytetarëve të Vorës. Vora

ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarë­ve”, theksoi kandidati demokrat. Ai kërkoi se që kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. “Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës. Korrupsion­i galopant në Vorë e ka falimentua­r Bashkinë, dhe asnjë institucio­n nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjës, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjej­e të mirë. Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapague­sve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone. Me 14 Maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsion­it do t’i vijë fundi dhe një periudhë e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës. Të gjithë personat që kanë abuzuar me paratë e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojn­ë! Së bashku fitojmë!”, u shpreh Indrit Hoxha.

 ?? ?? Indrit Hoxha
Indrit Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania