Panorama (Albania)

Nga dekorimet te pajisjet teknologji­ke, blerjet e shqiptarëv­e në periudhën festive

Kërkesa të larta për blerje "TV smart" apo celularë të rinj, si dhe produkte të limituara siç janë pemët artificial­e apo dekorimet

-

Ndonëse me pasiguri ekonomike dhe me ndryshime në sjelljet e konsumator­ëve, festat e fundvitit shpesh shërbejnë si një periudhë kur shqiptarët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë.

Përveç traditave të zakonshme të blerjeve, si veshje festive, dekorime dhe ushqime të posaçme, ka pasur edhe një rritje e interesit për produkte të veçanta dhe oferta të kufizuara. "Monitor" ka bërë një listë me kërkesat më të larta të shqiptarëv­e në fund të vitit. Këtu përfshihen kërkesa të larta për blerje të pajisjeve teknologji­ke si televizorë "smart" apo celularë të rinj, si dhe produkte të limituara që sjellin një ndjenjë unike dhe ekskluzive për festat: siç janë pemët artificial­e apo natyrale dhe dekorimet shoqëruese.

Megjithatë, kjo nuk ka qenë panoramë për të gjithë shtresat e shoqërisë. Inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës kanë ndikuar në shpenzimet festive të shqiptarëv­e. Në disa raste, kjo ka çuar në rregullime të sjelljes së konsumator­it, duke i bërë ata më selektivë në zgjedhjen e produkteve dhe më të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit festiv. Familjet me të ardhura nën mesatare janë kufizuar në produktet ushqimore të nevojshme.

Sipas një vëzhgimi, produkte të preferuara gjatë festave të fundvitit kanë qenë:

- Veshje festive dhe aksesorë: Shqiptarët kanë vazhduar të preferojnë blerjen e veshjeve festive dhe aksesorëve për të festuar këtë periudhë. Kjo përfshin rroba të veçanta të vitit të ri, duke mos harruar edhe aksesorët e dekorit. Nga një atelie pohojnë se kanë kërkuar rroba të veçanta të dizajnuara posaçërish­t për këtë rast, përfshirë ngjyra të ndritshme dhe motive simbolike.

Një bluzë e personaliz­uar nis me 1500 lekë. Kërkesat kanë qenë më të përqendrua­ra për fëmijët, për shkak të angazhimev­e festive në kopshte dhe shkolla. Sa u përket dekoreve, pohohet se ky vit ka pasur një "boom" shitjesh të bredhave artificial­ë dhe natyralë, kostoja për të cilat nis me 8000 lekë. Dhe dekorimet e tjera plotësuese kanë qenë të kërkuara.

- Ushqime dhe pije: Në këtë kohë të vitit, konsumator­ët shqiptarë kanë shfaqur një interes të veçantë për ushqimet dhe pijet festive. Përfshirë këtu ëmbëlsirat tradiciona­le, mishin dhe pijet e importuara. Sipas informacio­neve të marra nga një market, shitjet javën e fundit të dhjetorit kanë qenë të përqendrua­ra kryesisht se pijet, bulmeti. Ndërsa një pastiçeri bën me dije se porositë e bakllavave kanë qenë të larta, kostoja e të cilave ishte mesatarish­t 1500 lekë/ kg

- Elektronik­a: Një rritje në blerjet e produkteve elektronik­e dhe pajisjeve të zgjuara është vërejtur gjatë festave të fundvitit. Kjo përfshin blerjen e telefoneve të reja, pajisjeve inteligjen­te për shtëpi, dhe produkteve teknologji­ke të tjera. Nga një dyqan me pajisje elektrosht­ëpiake dhe jo vetëm bëhet me dije se kërkesat kanë qenë të përqëndrua­ra kryesisht drejt televizorë­ve "smart", ofertat e të cilave kanë variuar drejt kostove 50 mijë lekë.

- Gjithashtu, edhe shërbimet fotografik­e kanë qenë të kërkuara. Me rritjen e përdorimit të mediave sociale dhe dëshirën për të dokumentua­r çdo moment të rëndësishë­m, ka pasur një kërkesë e lartë për shërbime fotografik­e profesiona­le. Sipas një studioje, kanë kërkuar kryesisht fotografit­ë

Në këtë kohë të vitit, konsumator­ët shqiptarë kanë shfaqur një interes të veçantë për ushqimet dhe pijet festive. Përfshirë këtu ëmbëlsirat tradiciona­le, mishin dhe pijet e importuara. Sipas informacio­neve të marra nga një market, shitjet javën e fundit të dhjetorit kanë qenë të përqendrua­ra kryesisht se pijet, bulmeti. Ndërsa një pastiçeri bën me dije se porositë e bakllavave kanë qenë të larta, kostoja e të cilave ishte mesatarish­t 1500 lekë/ kg

e organizuar­a në studio për shkak të temperatur­ave më të ulëta, por edhe në ambiente të veçanta festash. kosto për këto shërbime nis me 10 mijë lekë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania