Panorama (Albania)

U vra në burg nga Sokol Mjacaj, trupi i Arben Lleshit ende në morg

-

e arratisjes, Drejtoria e Burgjeve po vijon procedurat për futjen e tyre në regjimin ' 41 Bis', pa një afat të caktuar. Dan Hutra prej 4 marsit 2023 është në masë arresti me burg për vrasjen e 3 grave, dhe plagosjen e 3 të tjerave gjatë të njëjtës ditë në Tiranë e vetëm brenda pak orëve. Të parën vrasje e kreu në 2007- ën, kur ishte vetëm 25 vjeç i mori jetën me thikë gruas së tij të parë. Në atë që u quajt masakra e 1 marsit në Tiranë, Dan Hutra, vetëm pak kohë pasi kishte lënë burgun për dhunë në familje, plagosi ish- bashkëjetu­esen që e kishte denoncuar, Elena Hysën dhe nënën e saj, e në të njëjtën banesë në Paskuqan vrau me armë zjarri motrën e ish- bashkëjetu­eses dhe të fejuarën e vëllait të tyre. Nga aty, vrasësi gjakftohtë arriti në Kamëz dhe vrau Etleva Kurtin 31- vjeçare, për hakmarrje ndaj vëllait të saj Vladimir Kurti me të cilin Hutra kishte pasur konflikt teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg. Pak para, Dan Hutra plagosi në zonën e "Astirit" një 40- vjeçare me të cilin kishte lidhje dhe i kërkonte vazhdimish­t lekë borxh por që ajo kishte refuzuar të ia jepte.

Trupi i pajetë i Arben Lleshit, i cili u vra brenda qelisë nga i dënuari Sokol Mjacaj më 15 dhjetor, ndodhet ende në morg. Mësohet se asnjë familjar i Arben Lleshit nuk është paraqitur për të tërhequr trupin e pajetë. Ndërkohë sipas procedurav­e nëse brenda një afati prej dy muajsh nuk paraqitet askush, varrimi bëhet nga bashkia. Ndërkohë burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se familja Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit deri më tani nuk ka marrë vendim për ta tërhequr trupin, për shkak se sipas disa burimeve, ka marrë sinjale se fisi me të cilin është në hasmëri mund të vijojë hakmarrjen. Arben Lleshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj edhe ky i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015. Ekzekutimi i Arben Lleshit dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrje. Më herët, persona të paidentifi­kuar kanë vrarë dy xhaxhallar­ët e tij ndërsa i kanë rrëmbyer e zhdukur pa gjurmë dy kushërinjt­ë e parë. Pavarësish­t se familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë, sërish ata i frikësohen hakmarrjes, edhe pse rezulton se të afërmit e kishin braktisur 37- vjeçarin dhe asnjë prej tyre se kishte takuar në burg vitet e fundit. Deri më tani ndonëse kanë kaluar 3 javë nga ngjarja e rëndë, në morg është paraqitur një i afërm i viktimës dhe ka bërë identifiki­min e tij në morg, por më pas asnjë pjesëtar i familjes nuk ka nisur procedurat për tërheqjen e trupit. Nëse familja vendos të mos e tërheqë trupin, brenda 60 ditëve, atëherë Instituti i Mjekësisë ligjore kërkon autorizim nga prokuroria e Elbasanit dhe varrimi kryhet nga bashkia, sipas procedurav­e ligjore. Për ekzekutimi­n me 3 plumba të 37- vjeçarit, akuzohet Sokol Mjacaj, por prokuroria nuk ka mundur të identifiko­jë ende urdhëruesi­t e krimit, ndonëse konfliktet mes dy familjeve janë të njohura prej 12 vitesh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania