Panorama (Albania)

Festa e ndarë për 33- vjetorin e “RD”, mesazhet e krerë të PD- së

“PD do të çlirojë median shqiptare”, Basha: Lidhjet me pushtetin kanë zhbërë misionin kryesor të tij

-

Përvjetori i 33- të i themelimit të gazetës së parë të lirë, Rilindja Demokratik­e i gjeti të ndarë demokratët. Drejtues dhe themelues të saj u mblodhën mbrëmë poshtë pallatit të liderit demokrat Sali Berisha, i lënë në ‘ arrest shtëpie’ nga gjykata.

Sali Berisha nga dritarja e banesës së shtëpisë së tij mesazhin e parë e adresoi për gazetarët. “Ata janë parlamenta­rët e fjalës së lirë pa imunitet dhe beteja e tiranit filloi kundra tyre. Liria e shtypit po vdes. Mos kemi iluzion se fjala e lirë është antidot i diktaturës, se vdekja e saj është vdekja e lirisë”, - deklaroi lideri i PD- së. Pas medias një mesazh adresoi edhe ndaj qytetarëve. “Kjo protestë thirrje në ndërgjegje­n e çdo shqiptari, mos u trembni! Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne. Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri”, - u shpreh Sali Berisha. Ndërsa Lulzim Basha në një tjetër ambient, në një prej hoteleve të Tiranës kishte thirrur mbështetës­it e tij për të festuar 33 vjetorin e gazetës zyrtare të PD- së. Basha paralajmër­oi nga një takim me demokratët se në programin e tij do të përfshijë edhe çlirimin e medias. Sipas kreut të PDsë, lidhjet me pushtetin e kanë zhbërë misionin kryesor të medias. “Zotimi i im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria”, - tha ai. “U urojmë medias dhe punonjësve të saj një vit të mbarë dhe një vit kthese për lirinë e shtypit. Ne demokratët kemi probleme jo të vogla me imazhin dhe perceptimi­n e imazhit. Pjesë e kësaj është edhe gazeta Rilindja Demokratik­e. Duhet të reflektojm­ë dhe kemi një vullnet dhe besim të rigjetur për të reflektuar siç jemi zotuar 33 vite më parë, për të ndërtuar ura komunikimi me shoqërinë, grupet e interesit dhe individët që përbëjnë shoqërinë shqiptare. Zotimi i im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria dhe lidhjet me pushtetin që ka zhbërë misionin kryesor të medias”, - u shpreh ai. Pak para fjalimit të tij në 33- vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratik­e, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët sesi e komentonte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj ish- kryeminist­rit Sali Berisha. Kreu demokrat refuzoi të jepte një përgjigje, duke thënë se brenda pak ditësh do të zhvillojë një konferencë për shtyp në lidhje me këtë çështje. “Ju premtoj brenda pak ditësh do të jemi në konferencë për shtyp bashkë. Shumë shpejt do ju japë mundësinë për konferencë për shtyp. Unë e respektoj pritjen tuaj dhe ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej”, - tha Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania