Panorama (Albania)

Anketa, 51% e punonjësve me pagë lexojnë në kompjuter Vetëm dy në pesë kanë shkruar tekst, në letër a kompjuter

-

Përdorimi i teknologji­së digjitale ka transformu­ar ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, duke nxitur një interes në rritje për të ardhmen e punës, por është më pak e njohur se si digjitaliz­imi po ndikon te punonjësit aktualë dhe se si ata mund të përfitojnë.

Të dhënat nga Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës treguan se në Shqipëri pak më shumë se gjysma ( 51%) e shqiptarëv­e të punësuar raportojnë se kanë lexuar tekst, në letër ose në ekranet e kompjuteri­t, në kohën kur u krye anketa në vitin 2023 që është shumë më e ulët se mesatarja e BE- së ( 73%), dhe pak më pak se mesatarja në pesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ( 54%).

Të anketuarit më të rinj kanë më shumë gjasa të përfshihen në detyrat e leximit, me rreth gjashtë në dhjetë ( 62%) e atyre të moshës 2534 vjeç, për dallim nga një në katër ( 27%) e atyre të moshës 55- 64 vjeç. Përqindja e të anketuarve që kërkohet të lexojnë të paktën tekstet bazë në punën e tyre është më e lartë në mesin e atyre me arsim të lartë ( 90%), krahasuar me 42% të atyre me arsim të mesëm dhe 22% të të anketuarve me arsim të nivelit të ulët.

Leximi raportohet gjithashtu nga 93% e atyre në profesione të kualifikua­ra, për dallim ne ( 29%- 40%) midis profesione­ve të tjera. Për më tepër, përqindja e të anketuarve të tillë është gjithashtu më e lartë në mesin e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi ( 68%) nëse krahasohet me të punësuarit që punojnë në shërbime ( 53%) dhe bujqësi ose industri ( 40%).

Vetëm dy në pesë ( 40%) punonjës, dukshëm më pak se mesatarja e BE- së ( 58%) dhe pak më poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor ( 42%), thonë se kanë shkruar tekst, në letër ose në ekranet e kompjuteri­t, që është të paktën një faqe e gjatë si pjesë e punës së tyre kryesore. Përqindja e të anketuarve të tillë është më e lartë në mesin e femrave, për dallim nga burrat ( 44% kundrejt 37%) dhe në mesin e punëtorëve më të rinj ( 52%- 54% në mesin e atyre të moshës 25- 44 vjeç krahasuar me 17% të atyre të moshës 55- 64).

Përveç kësaj, ata me arsim të nivelit të lartë kanë më shumë gjasa të përfshihen në detyra me shkrim ( 82%) sesa ata me arsim të nivelit të mesëm ( 29%) ose të ulët ( 10%). Me përjashtim të atyre në profesione të kualifikua­ra ( 84%), më pak se tre në dhjetë nga ata në profesione gjysmë të kualifikua­ra dhe profesione­t që lidhen me punë manuale ( 27%), dhe profesione elementare ( 13%) janë deklaruar kështu

Anketa u krye në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovin­ë, Kosovë , Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Izrael nga Fondacioni Europian i Trajnimit ( ETF). Në secilin vend u anketuan 1000 persona të moshës 25- 64 vjeç të cilët janë të punësuar dhe paguhen me pagë fikse dhe sipas numrit të orëve të punës së kryer ( d. m. th., punonjës me pagesë, duke përjashtua­r ata të vetëpunësu­ar dhe punonjës familjarë).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania