Panorama (Albania)

Policia e Kosovës gjen një flamur të Serbisë, dhjetëra gëzhoja, karikator kallashi e qindra fishekë

-

Policia e Kosovës gjatë patrullimi­t në Banjskë të Zveçanit, ka gjetur një flamur serb në afërsi të një kodre, ndërsa aty pranë janë gjetur edhe 34 gëzhoja, një karikator kallashi dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm. Lidhur me rastin nuk ka ende asnjë person të arrestuar apo të proceduar, ndërsa rasti është ende nën hetim. "Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 - 13: 45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestrua­r një flamur të shtetit të Serbisë, 34- gëzhoja, një karikator të armës AK47 dhe 689- fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime", thuhet në raport.

Policia e cilësoi rastin "armëmbajtj­e pa leje". Sipas Policisë, deri tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Kujtojmë që më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovë u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku. Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë. Përgjegjës­inë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish- nënkryetar i Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetje­n e Serbisë - duke pohuar se ai "personalis­ht" e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitje­t logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane. Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania