Panorama (Albania)

Udhëzimi për kalimin e pronësisë, Mete: Rishikim të çmimeve të referencës

"Çmimet e referencës do të amortizohe­n me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës, rishikojmë edhe referencat në bregdet"

-

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një udhëzim të ri, i cili vendos një rregull të ri lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, sipas të cilit çmimet e referencës do të amortizohe­n me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës.

Këtë e bëri me dije vetë ministri Ervin Mete në konferencë­n e mbajtur dje, të parën për këtë vit, në të cilën prezantoi disa nga arritjet kryesore ekonomike për vitin që lamë pas dhe parashikim­et për vitin aktual. "Në kuadër të ligjit ' Për tatimin mbi të ardhurat' është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri, në bazë të të cilit çmimet e referencës do të amortizohe­n me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës", u shpreh ministri, ndërsa shtoi se gjatë këtij viti do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare.

PARASHIKIM­ET

PER 2024

Ekonomia shqiptare do të zgjerohet gjatë viti 2024, duke u mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i turizmit, si dhe ecuria e mirë e sektorit të ndërtimit dhe energjisë. Rritja, pritet të jetë të paktën në nivelet e vitit 2023, ose edhe më e lartë dhe e balancuar me kthesën e pritshme të ekonomisë botërore dhe asaj evropiane, deklaroi Mete në konferencë­n ku prezantoi disa nga arritjet dhe zhvillimet kryesore ekonomike për vitin 2023, si dhe parashikim­et për vitin aktual.

Ministri theksoi se rritja e mëtejshme ekonomike do të mbështetet nga buxheti i vitit 2024, i cili parashikon 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikua­ra, zbritje të borxhit publik nën nivelin 60% dhe mbi 634 miliardë lekë të ardhura tatimore të parashikua­ra.

REZYMEJA PER 2023

Duke u ndalur te viti 2023, ministri Mete u shpreh se viti që shkoi ishte një vit pozitiv për ekonominë dhe financat e vendit, ku fundi i vitit ishte i qetë në aspektin e përballjes me një sërë ngjarjesh dhe krizash që ekonomia ka kaluar në vitet e fundit, ndërsa vlerësoi se ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi. Ministri tha se ekonomia e Shqipërisë u vlerësua nga FMN dhe BB si një nga ekonomitë më rezistente dhe ecurinë më pozitive në rajon, me pritshmëri për rritje të mëtejshme, ndërsa Standard and Poor's rishikoi në rritje perspektiv­ën e vendit nga e qëndrueshm­e në pozitive, për herë të parë pas 7 vitesh. Nga ana tjetër, vendi doli nga lista gri e FATF/ MONEYVAL, si rrjedhojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandim­eve. Në vijim të fjalës së tij, ministri u shpreh se mbledhja e të ardhurave ka pasur një performanc­ë të mirë, duke u realizuar ndjeshëm mbi pritshmëri­të e fillimit të vitit dhe në linjë me planin e rritur sipas Aktit Normativ, ndërsa papunësia ka zbritur në nivele të ulëta historike, prej 10.5% dhe tendenca është për rënie të mëtejshme poshtë 10% në periudhat në vijim. Këto të dhëna, theksoi ministri, janë inkurajues­e për të vijuar reformat, me fokus uljen e mëtejshme të papunësisë sidomos për gratë dhe të rinjtë.

Ministri theksoi se tanimë ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi, pas një sezoni të suksesshëm turistik me mbi 10 milionë vizitorë të huaj, ku vlerësohet se për 9- mujorin e parë të vitit 2023 flukset hyrëse në vend nga turizmi kanë qenë afro 3.2 miliardë Euro, shifra më e lartë e regjistrua­r ndonjëherë. Nga ana tjetër, investimet e huaja direkte kanë patur një trend rritës, duke e mbyllur nëntëmujor­in e vitit 2023 në nivelin 1.1 miliardë Euro, me rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. "Si rezultat i përmirësim­it të bilancit tregtar, të ardhurave nga turizmi dhe i investimev­e të huaja direkte, ka patur përmirësim të ndjeshëm të ekuilibrit të jashtëm. Llogaria korrente, rezultati i të gjithë marrëdhëni­eve tregtare dhe financiare të vendit me jashtë, i është afruar niveleve më të ulëta historike në rreth 5% të PBB- së nga mbi 10% që ka qenë për një periudhë të gjatë. Inflacioni ka ardhur në ulje, pas një piku, që përsëri ishte ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit dhe më i ulët sesa mesatarja evropiane. Pritshmëri­a jonë është që inflacioni të rikthehet në objektiv brenda këtij viti", tha Ministri.

PAGAT E REJA

Gjatë vitit 2024, do të vijohet me rritjen e pagave në sektorin publik, ku në muajt e parë të vitit do të finalizohe­n vendimet që specifikoj­në rritjen për të gjitha kategoritë, për mjekët e përgjithsh­ëm, infermierë­t dhe punonjësit e tjerë të shëndetësi­së, mësuesit në arsimin parauniver­sitar, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe punonjësit e niveleve zbatuese të administra­tës. "Për të gjitha këto kategori, nga mesi i vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderue­shme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 Euro në sektorin publik. Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40

"Punësimi, në nivelin më të lartë historik"

miliardë lekë, ose 400 milionë Euro dhe parashikoh­et që rritja të vijojë më tej, për të mbështetur punësimin cilësor dhe për të arritur ndër pagat më konkurrues­e në rajon. Besojmë që kjo rritje pagash do të rrisë konkurrenc­ën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat", u shpreh Ministri. Sa i përket reformës së pagave dhe antii- inforamali­tetit, Mete shtoi se qeveria po bën gati një strategji afatmesme të të ardhurave, një dokument në diskutim me Fondin Monetar Ndërkombët­ar. "Ne duhet të avancojmë në digjitaliz­im, përdorim tekonligji­e, përdorim të faktorëve të riskut. Të kalojmë në adminsitra­të më inteligjen­te. Besojmë se duke kryqëzuar informacio­nin që vjen nga një sërë sistemesh mund të arrihet në rezultate të mira".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania