Panorama (Albania)

Biznesi i huaj vuan për punonjës: Qeveria të investojë në arsimin

Kompanitë e huaja shprehin shqetësim për gjetjen e punëtorëve Konfindust­ria italiane: "Të mbështeten kompanitë me lehtësira fiskale në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri"

- TIRANE

Në Shqipëri operojnë 1000 kompani Italiane. Edhe për këto kompani në Shqipëri, problem mbetet gjetja e fuqisë punëtore.

Presidenti i Konfindust­risë italiane në Shqipëri thotë se kërkesa e kompanive për kapital njerëzor në vend është shumë e madhe.

"Në Shqipëri janë të pranishme shumë kompani italiane, të cilat kanë nevojë shumë për kapital njerëzor. Kërkesa që ne i bëjmë qeverisë është që të bëjnë të pamundurën për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri", tha Sergio Fontana, presidenti i Konfindust­risë italiane në Shqipëri.

Fontana bën apel që qeveria të investoj te të rinjtë dhe formimin arsimor të tyre

për të bërë të mundur qëndrimin e të rinjve në Shqipëri dhe jo emigrimin e tyre.

"Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë për çështjen e edukimit dhe për formimin e të rinjve shqiptar pasi Shqipëria ofron shumë mundësi për të rinjtë shqiptar për të zhvilluar karrierën e tyre në Shqipëri. Kështu që bashkëpuni­mi midis kompanive dhe qeverisë shqiptare duhet të jetë në mënyrë që të bëjnë të mundur qëndrimin e të rinjve dhe mos largimin e tyre jashtë vendit. Qeveria të

mund të mbështesë kompanitë me lehtësira fiskale në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë këtu", theksoi Fontana, duke komentuar lëvizjen e fundit të qeverisë për rritjen e pagës minimale. Sipas kreut të Konfindust­rias italiane, vetëm ky element nuk mjafton për të mbajtur punonjësit në vend. "Pagat janë një element i rëndësishë­m për mbajtjen e fuqisë punëtore të kualifikua­r. Por kjo do të thotë që të rrisësh pagat duhet të rrisësh edhe aktiviteti­n e kompanive. Megjithatë në këtë rast mund të ndërhyhet për të përmirësua­r të tjera aspekte të mirëqenies së punonjësve".

Qeveria rriti së fundmi pagën minimale nga 34 mijë lek në 40 mijë lekë. Përgjatë harkut kohor të 10 viteve të fundit paga minimale ka ndryshuar 10 herë në rang vendi ku rritja ka qenë 1- 2 mijë lekë, ndërsa rritja e fundit me 6 mijë lekë është më e madhja. Sakaq, paralajmër­oi se së shpejti do të ndërhyjnë edhe në nivelin e pagave të mesme.

 ?? ?? Sergio Fontana, presidenti i Konfindust­risë italiane në Shqipëri
Sergio Fontana, presidenti i Konfindust­risë italiane në Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania