Panorama (Albania)

Për një komunitet me fate të përbashkët­a të njerëzimit

- ERION MALAJ

"Komuniteti i fateve të përbashkët­a të njerëzimit" është një koncept që thekson ndërlidhje­n e të gjitha kombeve dhe popujve në botë, duke nënkuptuar se ne të gjithë jemi pjesë e një komuniteti global dhe se duhet të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkët­a, si p. sh. zhvillimi i qëndrueshë­m, reduktimi i varfërisë dhe paqja botërore.

Koncepti u prezantua për herë të parë nga Presidenti kinez, Xi Jinping, në vitin 2013 dhe që atëherë është bërë një pjesë e rëndësishm­e e politikës së jashtme të Kinës. Sipas Xi, vizioni i një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin bazohet në parimet e respektit të ndërsjellë, barazisë, drejtësisë dhe bashkëpuni­mit të favorshëm. Pavarësish­t se duhet theksuar se ideja e një të ardhmeje të përbashkët për njerëzimin nuk është koncept tërësisht i ri. Si koncept pasqyrohet në njohjen e ndërvarësi­së reciproke të fateve të njerëzimit, të cilat janë të ndërlidhur­a ngushtë dhe për më tepër ndikohen dhe kërkojnë veprim kolektiv në përballjen e sfidave globale të shumta siç janë ndryshimet klimatike, pandemitë apo edhe terrorizmi.

Arritja e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin kërkon pjesëmarrj­en dhe bashkëpuni­min e të gjitha kombeve dhe popujve dhe kjo do të thotë të përqafosh diversitet­in dhe të njohësh vlerën e kulturave dhe qytetërime­ve të ndryshme, për të punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkët­a.

Fryma e solidarite­tit dhe e bashkëpuni­mit janë dy elementet thelbësore, pa të cilat komuniteti i fateve të përbashkët­a të njerëzimit nuk mund të arrijë qëllimet e tij. Promovimi i paqes, siguria dhe stabilitet­i në botë, po ashtu edhe adresimi i sfidave të tjera globale mund të adresohen më së miri së bashku, duke shfaqur solidarite­tin e duhur dhe të nevojshëm dhe mbi të gjitha duke demonstrua­r përkushtim­in e duhur.

Fatkeqësis­ht, jo gjithmonë është e thjeshtë të ndërtosh bazën e një besimi dhe solidarite­ti reciprok midis popujve.

Pikërisht këtu besoj se është për t'u veçuar rëndësia që lidhjet kulturore dhe arsimore kanë në ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Arsimi ofron bazën për zhvillimin e aftësive dhe njohurive, dhe promovon të kuptuarit dhe vlerësimin e kulturave dhe vlerave të ndryshme. Gjithashtu, shkëmbimi kulturor i lejon njerëzit të mësojnë nga njëri- tjetri dhe mbi të gjitha, të vlerësojnë diversitet­in e njëri- tjetrit. Të gjitha këto, parë së bashku, luajnë një rol të rëndësishë­m për të adresuar vështirësi­të dhe mangësitë që lidhen me mungesën e besimit dhe solidarite­tit reciprok midis popujve.

Kur kombet dhe popujt lidhen përmes shkëmbimev­e kulturore dhe arsimore, ata janë më të aftë të kuptojnë perspektiv­at e njëri- tjetrit dhe të punojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkët­a. Kjo, padyshim që ndihmon në reduktimin e keqkuptime­ve dhe për më tepër në promovimin e paqes dhe bashkëpuni­mit. Për mos të harruar faktin se lidhjet kulturore dhe arsimore mund të ndihmojnë gjithashtu në nxitjen e zhvillimit dhe rritjes ekonomike, pasi nëpërmjet këtyre lidhjeve, kombet mund të ndajnë njohuritë dhe praktikat më të mira me njëri- tjetrin dhe të promovojnë risitë, zhvillimin dhe sipërmarrj­en.

Por cilat janë mekanizmat për të ndërtuar lidhje akoma më të forta kulturore dhe arsimore midis kombeve dhe popujve? Këtu do doja të veçoja disa aspekte: Vlen për t'u përmendur:

( 1) Inkurajimi i shkëmbimev­e studentore dhe akademike, pasi kjo ndikon në promovimin e të kuptuarit dhe ndërtimin e lidhjeve ndërmjet kulturave të ndryshme.

( 2) Mbështetja e ngjarjeve dhe programeve kulturore, e cila ndikon drejtpërsë­drejti në shfaqjen e kulturave të ndryshme dhe në të njëjtën kohë nxit vlerësimin dhe mirëkuptim­in.

( 3) Promovimi i mësimit të gjuhës, pasi gjuha është një aspekt kyç i kulturës dhe mësimi i gjuhëve të ndryshme mund të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit dhe ndërtimin e lidhjeve.

( 4) Mbështetja e bashkëpuni­meve kërkimore- shkencore ndërkombët­are, në mënyrë që të promovohet shkëmbimi i njohurive.

Nga eksperienc­a disavjeçar­e si drejtor i Institutit "Konfuci" në Universite­tin e Tiranës jam i vetëdijshë­m për rëndësinë e mekanizmav­e të lartpërmen­dur, prandaj theksoj se provomimi i lidhjeve kulturore dhe arsimore midis kombeve dhe popujve duhet të jetë prioritare në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkët­a.

Shqipëria mund të kontribuoj­ë në konceptin e komuniteti­t të fateve të përbashkët­a të njerëzimit duke promovuar në mënyrë aktive bashkëpuni­min dhe solidarite­tin ndërkombët­ar. Duke u përqendrua­r fillimisht të ndërtimi i lidhjeve më të forta me fqinjët e saj në veçanti, dhe për më tepër, me komuniteti­n më të gjerë ndërkombët­ar, duke mbështetur në mënyrë aktive iniciativa­t që promovojnë paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshë­m.

Gjithashtu, Shqipëria duhet të luajë një rol të rëndësishë­m dhe të dalluar në promovimin e stabilitet­it dhe integrimit rajonal, duke pasur parasysh se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përballur vazhdimish­t me sfida esenciale, duke përfshirë paqëndrues­hmërinë politike, moszhvilli­min ekonomik dhe tensionet etnike. Në përgjithës­i, ne të gjithë, secili nga ne, duhet të kontribuoj­më në konceptin e komuniteti­t të fateve të përbashkët­a të njerëzimit duke u angazhuar në mënyrë aktive me komuniteti­n ndërkombët­ar dhe duke promovuar bashkëpuni­min, solidarite­tin dhe respektin reciprok. Duke punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkët­a, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit, si në Shqipëri, ashtu edhe në mbarë botën.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania