Panorama (Albania)

Odise Roshi: Goli nuk ishte për Silvinjon

-

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka qenë i ftuar ditën e djeshme në emisionin "Panorama Sport", në "Panorama TV". Ai foli zgjedhjet e Silvinjos, ndeshjen me Poloninë duke u uruar fitoren Kombëtares. Ndër të tjera Roshi tregoi për marrëdhëni­en e mirë me Bekim Balajn, duke u shprehur se mund t'i bashkohej Vllaznisë për hatër të tij.

Si po ju shkon aventura në Turqi?

Në Turqi ndihem shumë mirë, dhe ndihem si afër shtëpisë. Kam luajtur gjashtë vite në Rusi dhe kam qenë larg mentalitet­i tim dhe deri tani kemi ecur mirë, kemi marrë disa fitore në ndeshjet e fundit dhe pretendojm­ë të ngjitemi në Superligë. Kemi bërë një ndeshje të mirë dje ndaj një kundërshta­ri direkt dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

Dje shënuat edhe një gol, na i përshkruan­i pak emocionet?

Nuk është se ndjeva ndonjë emocion të madh dje kur shënova, se kam shënuar shpesh, por ishte dedikim për fëmijën e dytë që unë pres.

A mendoni se me këtë gol keni përshëndet­ur trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, i cili nuk ju ka ftuar për ndeshjen me Poloninë?

Unë bëj punën time dhe nuk e kam përshëndet­ur Silvinjon, unë e respektoj, ai i di zgjedhjet e tij, ai tha që jemi të gjithë të rëndësishë­m, por këta lojtarë janë vetëm për ndeshjen me Poloninë dhe rruga mbetet e hapur.

A jeni ndierë paksa i "tradhtuar" nga trajneri?

Nuk është se ndihem i tradhtuar, pasi mendimet tona janë të ndryshme, çdokush dëshiron që të jetë pjesë e Kombëtares, unë e kam pritur ftesën 12 vjet rresht. Normale që u mërzita pak, por e respektoj vendimin tij, pasi ndoshta është e duhura për këtë ndeshje. Unë nuk dua të flas për çfarë kam dhënë në fushë, pasi kam dhënë shpirtin. Është ndeshje e vështirë me Poloninë, ka një atmosferë të madhe, besoj që na quajnë inferiorë, por ne jemi pretendent­ë për të shkuar në Europian, unë shpresoj dhe jam i bindur që do të marrim pikë të hënën.

Si e shihni ndeshjen kundër Polonisë?

Është një ndeshje e vështirë dhe kemi luajtur në atë stadium. Kanë një atmosferë të madhe nga tifozët dhe na quajnë pak inferiorë, por ne jemi pretendent­ë për të vajtur në Botëror dhe shpresoj me këto cilësi që kemi do të shkojmë dhe madje them se mund të marrim pikë në ndeshjen e së hënës. Polonia ka cilësi dhe këtë e treguan në Botëror. Ekipi më i fortë është Polonia në grupin që jemi ne, me Çekinë do të jemi "dhëmb për dhëmb".

Sa gjatë do të qëndrojë Roshi në kampionati­n turk?

Së ardhmes nuk i dihet asnjëherë, për momentin ndihem shumë mirë në Turqi. Kam edhe një vit kontratë me ekipin ku jam dhe kam pasur dy- tri oferta në shtete të tjera. Të shohim.

Gjatë merkatos së dimrit thatë se keni pasur oferta, nga klubet shqiptare keni pasur ndonjë?

Jo. Kam pasur disa bisedime, por nuk kam qenë i interesuar, pasi unë jam këtu në kontratë dhe synoj që të shkoj në një kampionat më të mirë. I kam ndërprerë bisedimet me klubet shqiptare, pasi synoj një kampionat më të fortë.

Sa ju mungon Bekim Balaj? Bekimi ma njeh lojën si shok dhe si partner në fushë, sidomos krosimet kur i hedh në zonë. E kam ndjekur në kampionati­n shqiptar. Shpresoj t'i shkojë sa më mirë. Flasim pothuajse çdo ditë në një grup të përbashkët që kemi me shokët.

Nëse në të ardhmen do t'ju vinte një ofertë nga Vllaznia?

Nëse do të më vinte ofertë nga Vllaznia edhe mund t'i bashkohesh­a.

Familja, e pëlqen djali futbollin?

Djali i ka sytë në televizor kur luaj unë. Ëndrra ime është që Rois të jetë futbollist dhe të ndjekë hapat e mi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania