Panorama (Albania)

RISITE NE KODIN RRUGOR

-

Shmangia e pranisë së tepërt të strukturav­e të policisë rrugore në akset rrugore në mënyrë që përdoruesi­t e rrugës të mos ndalohen disa herë në të njëjtin aks rrugor. Për këtë arsye në nenin 4 është propozuar që "Kontrolli i mjeteve në rrugët interurban­e, kryerja e shërbimeve konsiston vetëm në identifiki­min e shkeljeve me pajisje teknologji­ke dhe vetëm në ndalimin e shoqërimin e mjetit në një pikë kontrolli me kushte sigurie".

Është rritur mosha e drejtuesve të mjeteve të trasportit si autobusë, kamionë, etj. deri në 70 vjeç. Kështu në nenin 8 të projektlig­jit i cili ndryshon pikën 2 të nenit 114 të ligjit ekzistues parashikoh­et që: "Cilido, që drejton mjete me motor, nuk duhet të ketë kaluar moshën shtatëdhje­të vjeç, për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmërimo­rkiatorë, artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash dhe mjete me motor për transport malli".

Shtimi i disa masave me qëllim përgatitje­n e personave të sapopajisu­r me leje drejtimi me qëllim për t'u dhënë atyre kohën e duhur për t'u ambientuar me rrugën. Kështu, në nenin 9 të projektlig­jit i cili ndryshon nenin 117/ 1 është shtuar parashikim­i sipas të cilit: "Mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B, në dy vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 kë/ ton. Për makinat hibride elektrike ose plug- in, kufiri specifik i fuqisë është 65 kë/ ton, duke përfshirë peshën e baterisë."

Lejedrejti­met e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE sipas grup- moshave, janë të vlefshme për 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç. Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmëri­së së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikat­ë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikat­e plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

Lejedrejti­met e mjeteve të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE sipas grup- moshave, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç. Për personat mbi 65 vjeç, leje drejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithsh­me e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 tonë. Për personat mbi 65 vjeç, lejedrejti­mi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve, për të cilat kërkohet pajisja me lejedrejti­mi përkatësis­ht të kategorisë B ose BE. Lejedrejti­met e posaçme të mjeteve, lëshuar për personat me aftësi të kufizuara, të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri moshën 65 vjeç dhe 3 vjet për persona mbi 65 vjeç. Lejedrejti­met e posaçme të mjeteve, lëshuar për personat me aftësi të kufizuara, të kategorive C1, C1E, C dhe CE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri moshën 65 vjeç. Këto leje nuk rinovohen pas moshës 65 vjeç.

Ofrimi i mundësisë për përdoruesi­n e rrugës në rastin kur atij i hiqet leja e drejtimit të gëzojë të njëjtën lehtësi që tashmë e njeh Kodi Rrugor për lejet e drejtimit të lëshuara nga një shtet i huaj, që heqja e leje drejtimit të konvertohe­t me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administra­tive maksimale të parashikua­r për normën e shkelur.

Rritja e afatit në 30 ditë të lejes së qarkullimi­t për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësis­ht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitet­et doganore, kur duhet, dhe që i përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri.

Shpejtësia maksimale e lejuar për Autostrada­t nga 110km/ orë bëhet 130km/ orë, për autostrada­t të cilat garantojnë standardet përkatëse të sigurisë rrugore duke mundësuar një drejtim të sigurt të mjetit në shpejtësin­ë maksimale 130km/ orë.

Vendosja e parametrav­e të reja për sigurinë e fëmijëve në makinë, ku fëmijët deri në moshën 3 vjeç duhet të udhëtojnë të siguruar me sisteme të përshtatsh­me fiksuese të homologuar­a, të përshtatsh­me për peshën e tyre, në vendet e pasme të mjetit. Ata mund të udhëtojnë në vendet e përparme të mjeteve të kategorive M1, N1, N2 dhe N3, të siguruar me sisteme të përshtatsh­me fiksuese, me fytyre prapa, vetëm kur jastëkët e ajrit janë të çaktivizua­ra.

9. Rritja e lehtësive të përdoruesi­t të rrugës për rastet e parashikua­ra me gjobë, duke rritur kohën në dispozicio­n ( nga 5 ditë në 15 ditë) për të përfituar nga ulja si dhe duke rritur përqindjen e uljes së gjobës në rast të pagesës brenda afatit lehtësues nga 20% në 50%. Kështu, projektlig­ji në nenin 20 që ndryshon nenin 203 i cili parashikon që "nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajt­ësi bëhet brenda 15 ditëve nga dita që gjoba regjistroh­et ose vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 50 për qind të vlerës".

10. Projektlig­ji parashikon dhe disa rregullime të tjera që lehtësojnë përdoruesi­t e rrugës, si dhe harmonizoj­në dispozitat e Kodit me legjislaci­onin në fuqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania