Panorama (Albania)

Arrestohet ish- kreu i Doganës së Fierit, Policia: Ishte i dehur

-

Aksidentet e rënda në vendin tonë nuk kanë të ndaluar. Mirëpo, përveç rasteve fatale ku shpesh pakujdesia e drejtuesve të mjeteve sjell pasoja me humbje jete, aksidenti i dy ditëve më parë në Vlorë nxori në pah edhe një rast ku një ish- zyrtar i lartë drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Personi që u arrestua orë më vonë, rezulton jo pak i njohur për shkak të një skandali, në të cilin ka qenë protagonis­t publikisht, por me sa duket Prokuroria ka hezituar ta ndalojë e për pasojë vuri në rrezik jetën e 3 personave në Vlorë. Policia bëri me dije se ka arrestuar ish- drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili shkaktoi aksidentin e dyfishtë ditën e hënë në Vlorë. Lagji, pasi përplasi një grua, tentoi të largohej, por më pas u përplas me një tjetër automjet. Mbi 46- vjeçarin

rëndojnë veprat penale "Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt", "Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Kujtojmë se Arlind Lagji u përfshi më herët në një skandal pasi u denoncua nga Algert Beluli se e kishte kërcënuar. I riu dyshonte se bashkëshor­tja e tij, Anxhela Ngjeqari, e tradhtonte me ish- drejtorin e Doganave në Fier. Algert Beluli publikoi audiopërgj­ime me zyrtarin, ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ' do ta bëj trupin thela- thela'. Policia në një reagim zyrtar dje saktësoi se Lagji me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet. Policia rrugore e Vlorës e ka vënë nën tri akuza ish- zyrtarin e lartë për veprat penale "Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt", "Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Sipas të dhënave zyrtare gruaja që u përplas në rrugë dhe dy personat që u gjenden në mjetin që përplasi më vonë u nisën menjëherë për në spital dhe vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve. E përplasura në rrugë është në gjendje të rëndë, por mësohet se jashtë rrezikut për jetën.

 ?? ?? Arlind Lagji
Arlind Lagji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania