Panorama (Albania)

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish- prefektin e Kukësit, Granit Gjana

-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish- prefektin e Kukësit, Granit Gjana. Granit Gjana është në masën "detyrim paraqitje" për hetimet që po kryhen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. "Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.01.2024, ora 11: 00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 62 akti, datë 29.12.2023 regjistrim­i, regjistrua­r mbi ankimin e personit nën hetim G. Gj., me objekt: "Ankim ndaj vendimit nr. 133, datë 01.02.2023 dhe vendimit nr. 126, datë 17.11.2023, verifikuar me vendimin nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar" në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: - Miratimin e vendimit nr. 133, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar.

- Miratimin e vendimit nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar.

- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.'- njofton Apeli i Posaçëm i GJKKO- së.

Sipas prokuroris­ë, kallëzimi që u bë shkak për nisjen e hetimeve është dorëzuar në SPAK më 22 maj nga Florin Cungu administra­tor i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet. Më 25 korrik ish- nënkryetar­i i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, u pyet në SPAK dhe pretenduar se kërkesa e shoqërisë ishte mbajtur nga drejtori i taksave Përparim Guri, që i kishte ngatërruar pa dashje me disa shkresa të tjera. Por SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin "Ufo Cengu" sh. p. k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli shkualifik­imin nga dy procedurat e tenderit të karburanti­t. Gjana ushtroi për disa muaj edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.

Imathia. Kamerat identifiku­an autorët, të cilët tentuan pa sukses të dokumenton­in një alibi, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes kanë qenë me persona të tjerë, të tretë, se 1500 eurot ishin huazuar etj. Megjithatë, 48- vjeçari është thyer gjatë marrjes në pyetje dhe ka treguar varrin e të huajit, jashtë Verias, në vendin e quajtur Patrida. 48vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa me të njëjtin dënim vjehr

ri i viktimës dhe nipi 37vjeçar i autorit, ndërsa bashkëshor­tja e 54- vjeçarit me 12 vite burg, shkruajnë mediat greke. Çeçeni apeloi në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që vendimi i apelit të anulohej duke përmendur mungesën e arsyetimit dhe arsye të tjera procedural­e. Juristët e Departamen­tit të 5- të Penal i hodhën poshtë si të pabaza dhe të paqarta të gjitha pretendime­t e tij, duke vërtetuar vendimin e apelit. / BW/

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania