Panorama (Albania)

Ish- të përndjekur­it politikë, lista me dokumentet e reja për të tërhequr dëmshpërbl­imin

Vendimi, për ish- të dënuarit politikë që jetojnë si dhe trashëgimt­arët e tyre ligjorë. Rastet e veçanta për tërheqjen me prokurë

-

Një paketë e re dokumentes­h e miratuar me vendim qeverie ka hyrë tashmë në fuqi me qëllim për të përshpejtu­ar procesin e dëmshpërbl­imit të ish- të përndjekur­ve të regjimit komunist.

Ministria e Financave ka ndryshuar procedurat e ndarjes së pagesave, tashmë pa kritere përparësie e po ashtu edhe detajuar listën e dokumentev­e që nevojiten për t'u depozituar rast pas rasti. Një udhëzim i Ministrisë së Financave, publikuar në fletoren zyrtare sheshon dallimet midis kategorive prioritare dhe ato jo prioritare duke parashikua­r ndarjen në mënyrë proporcion­ale të të gjithë fondit të vënë në dispozicio­n për ish të dënuarit politikë, me kushtin e vetëm që vlera e përfitimit të mos e kalojë shumën e 1 milionë lekëve. "Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit të ishtë dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcion­ale për të gjithë përfituesi­t, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i madh se 1 000 000 ( një milion) lekë", citohet në udhëzimin e ri.

PROCEDURA

Për të përmbyllur sa më parë listëpages­at e hapura prej vitesh me disa këste dhe që derimë tani ishin të ndara midis kategorive prioritare dhe trashëgimt­arëve, qeveria ka ndryshuar kurs duke ndarë fondin në mënyrë proporcion­ale për çdo përfitues. I vetmi kriter që bën diferencën do të jetë vlera e dëmshpërbl­imit. Ata, të cilëve qeveria iu detyrohet deri në 1 milion lekë do të mund të dëmshpërbl­ehen me një këst të vetëm, pavarësish­t këstit ku kanë mbetur. E kundërta ndodh me ata që kanë shuma të mëdha për të tërhequr, të cilët do të vijojnë me këstet sipas radhës. "Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërbl­imit është mbi 8 000 000 ( tetë milionë) lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesi­t është deri në 1 000 000 ( një milion) lekë, shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësish­t fazës në të cilën ndodhet shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit. Me kryerjen e pagesës së dëmshpërbl­imit, për të gjithë përfituesi­t, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së dëmshpërbl­imit financiar", detajohet në udhëzimin nr. 30, datë 07.12.2023.

Për të dënuarit e regjimit që jetojnë, pagesat parashikoh­et të kryhen me një këst të vetëm në një llogari në emër të tij, përmes një prokure të posaçme ku të specifikoh­et tagri ligjor për tërheqjen e shumës së dëmshpërbl­imit.

Ndërsa me dëmshpërbl­imin e trashëgimt­arëve që kanë sasi të konsiderue­shme parash për t'u lëvruar ( mbi 1 milion lekë) do të vijohet njëjtë, aty ku kanë mbetur, sipas një radhe kronologji­ke. Këta të fundit duhet të ndjekin azhornimet e njoftimeve të publikuara në uebsajtin e Ministrisë së Financave, për të mos humbur mundësinë e tërheqjes së dëmshpërbl­imit në momentin që iu vjen radha. Në të kundërt, pagesa që duhet të shkojë për ta, kalon në favor të të tjerëve që janë në pritje. "Brenda një afati 3- mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve politikë, të cilët janë përfitues të dëmshpërbl­imit financiar, duhet të dorëzojnë në drejtorinë përgjegjës­e për pagesat dhe dëmshpër- blimet dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore. Kur një ish- i dënuar politik ose trashëgimt­ari i tij nuk dorëzon dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të parashikua­r më sipër, ai/ ajo njoftohet lidhur me përfundimi­n e afatit dhe i jepet edhe një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentac­ioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe brenda afatit 30- ditor, pagesa i kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilët në përputhje me ligjin kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshëm për pagesë", nënvizohet në udhëzimin e Ministrisë. Procesi i dëmshpërbl­imit të ish të përndjekur­ve politikë ka nisur në vitin 2008 dhe për të ka patur shpesh rezerva. Shumë prej të dënuarve kanë humbur jetën gjatë këtyre viteve pa mundur të marrin atë që iu takon, ndërsa të tjerë janë ende në proces. Aktualisht, për kategoritë parësore, procesi ka mbetur në këstin e 22të të dëmshpërbl­imit, ndërsa për kategoritë jo prioritare siç janë trashëgimt­arët, procesi është vetëm në këstin e tretë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania