Panorama (Albania)

Krijuan mjete me enë kuzhine që të prisnin hekurat, kërkohet izolimi në "41 Bis"

Zbulimi i arratisjes për shkak të masave morënqë u për sigurinë e jetës së zyrtarëve të burgosur, që u transferua­n nga Durrësi në Fier

-

Burgu i Fierit, prej ditësh është kthyer në vëmendjen e Policisë së Burgjeve dhe të vetë kësaj drejtorie, pasi në këtë godinë të vuajtjes së dënimit, u dërguan ish- zyrtarët e lartë për arsye sigurie.

Pas skandalit të ekzekutimi­t të Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit, Burgjet nisën hartim të planeve të menjëhersh­me për të siguruar jetën e një sërë kryebashki­akësh dhe zyrtarësh të tjerë të kalohen nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, me qëllimin e ruajtjes së sigurisë së këtyre personave. E për pasojë, përgjatë këtyre ditëve, në atë godinë burgu kanë qenë të shtuara masat e sigurisë, që kanë mundur të zbulojnë edhe tentativën për arratisje të killerit që iu mori jetën tri grave dhe plagosi dy të tjera në harkun kohor të më pak se 4 orësh në Tiranë. Por policia e Burgjeve dhe me sa duket as drejtoria e Burgjeve nuk kanë qenë në dijeni të rrezikut që përbën personi në fjalë. Ai është lënë në një qeli me tre persona të tjerë, të gjithë të akuzuar për vepra të rënda penale, ndërkohë që të katërt bashkë kanë hartuar edhe planin e arratisjes. Ajo që thuhet tashmë në lidhje me atë ngjarje është fakti që të katërt këta persona duhet të izolohen në ' 41 bis', në burgun me sigurinë më të lartë dhe me të drejta më të pakta për të burgosurit!

DAN HUTRA

I arrestuar dhe i njohur si vrasësi gjakftohtë i grave, Dan Hutra, është në krye të skenarit të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë të Fierit, që dyshohet se është organizuar gjatë festave të fundvitit. Për të realizuar planin i cili u zbulua nga stafi i burgjeve pak para mesditës së 4 janarit, 42vjeçari nga Kukësi me histori të përsëritur kriminale, bashkëpuno­i me 3 burgosur të tjerë, qelia e të cilëve është ngjitur me të tijën. Tre vlonjatët, Martin Kapllani, Geraldo Veizi, Feti Kovaçi kishin nisur të prisnin zgarën e dritares me mjete të improvizua­ra. Ata kishin krijuar disa tela metalikë që dyshohet se i kishin realizuar duke shtypur enët e kuzhinës. Dan Hutra në qelinë e tij ngjitur me numrin 15, kishte bërë gati çarçafët e improvizua­r si litar. Aty, stafi i burgjeve gjeti edhe mjete prerëse të improvizua­ra. Nën ideimin e Dan Hutrës, të burgosurit, kishin bërë plan të arratisesh­in gjatë ndërrimit të turneve të rojeve. Sapo dyert të hapeshin, Dan Hutra do të kalonte në qelinë e miqve vlonjatë e më tej do të vareshin me litar pasi të kishin prerë hekurat e dritares. Martin Kapllani 21 vjeç dhe Gerlado Veiza 20 vjeç janë futur në burgun e Fierit me masë arrest me burg për vjedhje, në të njëjtën ditë, më 4 nëntor 2023. Aty kanë gjetur bashkëpunë­torin tjetër të tyre, Feti Kovaçi, 28 vjeç i cili ndodhej në paraburgim prej 21 tetorit. Si masë ndëshkimi për planin

Nën ideimin e Dan Hutrës, të burgosurit, kishin bërë plan të arratisesh­in gjatë ndërrimit të turneve të rojeve. Sapo dyert të hapeshin, Dan Hutra do të kalonte në qelinë e miqve vlonjatë e më tej do të vareshin me litar pasi të kishin prerë hekurat e dritares. Martin Kapllani 21 vjeç dhe Gerlado Veiza 20 vjeç janë futur në burgun e Fierit me masë arrest me burg për vjedhje, në të njëjtën ditë, më 4 nëntor 2023.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania