Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish- anëtarin e KPA- së, Luan Daci

-

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e formës së prerë për ish- anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Megjithëse Gjykata Kushtetues­e e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka vendosur ta lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove. Daci kishte kërkuar heqjen e dënimit për falsifikim dokumentes­h e deklarim të rremë nga të tria shkallët e gjyqësorit e për pasojë kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në Shkallë të Parë, pasi sipas tij janë vendime antikushte­tuese.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që të mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsion­it dhe Apelin e GJKKO ta dënojë me akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. GJKKO vendosi se gjyqtari Luan Daci ka falsifikua­r dokumentac­ionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së

KPA- së. Në dokumentac­ionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në 1997, KLD- ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Pas dënimit nga GJKKO, me kërkesë të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi procedimin disiplinor për ish- anëtarin e KPA, Luan Daci.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania