Panorama (Albania)

Beqaj paraqitet në SPAK, kërkon kthimin e laptopit të sekuestrua­r

-

Pas paraqitjes në SPAK, ishministr­i i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, i cili po hetohet për koncesioni­n e sterilizim­it, tha se ishte në zbatim të procesit të vendimit të gjykatës. "E kam thënë dhe para një jave, që preh 20 nëntorit, duhet të respektoj një vendim gjykate dhe çdo të premte duhet të paraqiten në një nga hetuesit e çështjes së sterilizim­it. Ky proces ndodhi dhe sot", - theksoi ish- ministri. Pyetjes nëse ka bërë apelim për sendet e sekuestrua­ra, ai iu përgjigj ' jo', por shtoi se ka kërkuar t'i kthejnë laptopin. "Jo, nuk kam bërë apelim. E para, ajo është një gjë që mund ta refuzosh brenda 24 orësh, unë e kam pranuar. Kam kërkuar që të nesërmen që të paktën laptopin të ma japin sa më shpejt që të vazhdojë komunikimi­n me SPAK për çështjen e sterilizim­it. Siç jam i hapur për të zbatuar gjithçka nga drejtësia, por edhe nga drejtësia kërkoj të jetë korrekte me mua. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportet e KLSH, megjithatë është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma s'më janë vënë në dispozicio­n", - deklaroi ai. Në lidhje me Ermal Kurtulajn, ai tha se e njeh prej 15 vitesh, ndërsa shtoi se bashkëshor­tja e tij nuk ka asnjë lidhje ekonomike me restoranti­n "Gzona" që nga viti 2020. Ndër të tjera, ai tha se kur bashkëshor­tja e tij u largua, mori mbrapsht 1.5 milionë lekë të vjetra për punën e bërë. "Ermal Kurtulajn e njoh për më shumë se 15 vjetësh. Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt të SASPAK. Lokali ' Gzona' është një pyetje e pavend që mund të më bësh. Nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje ekonomike me familjen time. Bashkëshor­tja ime është larguar dhe ka marrë mbrapsht 1.5 milionë lekë të vjetra për punën e bërë", - tha Beqaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania