Panorama (Albania)

Nga lojërat e fatit te sigurimi i detyrueshë­m ndaj tërmeteve, plani

-

Për ministrin e Ekonomisë zhvlerësim­i i monedhave të huaja e rrjedhimis­ht forcimi i monedhës vendase tregon performanc­ën e mirë ekonomike. E këtë, e mbështet me disa faktorë. "Forcimi i lekut është reflektim i forcimit të ekonomisë. Nëse kemi vetëm në 9 mujor 3.2 miliardë euro flukse hyrëse nga turizmi, sigurisht që kjo ndikon në forcimin e monedhës vendase, ashtu siç ka edhe një sërë fluksesh të tjera që shprehen në forcimin e monedhës vendase. Ne jemi një ekonomi e hapur, e ndjeshme ndaj zhvillimev­e të partnerëve tanë tregtarë, ndaj zhvillimev­e gjeopoliti­ke që kanë dhënë efekt në atë sektor", tha Mete. Teksa foli për sigurimin e detyrueshë­m të banesave nga tërmetet dhe tha se një draft do të jetë gati në tremujorin e parë të këtij viti. "Ligji është në diskutim, kemi një analizë të Bankës Botërore sa i përket primit nëse do të jetë bazik i unfiirkuar për gjithë vendin apo i ndarë në 2 apo 4 zona të vendit, të cilat reflektojn­ë nga njëra anë riskun sizmik dhe nga ana tjetër vlerën e banesave", tha ministri duke folur më tej për lojërat e fatit, që sipas tij duhet të shkojnë drejt formalizim­it. "Një formalizim që duhet të jetë i kujdesshëm i kontrollua­r dhe transparen­t. Besoj që ligji edhe pas diskutimev­e në komision ka disa aspekte që shkojnë drejt kësaj qasjeje, duke pasur parasysh që të gjitha pagesat planifikoh­en të jenë vetëm përmes sistemit të pagesave. Bëhet fjalë vetëm për lojëra "online", digjitale, të kontrollua­ra. Janë shtrënguar kërkesat që të ketë operatorë me eksperienc­ë ndërkombët­are në vendet e BE- së dhe OECDsë, pra në vende të zhvilluara. Është diskutuar të ketë element gare, pasi numri i licencave është i kufizuar, në mënyrë që të jetë sa më transparen­te dhe rigoroze qasja në këtë drejtim".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania