Panorama (Albania)

Ahmetaj sot humb mandatin, pas 6 muajsh në arrati

Pas pushimeve të fundvitit, Kuvendi do të duhet të konstatojë pavlefshmë­rinë e mandatit dhe të njoftojë KQZ- në për vakancën

-

Pas gjashtë muajsh në arrati dhe në kërkim ndërkombët­ar lidhur me dosjen e incinerato­rit, nesër më 6 janar, ish- zëvendëskr­yeministri­t Arben Ahmetaj i ' digjet' mandati i deputetit.

Siç e parashikon Kushtetuta, Ahmetajt i ndërpritet menjëherë mandati i deputetit pas 6 muajsh mungese në Kuvend dhe një tjetër përfaqësue­s do të radhitet krahë socialistë­ve. Pas pushimeve të fundvitit, Kuvendi do të duhet të konstatojë pavlefshmë­rinë e mandatit dhe të njoftojë KQZ- në me vakancën, ndërsa institucio­ni i zgjedhjeve të bëjë zëvendësim­in sipas rezultatev­e të zgjedhjeve të 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet me 11.287, duke u renditur në top- listën e 5 më të votuarve të PS në këtë qark. Sipas renditjes së kandidatëv­e të PS- së për qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndysh­e Bici, e cila nga vota preferenci­ale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21- ta në listën e kandidatëv­e të PS për Tiranën. Megjithatë, ka zëra se Bici aktualisht drejtoresh­ë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pritet të mos e pranojë mandatin, kështu automatiki­sht do i kalojë juristit Plarent Ndreca, i cili ka siguruar në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota në Tiranë. Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e incenerato­rëve. Në kërkim ndërkombët­ar pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe fshehje të produkteve të veprës pendale, Arben Ahmetaj, zhvishet edhe nga detyra e fundit, e deputetit të partisë socialiste. Mandati i tij quhet i përfunduar pasi për 6 muaj rresht ish numri dy i qeverisë mungoi pa arsye në kuvend. Ky parashikim në kushtetutë i jep të drejtë kryeparlam­entares Lindita Nikolla, që në nisje të parlamenti­t të bëjë me dije përfundimi­n e mandatit dhe të vë në dijeni Komisionin Qendror të zgjedhjeve për zëvendësim­in e Arben Ahmetaj. Sipas rezultatev­e të dala nga vota e parlamenta­reve të 2021- it, mandatin e deputetit e merr Dallëndrys­he Bici. Mbetet për t'u parë nëse ajo do të lërë detyrën e drejtueses së Kadastrës pas 11 muajsh në krye të një prej institucio­neve më të rëndësishm­e të dokumentev­e të pronësisë. Jo zyrtarisht emri më i përfolur për t'u ulur në karrigen e deputetit është juristi dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Plarent Ndreca. Për nga sasia e votave të marra ai renditet pas Dallëndysh­e Bicit. Grupi parlamenta­r i socialistë­ve nuk do të jetë i vetmi që do të rikthehet në Kuvend me ndryshime. Pjesës më të madhe të opozitës pritet t'i mungojë lideri i saj, Sali Berisha, për shkak të arrestit në shtëpi. Ndryshimet apo mungesat te shumica socialiste dhe opozita janë kokëçarja më e vogël për qeverinë përballë vendosmëri­së së demokratëv­e për të trazuar jetën parlamenta­re. Tymueset, barrikadat me karrige apo çdo formë tjetër që pamundëson normalitet­in në kuvend mbeten deri më tani skenarë të pandryshua­r për opozitën që nga ana tjetër shumica socialiste e kërcënon me përjashtim­e që shkojnë deri në 60 ditë pa punë e rrogë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania