Panorama (Albania)

Titullarët, zbardhet plani për në Poloni

Silvinjo tepër aktiv, sa shumë ndryshon nga Edi Reja

- KRISTI SEJATLLARI

Në mungesë të miqësoreve që janë një problem serioz për një trajner, i cili e nis këtë fushatë eliminator­e, ku ne synojmë patjetër që të kualifikoh­emi në Europian, Silvinjo po i bën seancat stërvitore shumë intensive.

Ndryshe nga Edi Reja, bie në sy fakti që ai merr pjesë në mënyrë aktive gjatë një seance.

KRAHASIMI ME REJËN

Nëse Edi Reja ua linte ndihmësve të tij, ishte më pasiv dhe udhëzonte nga distanca e jepte direktiva, Silvinjo po praktikon një tjetër mënyrë, kjo për shkak edhe të moshës, por edhe të ambicieve që ka, por ndoshta edhe për shkak se gjysmën e skuadrës e ka pothuajse të fjetur dhe jo në ritmin që ai kërkon. Kjo vihej re po t'i hidhje një sy edhe stërvitjes së djeshme. Trajneri, nga shumë pranë, udhëzonte gjatë gjithë kohës lojtarët e tij në momentin e një ndeshjeje brenda grupit, e cila zgjati rreth 40 minuta, pasi kishin përfunduar me nxehjen. Të ndarë në dy grupe dhe fillimisht kuadratet për të shënuar ishin dy porta hungareze, më pas, pasi vetë lojtarët shkuan dhe morën portën e lëvizshme, në gatishmëri u vunë edhe dy portierët, Tomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

SEANCA STËRVITORE

Gjatë kohës së pushimit, dyshja Asllani- Bajrami po kryenin disa pasime bashkë, duke kujtuar kohët e sezonit të kaluar kur ishin të dy pjesë e Empolit. Më pas me ta u bashkua edhe Abrashi. Teksa, sa i përket lojës, përfundoi 2- 0 për njërin ekip, ku golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Qazim Laçi. Një moment kur Balliu duhet të pasonte për Asanin në krah gjatë lojës, mbrojtësi nuk zgjodhi atë rrugë, teksa Silvinjo gjeti momentin dhe i shpjegoi mbrojtësit se atë top duhet ta pasonte drejt, madje duke hedhur në atë drejtim edhe bilbilin që mbante në dorë. Më pas është Doriva ai i cili e mori bilbilin në tokë dhe ia çoi trajnerit. Interesant­e ishin edhe paraqitjet e Lindon Selahit, që u rikthye pas shumë kohësh në ekipin kombëtar dhe gjithashtu Anis Mehmeti, i cili po kalon një formë të mirë në Angli, gjatë lojës brenda grupit u vendos në krahun e majtë të mesfushës, pozicion ku në grupin tjetër të lojtarëve ishte vendosur Uzuni. Gjatë disa momenteve ai u ndërrua me Nedim Bajramin dhe kaloi nga e djathta. Për shkak se disa prej lojtarëve ishin të ngarkuar,

Silvinjo kishte marrë përforcime në stërvitje, teksa në pjesën e dytë të lojës, u aktivizuan tre lojtarë nga ekipi kombëtar U17 i Ervin Bulkut, të cilët luajtën për disa minuta. Në përfundim të lojës brenda grupit, disa lojtarë si Mehmeti, Asani, Veseli qëndruan për të bërë disa goditje në portë, aty ku Kastrati ishte i gatshëm.

FORMACIONI

Është shumë herët për të realizuar dhe për të kuptuar se çfarë skeme do të përdorë Silvinjo, por nga një vështrim i thjeshtë dhe nga informacio­net që arriti të merrte "Panorama Sport", ka shumë gjasa që formacioni i ndeshjes me Poloninë, duke parë performanc­ën e lojtarëve, duke parë skemën dhe atë që lojtarët po japin në kaq pak stërvitje, të jetë ky. Në portë, edhe pse ka dilema, më i avantazhua­r është Etrit Berisha. Mbrojtja pritet të rreshtohet me Ivan Balliun nga e djathta, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj, që duhet të luftojë me Frederik Veselin për një vend dhe nga e majta Elseid

Hysaj. Përpara tyre të avantazhua­r janë: Ylber Ramadani, Amir Abrashi dhe Qazim Laçi. Të tre mesfushorë­t kanë qenë me një ritëm më të lartë në stërvitjen e djeshme, ndryshe nga Klaus Gjasula, i cili vjen edhe nga një pauzë e gjatë për shkak dëmtimi që prej shtatorit të vitit të kaluar, por edhe nga Kristjan Asllani, i cili vuan mungesën e minutave. Ndërkohë, sa u përket krahëve, ato pritet të mbulohen nga Jasir Asani djathtas dhe Myrto Uzuni majtas, dy lojtarë, të cilët po kalojnë

një formë të shkëlqyer. Ndërsa përpara deri tani mund ta nisë Taulant Seferi. Gjithsesi, deri në fundjavë, në bazë edhe të asaj që do të tregojnë në stërvitje, ky projeksion mund të ndryshojë. Silvinjo ka mbyllur dje seancën e tretë stërvitore dhe sot do të zhvillojë të radhës, ku idetë e tij do të qartësohen edhe më shumë.

SHQETËSIME­T

Përveç mungesës së Armando Brojës, Berat Gjimshitit, Keidi Bares dhe Ardian Ismajlit, të cilët janë pika të rëndësishm­e

për ekipin kombëtar dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Poloninë, dy futbollist­ë që duhet të bëjnë diferencën për shkak të moshës së tyre, por edhe pse luajnë për dy klube të Serisë A, janë Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Përveç dëmtimeve, shqetësim mbetet edhe forma e tyre, ku rrezikojnë që të mos marrin minuta në këtë ndeshje, kjo për shkak se jo vetëm që nuk luajnë rregullish­t me klubet e tyre, por nuk kanë as shkëndijën e duhur në stërvitje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania