Panorama (Albania)

Dobi skanon Shqipërinë: Mund të marrim pikë në Varshavë

-

Shqipëria nis kualifikue­set e "Euro 2024" me datën 27 mars në Varshavë ndaj Polonisë. Një nga ata që i njeh mirë polakët pasi ka drejtuar skuadra atje është trajneri i njohur, Enkeleid Dobi. Ish- numri një i pankinës së Kukësit ka dhënë një intervistë për "Sport News" në "News 24" ku ka folur pikërisht për 90minutësh­in në fjalë.

Dobi, keni kaluar një pjesë të karrierës në Poloni, si lojtar dhe si trajner, jetoni aty, keni nënshtetës­i polake, çfarë mendimi kanë Polakët për Shqipërinë, si e presin këtë ndeshje?

Këtu e respektojn­ë Shqipërinë. Këtu e respektojn­ë të gjithë punën dhe progresin që është bërë në futbollin shqiptar. Ka një pjesë njerëzish që e nënvlerëso­jnë Shqipërinë, janë të ndara opinionet. Ka filluar edhe interesimi i kampionati­t polak për shqiptarët.

Çfarë e pret Shqipërinë në Varshavë? Sa do të ndikojnë dy sfidat e fundit që kishim në kualifikue­set e Botërorit?

Për Poloninë këto janë ndeshje shumë të rëndësishm­e, kanë një trajner me eksperienc­ë. Në ndryshim nga trajneri ynë, kanë një trajner më me emër dhe më të uritur. Santos është i vjetër, por i ri në Poloni. Santos ka një përvojë të madhe. Polonia mendoj se do të jetë konsekuent­e. Ai kërkon ekuilibër në lojë. Mund të themi se Portugalia nuk doli kampion Europe me lojën e Portugalis­ë, por me lojë solide.

Dobi, Polonia nuk është vetëm Levandovsk­i, cila është pika e tyre më e fortë, dhe cila është pika më e dobët, ku mund t'i godasë Shqipëria?

Unë mund të them me aq sa e njoh Poloninë, kanë një ekip që nuk bazohet te fiziku. Duhet të kemi një ekuilibër të jashtëzako­nshëm. Në ekip kanë një lojtar si Leva, aftësitë e të cilit dihen. Unë mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm të mos i lejojmë të bëjnë kundërsulm­e.

Dobi, për këtë do të bëni tifo në këtë sfidë, me jepni një parashikim, se del kjo ndeshje?

Unë them se me pak kujdes dhe me mirorganiz­im, një pikë do të ishte me të vërtetë një sukses. Fusha, vendi dhe koha do ta tregojë si do të shkojnë gjërat. Ne mund të jemi më të freskët. Unë them se një pikë do të ishte mirë. Ndoshta 0- 0, nuk e di.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania