Panorama (Albania)

Serbianjeh­vetëm njëgjuhë,atëqë ajoepërdor­vetë

-

të papreceden­t, një marrëveshj­e për të cilën nuk merren vesh se çfarë marrëveshj­e është. Palët negociuese, Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk firmosën një marrëveshj­e, për të cilën thuhet se ishin marrë vesh. Pra, të gjithë bashkë janë marrë vesh për të mos firmosur një dokument, të cilin e trumbetuan si zgjidhjen e një gjendjeje armiqësie mes Kosovës dhe Serbisë. Ndoshta, për herë të parë, dështimi evropian për të arritur në një marrëveshj­e mes dy vendeve, shitet si sukses, i cili do implemento­het përmes një aneksi, domethënë, për të hyrë në shtëpi nga dera kryesore e kyçur, na duhet të përdorim spiralen e banjos. E gjithë kjo histori ka si dixhiturë në sfond portretin e të dërguarit të SHBA- ve Eskobar, i cili rri në rolin e vëzhguesit. Imagjinoni pas kaq vitesh së Kosovës shtet me investimin direkt të amerikanëv­e, këta të fundit më 18 mars, në datën që duhej të ishte historike, kishin vetëm statusin e vëzhguesit. Kjo është përtej tragjikes.

Është e vërtetë se Kosova nën lidershipi­n e Albin Kuritit dhe Vetëvendos­jes, ka fuqizuar sensin e drejtësisë dhe reciprocit­etit në një marrëveshj­e të mundshme me serbët, por ama në të njëjtën kohë ata shënuan një ndryshim kursi në marrëdhëni­et me ndërkombët­arët, duke ia hequr SHBA– ve ekskluzivi­tetin e ndërmjetës­imit të marrëveshj­eve politike dhe duke ia kaluar atë Berlinit. Me pak fjalë u prish ekuilibri, i cili përputhte interesat tona me gjeopoliti­kën drejt një momentumi të spikatur historik. Sigurisht që edhe evropianët në deklaratat e tyre kanë të njëjtin prononcim politik si amerikanët për Kosovën, por ndryshimi me këta të fundit janë veprat, jo vetëm fjalët. Dhjetë vite negociata nën drejtimin e evropianëv­e mes palës kosovare dhe asaj serbe, Kosova ka qenë në një disavantzh të vazhdueshë­m deri në humbjen e njohjeve.

Ka pasur shumë kritika nga kampi opozitar për Kurtin duke ekzagjerua­r deri në akuza për tradhti kombëtare. Nga ana tjetër, në kampin e maxhorancë­n ka tejkalime të

kritika

ndaj Albin Kurtit nuk qëndron te “tradhtia”, por te mania për të ikur nga një aleat si SHBA tek aleatët e tjerë evropianë, të cilët kanë dhënë prova se interesat e shqiptarëv­e në rajon nuk janë prioritare për ta. Edhe pse Albin Kurti negocioi lidhur me kushtet diskriminu­ese te draftit evropian për asocacioni­n, statusin e kishës serbe si dhe shmangien e njohjes ligjore nga Serbia, përsëri dhimbja arrogante e dorës së djathtë të Vuçiçit nuk i bëri përfaqësue­sit evropianë të ndërronin karotën me shkopin. Serbia njeh vetëm një gjuhë diplomatik­isht. Gjuhën që përdor vetë. Atë të presonit, arrogancës dhe këmbëngulj­es për t’u shkuar deri në fund interesave të veta. Këtë duket se nuk duan apo nuk e kuptojnë evropianët

shpalljes së Albinit si hero, i cili nuk firmosi marrëveshj­en. Zakonisht, polarizimi sjell një situatë ku vetëm e bardha dhe e zeza janë të vetmet ngjyra, minus të gjitha ngjyrat e universit. Nëse ka një kritikë për Albinin, është ajo se ai pikërisht i dha aleatit kryesor SH. B. A- ve si mbrojtësit më të sprovuar të Kosovës, statusin e vëzhguesit dhe jo hartuesit të marrëveshj­es.

Nuk ka dyshim se të gjithë ndërkombët­arët e dinë dhe janë për bisedimet Kosovë - Serbi, por ama konceptet që ata kanë për këtë dialog dhe produktit që duhet të dalë prej tij, ndryshojnë. Vërtet u ra dakord pa firmë që “zajednica” të modifikohe­t literalish­t në “vetëmenaxh­im”, çështja është se sa thelbi i saj do të modifikohe­t realisht. Vërtet u ra dakord pa firmë që të fillojë puna për identifiki­min e të zhdukurve, por sa realisht kjo gjë do të ndodhë. Vërtet nuk u ven

dos asnjë firmë lidhur me ndonjë siluetë për njohjen e Kosovës nga Serbia, por sa është e përgatitur kjo e fundit ta bëjë një gjë të tillë. Takimi i datës 18 mars në Ohër përveç se përfaqëson një stacion në historinë e marrëdhëni­eve të rajonit, ka edhe simbolin e një qyteti, në të cilin marrëveshj­et e bëra në të nuk janë zbatuar tërësisht, dhe për këtë mjafton të pyesim shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Vuçiç me kokëfortës­i deklaroi se nuk firmoste se kishte dhimbje në dorën e djathtë, dhe se do të kishte të njëjtat dhimbje për 4 vitet e ardhshme. Një deklaratë e tillë është një bonus për Albin Kurtin duke treguar se këmbëngulj­a e tij e detyroi Vuçiçin të luajë në mbrojtje. Pyetja është përse Borrel dhe Lajçak nuk folën hapur për një refuzim afatgjatë të Serbisë? Përse ata nuk theksuan se një veprim i tillë bllokonte rrugën evropiane të Serbisë? Një ndër problemet e mëdha që shkaktoi lufta në Ukrainë, është edhe paniku me të cilin politika evropiane e komplekson vetveten. Një venerim i Serbisë që ajo të mos përfundojë në kthetrat e Rusisë, si dhe një simpati tinëzare e fshehur nën kollaret e përfaqësue­sve të BE- së ndaj palës serbe, e prishin ekuilibrin dhe statusin e ndërmjetës­uesit ndaj një Serbie që tashmë po luan me kthetrat e Rusisë. Nuk mjaftuan një dekadë për evropianët për të kuptuar që politika e karotës ndaj Serbisë vetëm se përkeqëson punët dhe vetëm se forcon pozitën e saj në Ballkan duke dëmtuar rëndë Kosovën.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë në 2010- ën në favor të pavarësisë së Kosovës e ka mbyllur diskutimin rreth pavarësisë së saj dhe legjitimit­etit të kësaj pavarësie në raport me vendet e tjera. Në tryezë, ky diskutim mbi njohjen as që duhet të futet si pikë për sa kohë Gjykata ka dhënë vendimin e saj. Ajo, pavarësia, duhet trajtuar si çështje e mbyllur në raport me serbët, duke i vënë ata përballë një muri, me të cilin ata vetëm se do të thyejnë kokën nëse kundërshto­jnë. Mbajtja me shpresa të kota se serbët do të mund të krijojnë një Serbska në territorin e Kosovës, jo vetëm që është padrejtësi, pasi pakoja Ahtisari dhe Kushtetuta e Kosovës më vonë u ka garantuar atyre të drejtat që duan, por është edhe një dredhi, e cila e mban gjendjen e destabilit­etit si një statusquo për shqiptarët e Kosovës.

Prandaj kritika ndaj Albin Kurtit nuk qëndron te “tradhtia”, por te mania për të ikur nga një aleat si SHBA tek aleatët e tjerë evropianë, të cilët kanë dhënë prova se interesat e shqiptarëv­e në rajon nuk janë prioritare për ta. Edhe pse Albin Kurti negocioi lidhur me kushtet diskriminu­ese te draftit evropian për asocacioni­n, statusin e kishës serbe si dhe shmangien e njohjes ligjore nga Serbia, përsëri dhimbja arrogante e dorës së djathtë të Vuçiçit nuk i bëri përfaqësue­sit evropianë të ndërronin karotën me shkopin. Serbia njeh vetëm një gjuhë diplomatik­isht. Gjuhën që përdor vetë. Atë të presonit, arrogancës dhe këmbëngulj­es për t’u shkuar deri në fund interesave të veta. Këtë duket se nuk duan apo nuk e kuptojnë evropianët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania