Panorama (Albania)

Ligji i “Investimev­e Strategjik­e” propozohet të shtyhet për herë të tretë

-

Ligji i debatueshë­m për “Investimet Strategjik­e” i përfundoi efektet më 31 dhjetor 2023, por një propozim i depozituar në Kuvend pritet që ta shtyjë afatin e tij për të tretën herë radhazi. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, deklaroi në një konferencë shtypi me gazetarët të premten se qeveria ishte në dijeni të propozimit të një deputeti, që përfshinte edhe afatin e ligjit. “Investimet strategjik­e në dijeninë time ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime që lidhen me nivelin e atyre që konsideroh­en investime strategjik­e, edhe me disa aspekte operaciona­le të ligjit, por edhe me shtyrjen e afatit” tha Mete. Nisma e përmendur nga Mete nuk është bërë publike në faqen zyrtare të Kuvendit, por ajo vjen në një kohë kur qeveria ka deklaruar se do të rishikojë legjislaci­onin për investimet gjatë vitit 2024, edhe si kërkesë të BE. I miratuar në vitin 2015, ligji “Për Investimet Strategjik­e” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria “Rama”, fillimisht me afat deri në vitin 2018. Por afati i tij u shty edhe dy herë të tjera në Kuvend. Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesv­e. Sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, skema e investitor­ëve strategjik­ë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale. Socialistë­t refuzuan disa herë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamenta­r për zbatimin e këtij ligji, pas shqetësime­ve se ai ishte përdorur për të favorizuar biznesmenë pranë qeverisë. Njëri prej përfituesv­e është dhe Artan Gaçi, bashkëshor­ti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut, një nga zonat më të bukura në Jug të vendit. Ligji i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimev­e Strategjik­e, i drejtuar nga kryeminist­ri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitor­ëve strategjik­ë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastruk­turë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania