Panorama (Albania)

Pollo: Rruga nuk është e lehtë, por nuk kemi mënyrë tjetër

-

Mbështetës të kreut të Partisë Demokratik­e, Sali Berishës, u mblodhën sërish dje poshtë pallatit të tij në rrugën “Mustafa Matohiti”. Mes mbështetës­ve ishte dhe ish- ministri Genc Pollo, i cili u shpreh se rruga drejt qëllimit nuk do jetë e lehtë, apo e shkurtër, por nuk ka rrugë dhe mënyrë tjetër. “Nuk e kishim menduar se pas 33 vitesh drejtuesi i opozitës do ishte në arrest shtëpie. Ky përvjetor i ‘ Rilindjes’ së PD- së është më domethënës se më parë. Ata që thonë ‘ në fund të fundit foli drejtësia’, janë njerëz që të njëjtën gjë mund ta thoshin për gjyqin që iu bë deputetëve të tjerë dekada më parë. Është kohë për të thënë se aktakuzat janë turp. Nuk po them se rruga jonë drejt këtij qëllimi do jetë e lehtë apo e shkurtër, por nuk shoh rrugë tjetër. Tjetër mënyrë nuk ka”, - u shpreh ish- ministri Genc Pollo. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, i garantoi dje mbështetës­it e tij se në momentin që grihen, nuk ka më vend për Edi Ramën në Shqipëri. Sipas Berishës, kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegje­n e çdo shqiptari që të mos mërziten, të mos lodhen dhe të mos tremben. “Ua them unë se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucio­n, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne. Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri”, - u shpreh ai.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kryen paraditen e djeshme një kontroll në shtëpinë e ish- kryeminist­rit Sali Berisha për të verifikuar nëse ai po zbaton masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Erion Ismaili, drejtor i Krimit Ekonomik në Tiranë, i shoqëruar nga një efektiv me uniformë policie, hynë në banesën e ish- kryeminist­rit në rrugën “Mustafa Metohiti” në Tiranë. Ata qëndruan brenda vetëm për pak minuta dhe më pas u larguan. Ishkryemin­istri vijon të qëndrojë në “arrest shtëpie” në bazë të vendimit të gjykatës së marrë javën e kaluar. Por disa orë më pas për herë të tretë që pas arrestimit shtëpiak, lideri demokrat Sali Berisha mbajti fjalën e tij për demokratët në dritaren e banesës së tij. Mbështetës­ve të mbledhur poshtë shtëpisë së tij u kujtoi se në betejën e nisur nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. “Ndaj dhe koha na fton të ngrihemi dhe njëherë, të mos ecim si somnambul. Të mos mashtrojmë vetën. Sot ka vetëm një rrugë: përballja me Edi Rama, përballja me të keqen”. Berisha paralajmër­oi kryeminist­rin Edi Rama se kur opozita të ngrihet, nuk do të ketë më vend për të në Shqipëri. “Ky dhunim, ky kërcënim, ky sulm ndaj gazetarëve, parlamenta­rëve të fjalës së lirë, është sulm ndaj secilit prej jush. Është sulm ndaj dinjitetit tuaj. Është sulm ndaj të drejtave tuaja për t’u informuar. Dhe nuk ka asgjë, Edi Rama nuk kërkon asgjë nga ju përveç indiferenc­ës suaj, që të vaprojë veprën e tij të zezë. Të mos të kemi iluzion se fjala e lirë është antidoti absolut i diktaturav­e. Se fjala e saj është vdekja e lirisë, është vdekja e demokracis­ë. Pa fjalën e lirë mund të jesh i pasur, mund të jesh profesioni­st i zoti, por njeri me dinjitet nuk je kurrë”, - u shpreh lideri i PD- së. Sipas tij, Rama nuk do t’ia dalë dot që të asgjësojë opozitën teksa e akuzoi se po tenton vendosjen e neodiktatu­rës. “U drejtohem sot qytetarëve shqiptarë, kjo ishte për mediat, por kjo është më tronditësj­a. Por historia e Shqipërisë ka provuar, historia e botës ka provuar se në aktin e parë madhor për të vendosur sistemin e frikës dhe diktaturës, regjimet bëjnë gjithçka për të heshtur opozitën. Me heshtjen e opozitës, mes përpjekjev­e për të heshtur opozitën, ata arrijnë të ngulisin frikën gjer në palcë. Çdo qytetar të shndërrojë njeriun krenar, qenie e barabartë para Zotit, në një larvë që zvarritet në mbretërinë e frikës. E thashë në fillim se kjo protestë është e shenjtë se asgjë nuk do Edi Rama përveçse të marrë fjalën e lirë.

“Kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegje­n e çdo shqiptari: mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni! Ua them unë se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucio­n, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne. Ju garantoj se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri”.

Po pse ndalem unë te ai? Se vetëm ai është i tillë. Dhe nuk është vetëm, është me bashkëshor­ten e tij”, - deklaroi Berisha. Lideri demokrat ftoi shqiptarët që të ngrihen kundër regjimit të Edi Ramës. “Do mbetet në memorien time e pashlyer nata kur sikur të ishte zonja Makbeth, Linda Rama fton gazetarët në Pallatin Presidenci­al dhe u thotë, gati sa nuk u tha shtriga, po ju me ato fjalimet tuaja, që m’i bëni helme dhe gjilpëra burrit tim dhe ne. Imagjinoni ju se çfarë ndajnë ata për fjalën e lirë, për dinjitetin e qytetarëve. Ndaj dhe sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegje­n e çdo shqiptari: mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni. Ua them unë ju, se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucio­n, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne. Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri”, - deklaroi Berisha. Më herët ish- kryeminist­ri, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka akuzuar kryeminist­rin Edi Rama se po përpiqet të shesë Damian Gjiknurin për licencën që i hoqi në kundërshti­m me ligjin kompanisë që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës. Berisha shkruan kryeminist­ri është tmerrua nga procesi i Mcgonigal, pasi rezulton se në Tiranë dhe Uashington ka vepruar si grup i strukturua­r kriminal së bashku me ish- zyrtarin e FBI- së, Duçken e Nezën.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania